Miku im e di ti që Rrobespieri dhe Marati ishin më parë njerëz të Mbretit? E di ti që Gorbaçovi ishte njeriu i Brezhnjevit? E di ti që Ten Hsia Pini ishte njeriu i Maocedunit? E di ti që Luteri ishte më parë njeriu i Kishës Katolike? E di ti që Jezusi ishte më parë çifut, hebre? E di ti që Shën Francesku i të varfërve ishte më parë bir pasaniku? E di ti që Zogu para se të bëhej Mbret ishte President i një Republike? E di ti që Ramizi ishte nxënës i Enverit? E di ti që Les Valesa më parë ishte në një qeveri me njerëzit e gjeneral Jaruzelskit? E di që Huan Karlos në Spanjë si mbret vinte nga ato rrethe katolike konservatore që si shtresa mbështesnin më parë Frankon? Se edhe Amerika vendi i lirisë ka qenë dikur skllavopronare? Se Volteri është edukuar nga arsimi fetar?
Të lutem mjaft me dogmat deterministe se :
dardha bie nën dardhë,
se trëndafili lind nga trëndafili,
se me cilin fle me atë do të ngrihesh,
se dielli duket që në mëngjes,
se Selanik e të përpjetë siç ka qenë dhe do te jetë.
Mjaft o mjaft i bëtë biografitë, autobiografitë, nekrologjitë edhe bebeve pa lindur akoma !
Kujtoju se edhe Lenini, mendimtar spekulant, por strateg konspiracionesh politike, thoshte se transformimi fillon vetëm kur një pjesë e klasës politike ndryshon qendrimin në krahasim me atë që ka bërë e gjithë klasa politike më parë. ndryshim tjetër është i pamundur.
Revolucioni nis brenda klasës sunduese kur njera pjesë ose një individ ngrihet kundër pjesës tjetër dhe gjen forca të tjera që e mbështesin.
Na mbyti marksizmi i antimarksistëve neomarksistë !
Po çfarë e keni këtë fatalizëm për Shqipërinë tonë o njerëz!
E njihni historinë ju apo jo?
Ohuu, harxhoj kohën time kot !
Komentet