VOAL – Tiger Woods është tepër i vjetër për t’u kthyer në formën e dikurshme, por të gjithë duhet t’i jenë mirënjohës për kontributin e tij si 14 herë kampion, thotë trajneri i tij Peter Cowen për agjencinë Reuters.
Woods i mbush 40 vjet në dhjetor dhe Cowen, trajner i disa prej golfistëve më të mirë, si Henrik Stenson e Lee Westwood, thotë se koha e tij ka perënduar. “Askush nuk mund të bëjë diçka rreth moshës së një personi. Në gjithë karrierën time si trajner, nuk kam parë ndonjë rast që sportistët të jenë rikthyer në formën e mëparshme,” nënvizon Cowen, i cili ndodhet në veprimtarinë
Scottish Open, ku garon edhe Tiger Woods.
Cowen thotë se lojtarët e rinj nuk druajnë më nga Woods dhe se aspekti i brezave në golf po ndihet gjithnjë e më shumë në këtë sport krahasuar me një apo dy dekada më parë. Trajneri i golfit gjithsesi thotë se nuk duhet nënvlerësuar forma mendore e Tiger Woods. “Sekush e ndien moshën në mënyra të ndryshme. E kam fjalën mendërisht, jo fizikisht.”
Komentet