(parathënie e mundshme për Ix libër!)
“Ti nuk shkruan sepse dëshiron të thuash diçka. Ti shkruan sepse ke diçka për të thënë”.
Skot Fitzelarg, shkrimtar
dilemë
Kjo, që do të lexoni (nëse fare e lexoni), nuk është jetëshkrim, as biografi, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Çfarë është, pra?
Ose kurrgjë hiç, ose është gjithçka. Nuk do të është jetëshkrim, as biografi, është e sigurt. Jashtë çdo dyshimi.
Një pjesë e (auto)biografisë sime tashmë është shpërndarë në tregime e sajesa të tjera proze edhe vargje poetike, përmbledhur në një vëllim më poezi, të parë e të fundit në jetën time!
Në ecje e ka titullin ajo “autobiografi në vargje”.
Shumë herët madje, sa nisa të merresha me krijime letrare, qita në letër një sajesë, paksa më të gjatë, me titull “Memoaret e Tafos”.
Me ironi thosha: e po, kur gjithkush shkruan dhe boton memoare, pse mos ta bëjë një gjë të tillë edhe Tafo i gjorë?!
Po kush ishte Tafo?
Një buzëprerë, tamam si unë.
Shtatshkurtër e thatim, si unë.
Me fytyrë të gjerë, me një hundë të madhe, të shtypur e të deformuar, si imja. Sytë e bardhemë, me shumë bojë qielli mbi ta, si unë.
I paushqyer, leckaman dhe lakmitar i pandreqshëm, si unë.
I pesëmbëdhjeti fëmijë i një nëne e një babe, si unë.
Veshje e mbathje, shtrojë e mbulojë… e kishte varfërinë. Shtresat e trasha të saj. Me një fjalë – isha unë vetë.
(Prishtinë, 2007)
Komentet