Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku skela e një pallati në rikonstruksion është shembur, për pasojë ka humbur jetën një punonjës dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”.
Në pallatin me rreth 10 kate po bëheshin rikonstruksione në fasadën e tij ku në momentin e punës është shkëputur skela në dy prej kateve të godinës.
Për pasojë kanë humbur jetën dy punonjës dhe janë mbetur të plagosur 2 të tjerë. Të plagosurit janë Genti Bardhi 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e ‘Elbasanit’ pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjmë me dije se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç”, njofton policia.
Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike.
Komentet