Në një poezi brilante të poetit martir Havzi Nela thuhet : “Ma mirë nga kjo botë të ndahem. Ma mirë krimbat le t’më hanë. Ma mirë gur e dhe të bahem. Kur i ligu nis e shan!” Kjo poezi është një përgjigje ndaj shkrimeve e fymejeve që u bahet ish të përndjekurve politikë që përkrahin pa asnjë hezitim protestën e opozitës shqiptare, sigurisht si promotor të kësaj lëvizje janë antikomunistët shqiptar apo siç i etikojnë të “tredhurit” e bunkerit të qeverisë Rama “ish të përndjekurit”. Në një të përditshme lexova një shkarravinë me fymje ndaj komunitetit antikomunist ish të perndjekur politike nga regjimi komuniste, se pse të përndjekurit paskan zhvilluar tubime në mbrotje të çadrës se lirisë, duke shpifur si fundërrima që janë, me epitete dhe me pseudonime të sajuar ndaj përkrahjes që ne i japim moralisht dhe fizikisht kauzës për Republikën e re, dhe votën e lire.
Kalemxhiu i “ tredhur” i qeverisë që lehte nga bunkeri nuk dokumentonte asnjë dokument arkivor në shkrimin e tij, ndaj drejtuesve të përndjekurve politikë që të ketë qënë ish bashkëpuntorë apo në shërbim të diktaturës, pamvarsishtë represioneve shtazarake të klikës hoxhiste ndaj këtij komuniteti. Fatëkeqësisht ne shqiptarët nuk jemi një popull i përkdhelur nga fati në historinë tonë shekullore si kombë , kemi kaluar vuatje dhe sundime diktatoriale nga më të egrit, dhe përball këtyre diktaturave kan qëndruar si promote elita historike e kombit, familjet fisnike, të përndjekurit politikë nga regjimet dhe sidomos regjimit enverist nga më barbaret e shekullit 20. Sot mbeturinat e atij regjimi kan uzurpua pushtetin politik e mediatik dhe nga mëngjezi deri në darkë vjellin pa pushim helmin e tyre ideologjik në mbrotje të antivlerave komuniste, duke përbuzur vlerat e atyre familjeve që nuk u zmbrazën as para plumbit, as para qelive e hekurave dhe kampeve të përqendrimit të tipit nazistë-komunistë të luftës së dytë botërore.
Kur ra diktatura ne që vinim nga kampet çfarosëse , dhe si njerzë që besonim në zot besuam se mbas asaj kënete me gjak të krijuar nga kjo kasë gjakatarësh do të fillonte ndryshimi dhe gjakatarët do të dilnin para drejtsisë, krimi do të denohej dhe partia komuniste sot socialiste do të tërhiqej nga politkbërja dhe ne do të shkonim drejt një pajtimi kombëtar duke shpresuar se më në fund dhe ne shqiptarët do të rreshtoheshim me popujt e tjerë. Por çndodhi me humbamenot e diktaturës. Reflektim jo, shpesh tek ne makutëria bëhet zotësi. Ne nuk e menduam se mbas 26 vitesh do të përballeshim me xhunglën zhurmuese të mediave qeveritare , e kur kishim menduar se mbas 26 viteve do të fyeheshim dhe do të na sajonin lloj lloj pseudonimesh halabaket e rinj të rilindjes së komunizmit , dhe të vertetën të e manipulojnë e ta degdisin si të paqënë, e do të nxjerrin” asat” e bixhozit të shpifjeve monsturoze. Simbas kalemxhiut të “tredhur” të qeverisë së ndërtimit të bunkerve qenka aq shume e interesuar kjo qeveri, që ne të përndjekurit paskemi marrë dëmshpërblim sa nuk na e paska dhënë çadra, por kryeqeveritari i biri i firmtarit të varjes së poetit. Shifrat flasin me gjuhën e të vërtetës, gjatë pushtetit të PD, janë dhënë dy këste për 24.000 qytetar, dhe qeveria e shkarravinave e fluturave ka dhënë 5 keste për 1000 ish të burgosur politikë. 4500 të zhdukur nga diktatura hoxhiste na i paska vra çadra , dhe jo krimineli Enver Hoxha hero i popullit dhe udhërrëfyesi i rilindjes, dhe vrasësi është udhëheqësi i çadrës. Po këto varre kush i humbi për njëçerekshekulli që sot këto familje i kërkojnë të ju japin një varr në tokën e tyre!!! Urretja e kalemgjiut të rilindjes shkon në fyrje banale duke i përbuzur dhe etikuar të përndjekurit politikë të “tredhur”… por harron i” tredhuri” i bunkerit se ne dhe mbas 50 vitesh plagë e vuatje krijuam familjet tona dhe femitë tanë po ndeshen çdo ditë me urretjen tuaj makabre.. Cdo qelizë e shoqërisë tek ne duhet të udhehiqet dhe të frymzohet nga fisnikëria nga ata vlera ideale dhe vyrtute humane për të cilat ka nevojë të ushqehet shteti demokratik, shteti i së drejtës, shtypi shqiptar. Elita historike e kombit e përndjekur nga regjimi komuniste duke njohur si pike referimi vlerat më të larta njerzore e ka pare Shqipërine në përkatsinë e vet europiane në çdo aspket të jetes dhe vençanrisht në aspektin politikë.
Vajtimores së bunkerit i themi ne besojmë në republikën e re, se jemi protogonistë të ndryshimeve që ka nevojë shoqëria e frustuar shqiptare nga propoganda enveriste 26 vjeçare. Gjygjtarët dhe prokurorët e diktaturës i ka instaluar republika e vjetër dhe mbrojtur me fanatizëm bolshevik nga partia ku ti i shërben si kalemgji. Vetingu fillon nga krimet e komunizmit dhe jo nga zavendësimi i pushtetit të rilindjes. Vetingun nuk mund ta bëni Ju që fyeni shpifni dhe sajoni denigrime mediatike për të mbrojtur rilindjen e byrose politike, sepse janë këto, rilindja socialiste, more i” tredhuri” i pushtetit mediatik që skan pranuar të i heqin titullin hero diktatorit, që na promovojnë ministra hetuesit e djeshëm që për një gotë raki torturonin, dhe shkatronin familje të pafajshme shqiptare. Ne besojmë në republiken e re, që mos të kemi pushtetin e kanabisit, as Kryeministër piktorin e ish sigurimit të shtetit diktatorial, mos të kemi ministra djemtë e sekretarve të parë që pushkatonin e varnin poet e gazetarë. Ne e përkrahim çadrën e lirisë se duam lirinë që na është burgosur për 26 vite nga fasada e pushtetit tuaj politik e mediatik që mbroni ndërtimin e bunkerve, e shallat e kuq bolshevik në parakalimet e vrastarve të luftës civile që ju e quani çlirimtare , luftën vëllavrase që shkaktoi diktatura. Ne jemi të ndryshëm me Ju, se ne duam zhvillimin progresin, lirinë orientimin perendimor të kombit , mendimin dhe filozofia e jetës së fisnikëve ish të përndjekurit politik të sistemit diktatorial në mënyre të vazhdueshme kan bërë të mundur ruajtjen e marrëdhënjeve me kombet e mëdha dhe të nderuara të botës me kombet që sot më shume se kurrë janë pranë Shqipërisë sonë në aspektin e integrimit tonë . E kundërta ndodh me ju, që mbroni krimin , kanabisin, prostitucjonin, fasadën republikën e vjetër, vjedhjen e votës, që heshtni për krimet makabre komuniste të pa denuar deri në sot. Dhe sulmeve mediatike të të “tredhurve” të bunkerit qeverisës do ta mbyll po me poezinë e Havzi Nelës . “Ma mire bota le të thonë: Vdiq i mjeri , shkoi me nder !’’ Se i rrëzuem përgjithmonë . Me më shkelë nji derr-beterr.
*Besim NDREGJONI
President i Unionit Mbarekombetar
Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise
Komentet