Sot ambasadori britanik Duncan Norman zhvilloi në Shkodër një takim me krye bashkiaken Voltana Ademi për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. I shoqëruar nga zv/kryeministrja Senida Mesi ai tha se në burget britanike janë mbi 700 shqiptarë që vuajnë dënime për vepra të ndryshme kriminale.
E ndërsa kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se qeveria është e lidhur me krimin dhe trafikimin e drogës deri në rang ministrash. Ajo akuzon se situata nga kultivimi i cannabisit në Shqipëri është alarmante.
Përgjigje për akuzat ajo mori nga zv/kryeministrja Mesi. Pas kësaj Mesi është larguar me urgjencë drejt Tiranës.
Kur numri dy i qeverise mori te largohej deputeti i PD Romeo Gurakuqi i pranishem ne takim i tha Znj.Mesi se ajo nuk duhet te largohet ne kete menyre sepse duhet qe te jape pergjigje dhe se ka disa çeshtje per ti adresuar per te dhe qeverine dhe per 11 protestuesit e arrestuar per protesten ne rrugen e Kombit, raporton gazetari i “Panorama”. Zevendeskryeministrja i beri te ditur se ka nje mbledhje urgjente ne Tirane dhe u largua nga takimi. E gjitha kjo ndodhi ne syte e ambasadorit anglez ndersa Znj.Mesi i mori leje per tu larguat.
Komentet