Jeta ka gjëra të bukura për të shitur,
Të gjitha gjërat e hijshme dhe të shkëlqyeshme,
Valët blu, të bardhëzuara mbi një shkëmb,
Zjarrin fluturak që lëkundet e këndon,
Dhe fytyrat e fëmijëve që shohin lart,
Duke mbajtur mrekullinë si një filxhan.
Jeta ka gjëra të bukura për të shitur,
Muzikë si lakorja e arit,
Aromë pishe në shi,
Sy që të duan, krahë që të mbajnë,
Dhe për kënaqësinë e shpirtit tënd ka ende
mendime të shenjta që yjëzojnë natën.
Shpenzo gjithçka që ke për këto gjëra të bukura,
Bliji dhe mos e llogarit kurrë koston;
Për një orë të bardhë këndimtare të paqes
Llogarit një vit të mirë betejash të humbura,
Dhe për një frymë ekstazie
jep gjithçka që ke qenë, ose mund të ishe.
*Trambë – shkëmbim.
Komentet