THONE SE KA VETEM NJE DASHURI. NUK BESOJ.
DASHURIA me qytetin tim qenka e çuditshme.
Dashuria ime e pare ishte Tirana. Tirana e bukur me vape dhe dimer te ftohte. Tirana e thjeshte me fustanin basme ne behar dhe doreza leshi te punuara ne dimer. Tirana me xhiron e bulevardit magjik, qe ne asnje vend tjeter nuk e pashe veçse ne Barcelone dhe Madrid. Tirana e shoqeve dhe shokeve te mij. Tirana e gezimeve dhe hidherimeve. Perse te lashe as vete nuk e di. Per nje dashuri te re apo mos valle m’u merzite. Vetem kur te lashe kuptova sa te doja dhe sa shume me mungoje.
Me nje dashuri te re te zevendesova. Athina e quanin. E bukur, e fisshme, e zhurmshme, e paster, e hijshme, por m’u desh kohe ta beja te me dashuronte mua ky qytet i ri. Kur njoha kete dashurine e dyte nuk me dukej se me kembe ecja ne toke por me krahe ne ajer fluturoja. Nuk dija ku isha. Numeroja shume dhrahmi. Kuptova sa varferi me fali dashuria e pare. Kuptova sa pak gjera dija. I thashe Athines: “Me meso e dashur. Me meso te behem njeri. Deri dje nuk isha, veçse nje makine ne gjume letargjik.
Për çdo ditë që kalonte më rritej dashuria te re qe lindi midis nesh, Athines dhe mua. Qytet magjepes qe kurre nuk mund ta harroj.
Por ja qe dhe kete dashuri e tradhetova. Aty kuptova qe nuk u qendroja besnike ne dashuri qyteteve. Shume shpesh doja t’i nderroja. Megjithate mbas çdo largimi ndjeja zemren te me thyhej e çahej fort. Nje plasaritje e madhe mbetej. Lashe pas me te, edhe dashurit e Athines detin, qiellin, diellin dhe ajrin. Gjithmone do te me mungojne.
U nisa drejt nje dashurie te trete. Boston e quanin. Sa shume luftova me zemren time ta zbukuroja kete dashuri. Ne fillim nuk na u puq fare. Dhe fillimi eshte gjithmone i rendesishmen ne çdo dashuri. Ishte çdo gje e ftohte e kallkan. Sa vuajtje ndjeva. Sa lote derdha. Sa kohe i mbajta valixhet te pa hapura te kthehesha prape tek dashuria dyte. E para me dukej shume e larget. E dyta me terhiqte. Nje magnet i gjalle ishte.
Me duket se dy dashurite e para po hakmarreshin me mua. Nuk donin qe une te jetoja dashurine e trete, ate me Bostonin.
Oh sa gjera me mungonin ne kete dashuri te re. Miq, shoke, shoqe, kafeja, me mungonte jeta e pasdites.
Shoku i vetem ishte vetem krevati dhe me therriste qe ne nente te mbremjes t’i beja shoqeri, qe perseri te ngrihesha ne mengjes per pune. Ne kete qytet as nuk ecja, as nuk fluturoja. Thjesht nuk ekzistoja. E shihja nga shume lartesi e madhe si ne shtresen e trete te ozonit. Ishte nje tmerr i vertete kur shihje qe ti nuk i perkisje diçkaje, ndofta asgjeje do te thoja. Ka dhimbje dhe cfilitje.
Dalë nga dalë fillova që dashurine e trete ta mbushja me gjera materiale po dhe ato me lodhen. “Jo” thashe: “Me dashurine e trete me duhet shume pune. Duhet filluar sa me shpejt.”
Dhe pak nga pak fillova ta vadis me ujin tim çdo mengjes. Me ujin e durimit dhe respektit.
Me ne fund fitoi dhe kjo dashuri. Ma mori zemren. Por nuk ishte egoiste. Me dha mundesine te njoh akoma dashuri te reja me qytete te tjera neper bote.
Por me dashurine e pare thone asgje nuk vihet. Dhe qenka e vertete, e provova.
Tirana me puthi me bukur se te gjitha prandaj dhe shkruaj ne shqip.
Sandra.
Fjale te dale nga zemra….u emocionova Sandra!
Ju falenderoj