Organizatat që në fokus kanë luftën kundër korrupsionit në Maqedoni, kërkojnë që të kufizohet vlera e mjeteve financiare që partive mund t’u dhurohet në formë donacioni. Ato gjithashtu kërkojnë nga institucionet përkatëse që të jenë më këmbëngulëse sa i përket aplikimit të mekanizmave për t’i detyruar partitë politike t’i publikojnë raportet financiare ku në formë të detajuar do të bëhet e ditur ku dhe nga kush sa saktësisht financohen.
Këto reagime vijnë pasi “Transparency International” bëri të ditur se ka zbuluar se një parti politike shqiptare gjatë vitit zgjedhor 2016 është financuar në mënyrë të paligjshme.
“Transparency International” ka njoftuar se pas analizës së Raportit vjetor për donacione për vitin 2016, kur u organizuan dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka vërejtur se në kundërshtim me Ligjin që rregullon financimin e partive politike në Maqedoni, në listën e donatorëve të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, figurojnë edhe ndërmarrje publike, siç është rasti me Postat e Maqedonisë, Aeroportet e Maqedonisë dhe Hekurudha e Maqedonisë etj
Por, zyrtarët e lartë të kësaj partie kanë theksuar se nuk bëhet fjalë për kur e çfarë keqpërdorimi të mjeteve nga arka e shtetit, por janë zyrtarët e kësaj partie si drejtues institucionesh, që kanë ndarë mjete nga paga e tyre për partinë.
Artan Grubi, zyrtar i lartë i BDI-së, ka thënë se të gjithë zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar të partisë që përfaqëson, përmes urdhërpagesave të përhershme në bankë, kanë ndarë nga 5% prej pagës së tyre për partinë, shumë kjo që arrin vlerën prej 2 – 3 mijë denarë për çdo muaj (35 deri në 50 euro në muaj).
Takim zgjedhor i BDI-së(Foto nga arkivi)
Por, organizatat joqeveritare që në fokus kanë luftën kundër krimit të organizuar, thonë se Ligji për financimin e partive politike lë shumë hapësirë për keqpërdorim të mjeteve financiare.
German Fillkov nga Qendra për Komunikim me Qytetarët për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndryshe nga praktikat e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, Ligji për financimin e partive politike në Maqedoni mundëson që partitë të tërheqin vlera të larta në formë donacioni nga ana e personave fizikë, po edhe nga ana e kompanive private dhe pikërisht këtu thekson si, e ka zanafillën korrupsioni.
“Para së gjithash, mendoj se duhet të kufizohet vlera e donacioneve nga ana e kompanive private ose ata të mos kenë të drejtë fare të dhurojnë mjete për partitë politike. Kurse, qytetarët të mund të japin si donacion një vlerë simbolike. Pse e them këtë? Sepse e paratë e shumta që shpenzohen nga partitë politike gjatë fushatave zgjedhore, mjete këto që janë marrë si donacion nga kompanitë private, paraqesin dhe zanafillën e aktiviteteve korruptive. Kjo pasi që pikërisht këto kompani, pastaj janë favorite për të marrë tenderë të caktuar”.
“Mendoj se duhet të pësojë ndryshime rregullativa ligjore, të vendosen sanksione më rigoroze ndaj shkelësve të ligjit, dhe njëherësh të kufizohet sasia e mjeteve që partitë do të mund t’i shpenzojnë gjatë fushatës zgjedhore”, thotë Fillkov,
Nga ana tjetër, Jonuz Abdullahu, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë për Radion Evropa e lirë thotë se vetëm nëse arrihet të mësohet me saktësi se nga kush dhe sa financohen partitë politike, mund të shpresohet për çrrënjosjen e korrupsionit.
“Problemi është i kamotshëm, gjegjësisht që nga fillimi i pluralizmit në Maqedoni, nuk u vendosën rregullat në aspektin normativ që partitë politike të kenë një obligim sa i përket llogaridhënies gjatë financimit të tyre. Në fakt, ligjet u kopjuan nga vendet e zhvilluara evropiane, por ato te ne duket se janë jofunksionale për shkak mosfunksionimit të institucioneve, politizimit të skajshëm të sistemit gjyqësor etj. Përderisa nuk funksionon shteti i së drejtës, vështirë se do të çlirohen edhe partitë nga korrupsioni”, vlerëson Abdullahu.
Në bazë të Ligjit për financimin e partive politike dhe Ligjit për pengimin e korrupsionit, ndalohet shfrytëzimi i mjeteve nga arka e shtetit, nga fondet publike dhe mjeteve nga ndërmarrjet publike për financimin e aktiviteteve të ndryshme gjatë fushatave zgjedhore.
Vërejtje të shumta në vazhdimësi janë apostrofuar nga ana e faktorit ndërkombëtar në adresë të partive politike në Maqedoni për financimin e tyre për shkak të burimeve të dyshimta.
Partia Demokratike hedh dyshime për manipulimin e procesit të votës së diasporës. Përfaqësuesi ligjor i PD i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Komisionit Qendror të Zgje . . .
Në të njëjtën ditë, të Dielën më 13 Prill, kur dy partitë kryesore u zhvendosën në Italinë fqinje për takime me zgjedhësit për votën e diasporës, disa Komisariate të Drejtorisë Vend . . .
Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie të lindjeve, plakje t . . .
Historia e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është po aq e panjohur sa edhe numri i saktë i këtyre rasteve. Traumat e tyre të patrajtuara i kanë vuajtur në disa raste . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të dielën se nevojiten “masa të fuqishme” për ta detyruar Moskën të pranojë një marrëveshje për armëpushim në Ukr . . .
Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe në Krushë të Madhe, duke nderuar jetën dhe sakrificë . . .
Norvegjia ka shprehur mbështetje të fortë për Ukrainën, duke i qëndruar pranë si politikisht, ekonomikisht ashtu dhe ushtarakisht. Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik, theksoi . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takohet me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Antalia, Turqi, 12 prill.
Radio Evropa e Lirë
Sudani, vend në verilin . . .
Në pak të dhëna dhe atmosferë nga çelja e fushatës zgjedhore më 11 Prill, njohim se 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit e kanë të drejtën e votës.
Gjatë dy ditëve më . . .
Një ditë pas mitingut hapës të fushatës elektorale, PD do të shpalosë programin elektoral.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, njoftoi se programi do shpaloset në orën 17:00 në Pallatin e . . .
Ikona e belkantos Inva Mula në rrjetin social para një dite kishte vendosur disa foto dhe video koncerti nga Olympia Theater në zemër të Parisit.
Në video shfaqej skena e Olympia-s k . . .
Në ceremoninë e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se epërsia e PD është e pakrahasueshme me atë të kundërshtarëve. A . . .
Komentet