VOAL – NION, 12 DHJETOR – “Nuk duhet të jemi të kënaqur apo të pakënaqur për grupin ku jemi, duhet vetëm të kemi besim tek puna jonë.” Këto janë fjalët e para të trajnerit Kombëtares Zvicerane Vladimir Petkovic pas shorit të Euro 2016, ku kuqkryquarit janë me Francën, Rumaninë dhe Shqipërinë, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.
Pikërisht kundër shqiptarëve Zvicra do ta fillojë udhëtimin e saj në Europian, më 11 qershor në Lens, në një takim që do të jetë i pasur me emocione për shumë lojtarë në të dyja kombëtaret. “Realisht do të jetë një ndeshje e çuditshme, njëfarë mini-derby, ngaqë vëllezërit Xhaka do të ndodhen përballë njëri tjetrit. Nuk do të jetë e lehtë, ashtu si nuk do të jetë e lehtë kundër Rumanisë, një skuadër e cila në kualifikime ka pësuar vetëm dy gola. Pastaj në përmbyllje do të jetë Franca, e cila, natyrisht, është favorite jo vetëm e grupit, por edhe e Europianit.” ats
Komentet