Pasi ne udhëtuam tejendanë vendit ne
shkuam në shtrat, i shtrimë trupat tanë
me delikatesë së bashku, ashtu si hartat
palohen fytyrë më fytyrë, Lindja tek Perëndimi,
San Françisko ime kundrejt Nju Jorkut tënd,
Fajër Ajlëndi yt kundrejt Sonomës sime.
Nju Orlinsi im thellë në Teksasin tënd, Idahoja
jote ndriçonte Liqenet e mi të Mëdhenj, Kansasi im
digjte kundrejt Kansasit tënde Kansasit yt
kundrejt Kansasit tim, Koha jote Standarde
Lindore tryste në Kohën time Paqësore,
Koha ime Malore godiste kundrejt
Kohës tënde Qëndrore, dielli yt
ngjitej ngutshëm nga e djathta ime dielli
im ngjitej ngutshëm nga e majta jote hëna
jote ngjitej ngadalë nga e majta ime hëna
ime ngjitej ngadalë nga e djathta gjersa
të katër trupat qiellorë u dogjën
mbi ne, duke na salduar ne bashkë,
të gjitha qytetet tona u bënë qytete binjake,
të gjitha shtetet tona të bashkuara, një komb,
i pandashëm, me liri dhe drejtësi për të gjithë.
Komentet