Vatra, një “pasuri” e çmushme, që gjenerata e re duhet ta çojë më të konsoliduar në shekullin e dytë./
Tonin Mirakaj e ka nisë veprimtarinë në Federatën Vatra që në vitin 1961, pesë vite pasi kishte lënë vendlindjen. Me 20 shtator 1956 familjarisht ishin larguar nga Shqipëria për të fituar lirinë, por sapo shkelën në Jugosllavi, e ndjenë se kishin rënë nga shiu në breshër.Sistemet e qeverisjes dhe shtypjes të drejtave njerëzore, ngjasonin si vëllezërit siamezë. Gjithësesi azilkërkuesit shqiptar përfitonin në atë kohë nga që mes dy shteteve vazhdonin mosmarrëveshjet ideologjike. Sipas z. Tonin Mirakaj egzistonte edhe një tjetër faktor i favorshëm për emigrantët azilkërkues:Jugosllavia si nënshkruese e traktatit të Kombeve të Bashkuara për tëdrejtat njerëzore, duhej të pranonte refugjatë politik, për të cilët edhe merrte ndihma të konsiderueshme nga Komisariati i Lartë i Refugjatve në Gjenevë.Natyrisht që këto ndihma kontrolloheshin nga shërbimi sekret i shtetit, UDB-a, që fuste në rrjetën e saj refugjatët shqiptar.Gjuetia e UDB niste me ata që ishin të njohur, nëse nuk pranonin të futeshin në agjenturën e shërbimit sekret për t’u përdorur kundër Shqipërisë, atëherë futeshin në lsitën e armiqëve të Jugosllavisë dhe asgjësoheshin.
Në fund tëvitit 1959, Toninin me vëlla e motra i dërguan në kampin e refugjatëve të Gerovës në Kroaci.Kalimi nga Kroacia për në Perëndim ishte një aventurë më vete, që nisi në gusht 1960. Zgjodhën mesnatën dhe së bashku me një mik të familjes lanë kampin në terr dhe u arratisën.Aventura zgjati plot katër ditë e net, duke zgjedhur rrugë të parrahura, shtigjeve të maleve të Kroacisë dhe Sllovenisë, arritën në Itali.
Mbërritjen e tyre në aeroportin “Idle Wild” të New York-ut dhe historinë që sillnin me vete e ka përshkruar Gazeta”Daily News” e datës 25 shkurt 1961.
Tonini pat fatin qëtëtakonte dhe të bashkëpunonte me disa nga përfaqësuesit historik të diasporës, që kishte ardhur në ShBApas Luftës së II Botërore. Ai kujton se si njohu atdhetarë të tillësi :Miko Kokolari, nje patriot i vërtetë, dhe një ndër udhëheqsit e Vatrës. Profesor Nexhat Peshkëpia, editor i gazetës “Shqiptari i Lirë”, Prof. Rexhep Krasniqi, kryetar i Komitetit Shqipëria e lirë, Ing.Vasil Gërmenji, përfaqësues i Shqipërisë, në organizatën e kombeve të robëruara,A.C.E.N. ( Assembly of European Captive Nations), Kostandin Vangjel, sekretar i komitetit dhe të tjerë.
Në majin e vitit 1961, ai kujton se kishte shkruar një tregim dheia dërgoi gazetës “Shqiptari i Lirë”. Pas pak ditësh mori një telefonate nga Prof. Peshkëpia, icili e ftoi për një takim në zyrën e tij, që ishte në14 East 34th Street, në Manhattan,N/Y.Profesori e priti me dashamirësi.Takimi i ka mbetë në kujtesë.Tregimi i shkruar nga Tonini“Kokrrat e Misrit” u botua në qershor të vitit 1961. Nexhatit i kishte pëlqyer tregimi, dhe e inkurajoi.U botuan disa tregime e shkrime dhe bashkëpunimi me “Shqiptari i Lirë” vazhdoi deri në vitin 1991, kur u mbyll.
Tonini kujton se me kërkesën e Kryetarit të Komitetit Shqipëria e Lirë, prof. Rexhep Krasniqit dhe bashkëpunëtorve të tij, ai kryesoi kremtimin e 28 Nëntorit të vitit 1970, ku morën pjesë me qindra shqiptarë dhe amerikanë, si dhe përfaqësues të 9 shteteve të Europës Lindore, antarë të A.C.E N.it. E ka përcjellë këtë ngjarje gazeta Shqiptari i Lirë, Nëntor-dhjetor 1970.Por kur dhe nëç’rrethana shkoi Tonini në Vatër?
Profesor Nexhat Peshkëpia, që në takimin e parëe pat këshilluar qëtëzgjidhte një një shoqëri kulturale, siç ishte Federata“Vatra” dhe jo partitë politike qe kishin grindje.
Nëfund të bisedës, Prof. Peshkëpia i kishte dhene Kanunoren.E lexoi menjëherë.Pikat 1,2, 5 dhe 28, e binden se kjo ishte shoqeria, ku duhej të shkonte.U anëtarësua në verën e vitit 1961, 51 vite të shkuara.
Tonini sjell ndërmend disa “coffee houses” në zonën ku banonte,të cilat frekuentoheshin nga shqiptarët e vjetër, që nuk i kishin në sy të mirë emigrantët politik.Mendoninse Shqipëria ishte e lirë, me qeveri shqiptare, dhe emigrantët e pas luftës i cilësonin reaksionarë. Ishte vështirë të merrje përkrahje prej tyre.Bëntepërjashtim Miko Kokolari, i cili përpiqej të balanconte marrdhëniet mes të vjetërve dhe emigrantëve politik. Me kalimin e kohës, kjo situatë ndryshoi. Miko e kishte zyrën në Revington Street,dhe aty u vinte në ndihmë emigranteve të rinj dhe të vjetër, pa dallim.Aty, gjendej gazeta Dielli, si edhe lajmërime të tjera për aktivitete në komunitet.
Tonini u anëtarësua në degën e Vatres # 29, N.Y.dhe N.J., e cila bënte dy mbledhje në vit.Njëra ishte për të zgjedhur delegatët për në kuvend, që ishte i përmotshëm, dhe mbahej në Boston. E dyta mbas kuvendit, ku bisedohej për vendimet, që ishin marrë në kuvend, dhe zgjidhej udhëheqja e re e degës.Këto mbledhje, bëheshin në sallën e kulturës, pranë kishës Orthodokse të Shënkollit në 48th street, ndërmjet 10 dhe 11th avenue, në Manhattan.Në mbledhjen e parë që mori pjesë si Vatran, ndjeu një gëzim të veçantë.Në atë mbledhje kishte ardhë Hirësia e Tij Peshkop Fan S. Noli.Ishte hera e parë që e takonte.
Në kuvendin vjetor të vitit 1970-71, Tonin Mirakaj ishte një ndër delegatët e degës #29, N.Y. dhe N.J.
Kujton udhëtimin nga Nju Jorku së bashku me Muharrem Babameto, Agim Karagjozi, dhe HajdarTonuzin.Ishte kuvendi i parë që merrte pjesë dhe u takua edhe me Anthony Athanas, Barny Kirka,Gregory Chiriako, Kristo Thanas,Rev. Arthur Liolin. U njoh me delegatë nga shtete të ndryshme.Nga Detroit me ing. Ahmet Dervishi, dhe Fehmi Kokolari, nga Toronto, u njoh me Ibrahim
Kullën e të tjerë. U familjarizua me punimet e kuvendit vjetor, dhe zbatimin e kanunores, si edhe me kulturën dhe pjekurinë e vatranve të vjetër si Ramadan Ali Arza, Florence Pano, Nik Kreshpani, Pauline dhe Peter Lukas,Harry Stoja e të tjerë.Të gjithë kishin një dashuri të zjarrtë për Vatrën dhe Atdheun. Kjo shprehej në diskutimet në Kuvend.Përmes jetës në Vatër fitoi pjekurinë e një aktivisti që mori përsipër edhe organizimin e drejtimin e veprimtarive.
Tonin Mirakaj ka qenëanëtar i bordit,i zgjedhur në disa kuvende, ka qenë zv/kryetar më 1980, 1981, 1982, ndërkohë që kryetar ishte Dr. Andrea Elia, dhe 1984-85 me kryetar Harry Stoja. Po ashtu ai është zgjedhur kryetar i Deges # 29 New York dhe New Jersey, 1978-79, me N/kryetar ing.Mahmut Tsungu, sekretarRasim Sina, arkëtar Zef P. Deda, dhe anëtare Nexhmije Zaimi,Ramiz Dani, Zef Perndoca e te tjere.Kakryer edhe detyrën eakëtarit tëkësaj dege me 1976-77, kur ishte kryetare zonja Nexhmije Zaimi.Detyrën e arkëtarit të degese ka kryer edhe më 1977-78,kur ishte kryetar Selahedin Velaj.
Ndër veprimtaritë ai veçon Seminarin e vitit 1972,kushtuar 100 vjetorit të lindjes të At Gjergj Fishtës, ku ishte bashkorganizator me Muharrem Babameto, që u organizua nëWaldorf Astoria Hotel, ne New York. Po ashtu në kuvendin vjetor të vitit 1978, u zgjodh kryetar i kuvendit tëFederatës Vatra, mbajtë në Hilton Hotel, New York, duke patur si sekretar Rasim Sina, dhe reporter Gjeto Sinishtaj. Në vitin 1979, ishte sekretar i kuvendit te Vatres, mbajtur ne Anthony’s Pier 4, ne Boston, Mass.Ndërkohë që në vitin 1982,Tonin Mirakaj ishte një ndër organizuesit e seminarit të 100 vjetorit të lindjes së Fan S. Nolit, mbajtë në New York Hilton Hotel.Ai qe përgjegjës për mbledhjen e ndihmave për shpenzimet e rastit, dhe botimin e librit “Flamurtar i Kombit”, me autoreditorin e Diellit, Edward Licho.
Kronika e pjesmarrjes së tij në veprimtaritë e Vatrës është e pasur: Me 6 nëntor 1983 ishte folësi kryesor në drekën organizuar nga Vatra, për nder të editorit tëgazetës Dielli,z.Xhevat Kallajxhi, mbajtë në Anthony’s Pier 4, në Boston.Fjalimi gjendet në Dielli,March 16,1984.
Në vitin 1984,Mirakaj ishte sekretar i kuvendit të Vatrës,që u mbajt në Detroit, Michigan, ku u kremtua edhe 75 vjetori i gazetës Dielli, ndërsa nëkremtimet e 28 nëntorit 1994, kryesoi kremtimet e festës së Flamurit, që u mbajt në New York Hilton, organizuar nga Vatra, në bashkëpunim me komunitetin shqiptar.
Tonin Mirakaj ka kryer edhe detyrën e sekretarit për Vatra’s Permanent Fund, me kryetar ing. Agim Karagjozin.Po ashtu ishte anëtar i Vatra’s “Konstitutional Revision Committee”, bashkë me profesor Sami Repishti, Harry Stoja, Agim Karagjozi e të tjerë si dhebashkorganizator me ing. Agim Karagjozin i transferimit të eshtrave të Faik Konicës, në Atdhe, 1995.
- Miraka ka punuar me disa kryetarë të Vatrës, si me Kristo Thanas,Nik Kreshpani, Barny Kirka,Gregory Chiriako, Ahmet Dervishi, dr. Andrea Elia, Harry Stoja, Arshi Pipa dhe ing.Agim Karagjozi. Ai pohon se tëgjithë kishin një dashuri të zjarrtë për Vatrën.Ka qenë në strukturat udhëheqëse nga viti 1970,deri më 1997. Ai veçon Anthony Athanas dhe Prof. Arshi Pipa.
- Mirakaj mendon se shkruhet e flitet shumë për 50 vitet e para të jetës së Vatrës,dhe fare pak ose aspak, për 50 vitet e dyta, përpjekjet dhe dedikimin e shumë vatranëve,për ta mbajtë dhe forcuar Vatrën.Nga kontribuesit udhëheqës të gjysmës së dytë të shekullit, ai veçon Peter Chikos,Kristo Thanas, Barny Kirka, Ramadan Ali Arza, Ing. Ahmet Dervishi, Dr. Andrea Elia, Pauline Lukas, Anthony Athanas. Nga aktivistët në degën # 29, New York dhe New Jersey, veçon Miko Kokolari, Vahit Çika,Muharrem Babameto, Nexhmije Zaimi,Petraq Ktona,Ing. Mahmut Tsungu e të tjerë.Nuk harron të përmend edhe editorët e Diellit Dr.Athanas Gega, Refat Gurazezi, dhe Xhevat Kallajxhiu.Të gjithë këta në Botën e Amshuar. Nga ata që ende janë në këtë Botë, çmon punën e ing Agim Karagjozit,Hajdar Tonuzit, prof. Sami Repishti, Selahedin Velaj, vëllezerit Seidi dhe Sabit Bitici, Zef Pernoca, kryetarit të tanishëm, Dr. Gjon Buçaj,Anton Çefa,Esat Bilali e të tjerë, të gjithëvatrane të “Dimrit dhe të Beharit”.
Vatrani gjysëmshekullor, mendon se Vatra ka meritën se ka ditur që të ruajë marrdhënie të shkëlqyera me bashkësitë fetare në Amerikë, veçanërisht në festën e Flamurit, aplikon rotacionin në lutjen fetare.Levizja kombetare e shqiptarve te Amerikes e ka bazen te Kisha Orthodokse dhe Vatra, qe u formua 3 vjet mbas Kishes.Të dyja mbështetën njëra tjetrën në mbrojtjen e interesave kombëtare. Keto institucione, paten ne fillim udheheqes te perbashket, qe kordinonin perpjekjet per te bashkuar mergaten shqiptare.Udheheqes te shquar, largpames, patriotë të
vertete dhe intelektualë te persosur si Fan S.Noli, Faik Konica,Llambi Çikozi, Kristo Kirka e shume te tjereorganizuan mitingje nder qytete e shtete, ku banonin shqiptare, dhe shumë shpejt themeluan Vatrën dhe degët e saj duke bashkuar në federatë më shumë se 5 mijë shqiptarë.
Për Mirakën shembull i veprimtarive të Vatrës mbetet kremtimi i 60 vjetorit te gazetes ‘Dielli’, ne Nëndor te vitit 1969, mesha ne Kathedralen e Shen Patrikut, ne Manhattan, New York,me celebrant kryesor Eminencen e TijTerence Cardinal Cooke, dhe pjesemarrje te mijra shqiptarëve, duke qene të pranishëm klerikë te tri besimeve, Katolik, Orthodoks dhe Musliman.Pati gjithashtu nje grup klerikesh dhe besimtaresh arbereshte ritit Bizantin,ardhur nga Italia.
Duke qenë një veprimtar aktiv, z. Mirakaj, ka qenë pjesë e pritjeve dhe përcjelljeve të personaliteteve nga trojet shqiptare. Ai veçon dr. Ibrahim Rugovën, që u ftua në ShBA në tetor 1989, nga Kisha katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”, që organizoi në Fordham University seminarin për 300 vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit. I ndjeri I.Rugova ishte nder folesit e seminarit, i ftuar nga komisioni organizator, që e kryesonte Tonin Mirakaj.Ai kujton se kaluan një javë bashkë nën shoqërimin e jë rrethi miqësh si: Dom Rrok Mirdites, Dom P.Popaj, Gjek Gjonlekaj, Fran Shala, Vellezerit Bitiçi,Simon Simolacaj,indieri Pretash Curanaj, etj.
Dr. Rugova kishte informacion të gjërë për Vatrën dhe konsideratë të lartë.Në përshëndetjen përpara ligjëratës mbi Bogdanin, ndër të tjera tha: “Nisma e kishës katolike shqiptare për tëshënuar këtë jubile, është nismë e mirë…Pa ndonjë kompliment të tepruar, kjo nismë sikur e vazhdon traditën e Vatrës së Bostonit,ecila me decenie veproi në planin kulturor e kombëtar”.
Mirakaj kujton porosinë e Rugovës: “ Forcojeni Vatrën, se u duhet shqiptarëve”.
– E ndiej veten tëlumtur, që isha një ndër personat kryesor,që bënë të mundur, ardhjen e parë të dr. Rugovës në Amerikë, thotë Mirakaj.
Po ashtu ai kujton pritjen e dr. Berishës me 16 Qershor 1992, si presidenti i parë i Shqiperisë demokratike:”I beme nje pritje madheshtore, me pjesemarrjene 2000 bashkatdhetarve në Hilton Hotel, në New York.Mbrëmja u kryesu nga z.Seidi Bityçi, fjalën përshëndetse e mbajti Profesor Sami Repishti.Komisioni përgatitës pati Co-Chairman z. Sokol Neçaj dhe Tonin Mirakën.
Ndër personalitetet e botës shqiptare, Miraka kujton me shumë dashuri, profesor Martin Camaj, icili kishte respekt dhe konsideratë tëveçantë për Vatrën.Sa herë që vinte në Amerikë, e kishte mysafir në shtëpinë e tij.
Po ashtu kujton edhe takimin me presidentin Rexhep Mejdani në New York, ku Tonini ishte i ftuar së bashku me bashkëshorten në darkën e shtruar ne Roosevelt hotel me 2 Maj 2000.Ai thotë se presidenti la përshtypje të mirë me vizion intelektual.
Me një respekt të veçantë ai kujton Nexhmije Zajmin, zonjën e Vatrës, e cila pat studiuar ne Wellesley College, ku edhe botoj librin “Doughter of the Eagle”. Mori pjesë në disa mandate, në këshilla të degës # 29, NY dhe NJ, si edhe në bordin e Federatës, me qendër në Boston.Në kuvendin e vitit 1977 u zgjodh nënkryetare e Vatres, me kryetar ingj. Ahmet Dervishin.Ne NY ajo kishte nje rreth aktivistesh me te cilet kishte nje bashkepunim shumë të mirë si: Petraq Ktona, Agim Karagjozi, Hamdi Oruchi, Selahedin Velaj, Zef Pernoca,Tonin Mirakaj etj.Kur i vinte ndonje mysafir nga larg, Nexhi i therriste miqet e saje per “Wine and cheese”, ku bisedohej gjithmone, ne nje atmosfere te kendshme miqsore. Ajo, banonte ne 120 East 79th street, dhe Tonini me familje ne 81 street dhe 5th Ave. Kjo afersi i bente vizitat me te shpeshta.Ai kujton një rast kur në shtëpinë e saj takuan të Hasan Dostin. Biseda kishte zgjatur 4 orë.
Tonin Mirakaj ndjehet i gëzuar që perjetoi atmosferën e 100 vjetorit të Vatrës, pasi është anëtar i saj për 51 vite dhe uron federatën për shekullin e dytë të jetës së saj.
Mesazhi i tij, është mesazh urimi për të gjithë vatranët, që nuk kursyen mundin e tyre për të ndihmuar federatën, me të cilën mburren shqiptarët e Amerikës, veçanërisht vatranët. Shqiptarët e Amerikes, këshillon ai, duhet t’i japin përkrahje asaj. Brezi ri po trashëgon një “pasuri” të çmushme, që duhet ta çojë më të konsoliduar në shekullin e dytë.
* Ribotohet me rastin e Ditëlindjes. Happy Birthday Tonin! Edhe shumë vite të gëzuara z. Mirakaj!
Me kenaqesi lexova intervisten e zotit Tonin Mirakj, te drejtuar me mjeshtri e profesionalizem nga zoti Dalip Greca. Une mund ta imagjinoj se sa te tmerreshme kane qene per Tonin, motrat e vellan e tij, dy arratisjet e organizuara e drejtuara nga vete Tonini. Shanset per shpetim kane qene shume te pa mundeshme, por kur mendon se jeta e tyne ne Shqiperine “nane”, do te ishte shume ma e pamundeshme, atehere gjithkush do ta admironte vendimin e atehershem te Toninit per te provue fatin duke ju lutur Zotit per ndihme.
Gjate leximit te kesaj intervise, ku pasqyrohet kronologjikisht jeta dhe aktivitetet e ndryshme shoqerore te tij ne Amerike, nxjerra konkluzionin qe z. Tonin Mirakaj nuk e paska que kot, mundin the sakrificen e tij, pothuajse sublime, per arratisjen e vitit 1956.
Aktivitetet e vazhdueshme politiko-shoqerore te z. Mirakaj, dhe inkuadrimi i tij ne nivelet e larta te diaspores pro-demokratike, kane dhane nje ndihme shume te vlefshme, dhe ndikuese, ne proceset e hereshme demokratike te zhvilluara ne Shqiperi. Po keshtu, z. Mirakaj merr nje merite te vecante per proceset para-demokratike shqipetare te zhvilluara per shume-shume vite, ne heshtje ne ShBA e diasporen shqipetare.
Shpresojme se gazetari i nderuar Dalip Greca, do ta vazhdoje punen e tij te vleresueshme ne identifikimin e figurave te tilla, si te z. Tonin Mirakaj, si dhe do te baje perpjekjet e tij, per ti rregjistruar keto personalitete te diaspores shqipetare ne Librin e Nderit Kombetar (nese Shqiperia e ka nje te tille).
Dr. Zekri Palushi – Gold Coast, Australia