Trajneri i Danimarkës Martin Olsen i ka fyer rëndë shqiptarët.
Në konferencën për shtyp, të mbajtur para ndeshjes kualifikuese për Euro 2016, që kombëtarja e Danimarkës luan përball Shqipërisë, Olsen, gabimisht apo qëllimisht, ua ndërroi emrin shqiptarëve, duke i quajtur “shqiptaristët”.
“Ai iu tha shqiptarista në vend të emërtimit të duhur shqiptarë”, shkruan gazeta daneze “ekstrabladet.dk”.
Kjo gazetë e ka sulmuar trajnerin e Danimarkës, për gabimin e bërë. Më tej gjatë konferencës, trajneri Olsen,deklaroi se Shqipërinë e sheh si kundërshtar vërtet të fortë, që nuk lë hapësira për të krijuar raste, dhe se në Kopenhagen vjen për të marrë pikë.
Komentet