Në bisedën me Alice Taylor në Podkastin e saj “Inside Albania”, në Euro News, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe per pengjet e tij ne politikë.
Më tregoni! Vlerësimi dhe kritika për veten janë të rëndësishme.
Berisha: Një nga problemet e mia më kryesore me diktaturën, edhe pse nuk isha i përndjekur, ishte se ata e shpallën veten të pagabueshëm. E përçmoja këtë gjë. Nuk ka njerëz të pagabueshëm. Çdo ditë vlerësoja ku kisha gabuar në aktivitetin tim të përditshëm dhe si duhet ta korrigjoja. Kur lexova Ronald Reagan që shkruante se “Qeveria është problemi”, kjo më frymëzoi. Më ndihmoi shumë. Kur qeveris, bën gabime, por gabimi më i madh ishte ligji i pronës. Ne nuk jua kthyem pronarëve tokat e tyre. Pse? Unë isha i bindur se ajo ishte mënyra e vetme. Zonat rurale ishin shndërruar në rezervuare të mëdha njerëzish. Kudo që shkoja, më thoshin se nëse zgjidhja atë rrugë, askush nuk do të më votonte. Çfarë do të bëja nëse njerëzit do jetonin në qiell të hapur dhe me asgjë në duar? Zbatuam parimin e Jefferson, se toka i përkiste atyre që e punonin dhe jetonin.
Së dyti ishin skemat piramidale, që filluan në vitin ’91, kur ne nuk ishim në pushtet. Institucionet ndërkombëtare na thanë të mos shqetësoheshim, se ishin fenomen i ekonomive në rritje. Ishim vendi më i varfër në botë, por me ekonominë që po rritej më shpejt. Kjo ndodhi asokohe. Imagjinojeni. Guvernatori erdhi tek unë në janarin e vitit 1996 me një memo ku më kërkonte ose t’i mbyllja, ose t’i shndërroja në banka. Nuk pranova kurrsesi t’i shndërroja në banka. Nisëm të hartonim ligjin për të kontrolluar skemat piramidale. Pasi u miratua ligji, ne krijuam një komision dhe i mbyllëm një nga një. Por kjo i zemëroi njerëzit. Socialistët ju thanë se qeveria ju kishte marrë të gjitha lekët qytetarëve. Qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë. E kundërta është e vërtetë. Ju bëra thirrje qytetarëve që paratë t’i fusnin në banka. Asokohe, bankat tona kishin norma të larta interesi për kursimet, për t’i mbrojtur njerëzit nga inflacioni. Kjo ishte politika e kohës. Sidoqoftë, nisi rebelimi. Socialistët i armatosën njerëzit e tyre. Unë propozova një zgjidhje politike. Për sa kohë qytetarët mendonin se kjo parti ju kishte vjedhur paratë, ne nuk mund të qeverisnim. Duhet të kalonim në opozitë, të provonim që nuk i kishim prekur lekët e tyre, përndryshe do shpërbëhej partia. Shkuam në zgjedhje. Gjatë fushatës, Fatos Nano ju premtoi qytetarëve se do t’ju paguante çdo qindarkë që kishin humbur në skemat piramidale. Unë deklarova se nuk mund t’i paguaja sepse një borxh që nuk huazohet, nuk mund të njihet. Njerëzit votuan për Nanon dhe nuk morën asnjë qindarkë. Nëse do kisha dhënë premtim, kisha mundësi t’jua ktheja, por kurrë nuk kam pranuar të përziej paranë e pastër me atë të pisët.
Une jam i bindur qe ti mbetesh e djathte dhe mbeshtes shumicen e argumentave te tua por ka nje problem.
Lufta jote me Bashes eshte me shume personale se parimore lufte cila fillon shume vite me pare kur ti me brutalitet i mbyllje mikrofonin gje qe nuk e beje as me socialistet.
Ti duhet te flisje Jozefine e te na tregoje Pse!? Demokratet e kane te veshtire te ndajne pra axhenden tende personale me ate parimore.
Qe PD ne edhe ju e keni perdorur si ndermarrje private nuk ka dyshim. Vete e keni pranuar me ze e figure qe keni derguar familjaret tuaj ne ambasada nje ne Itali e dhenderrin ne France. A eshte kjo PD qe duan demokratet e vertete. Tjetra ti po te ishte aq e ndershme nuk duhet te pranoje qe ne 2005 qe te uleshe ne karriken e deputetit para te ndjerit Pieter Arbnori.
Ti je nje Yes-woman duke mos kritikuar asnje here Sali Berishen qe ka bere gafa me thase qe po na kushtojne sot e kesaj dite. Te mos harrojme pazaret me greket e Vangjel Dules ne Himare e lejimin e varrezave te pushtuesve greke ne territorin shqiptar kjo e pa precedent edhe duke zhvarrosur eshtrat e pleqve dhe shqiptareve vendas. Nen brutalitetin dhe arrogancen tende jane miratuar ligje ne parliament edhe me deputete qe nuk kane qene fare ne Shqiperi pa le me ne salle.
Cdo demokrat qe e do sadopak Shqiperine dhe Demokracine shqiptare e kupton se pjesemarrja e PDse ne keto zgjedhje sic po zhvillohen tani eshte vdekjeprurese per demokracine shqiptare dhe ti duhet te kishe dale tek tenda dhe te kishe bere te qarta idete e tua “brilliance”, por ti vendose te heshtesh dhe kerkoje qe demokratet te shkojne ne votime se cjapi te kasapi.
Une jam kunder marrveshjes se Bashes me Rilindjen dhe ketu bashkohemi por vetem ketu ama.
PD nuk eshte me parti e imja sic ishte ne vitin 90 nuk eshte me parti shtreses se te persekutuareve te mirefillte politike qe vazhtojne te perdoren sa majtas e sa djathtas per me shume se 26 vjet. PD nuk mund te jete partia ime perderisa ka ne listat e saj nje shovisnist grek si Vangjel Dule qe cirret se ceshtja came nuk ekziston dhe se Himare eshte minoritet. Dule jo nga PD por nga asnje parti shqiptare nuk duhet te kishte vend.
PD nuk mund te jete partia ime perderisa ne listat e saj ka matrapaze te mirefillte pa asnje lloj ideali si Nard Ndoka apo Agron Duka. Ajo nuk mund te jete me partia ime perderisa vazhdon tu mohoje me brutalitet te drejten e votimit 1700 shqiptareve ne emgracion qe kane te drejten e Zoti te votojne per Kuvendin e vendit te tyre te cilin ata e mbajten me buke 27 vjet me radhe.
Dhe ne fakt ne fund per aresyet qe i permenda me lart as ti Jozefina Topalli nuk mund te perfaqesosh PD ne time sa kohe qe ate e konsideron si biznes familjar sic e ke konsideruar deri me sot.
Prandaj shporruni te mos ju a shohim bojen. Shqiptaret do ta gjejne menyren besoj me ndihmen e Zotit ta rrezojne oligarkine.
Zoti e Bekofte Shqiperine