Tifozë të pakënaqur të Paris Saint-Germain që mbrëmë mbeti pa titullin e Ligës së Kampionëve pasi Bayern Mynih fitoi me rezultatin 1:0, bënë incidente të cilat zgjatën deri në orët e hershme të mëngjesit në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 5.000 tifozë të PSG u mblodhën para ndeshjes, e cila u luajt në kryeqytetin portugez, Lisbonë, në Parkun e Princërve në Paris për të parë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në ekranin e madh.
Por, pasi klubi i tyre humbi nga Bayern Mynihu 0-1, pati trazira dhe përleshje pranë Kullës Elysees gjatë së cilës u thyen dritaret e disa automjeteve dhe dyqaneve. Trazirat zgjatën deri në orët e para të mëngjesit, kur tifozët i vunë zjarrin disa automjeteve dhe u përleshën me policinë.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë trazirat dhe për të kapur prishësit e rendit. U njoftua se gjatë natës u arrestuan 83 persona.
Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve u luajt në stadiumin “Estadio Sport Lisboa e Benfica” në Lisbonë. Bayerni fitoi me golin e shënuar nga francezi, Kongsley Coman në minutën e 59-të.
Komentet