Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr shpërtheu në një diskotekë, duke shkaktuar humbjen e jetëve të të rinjve dhe lëndimin e shumë të tjerëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehu tronditjen e tij për ngjarjen dhe shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave, si dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut.
Ai gjithashtu tha se lutet për shërimin e shpejtë të të lënduarve, duke shpresuar që dhimbja në qytetin e Koçanit të lehtësohet sa më parë.
Postimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj:
I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit. bw