Deputeti demokrat Tomorr Alizoti tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se pas zgjedhjeve lokale të 6 marsit u faktua përmes votës se lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shumicë në këtë parti. Alizoti tha se Berisha i ka sfiduar të gjithë ndërsa theksoi se minoranca në këtë parti s’mund të vendosë kushte.
“Luftërat e brendshme politike janë luftëra civile që nuk i fiton kush. Krizë e madhe, tronditje e madhe brenda PD, elektoratit dhe brenda grupit parlamentar.
Pas 6 marsit Berisha ishte shumicë në Partinë Demokratike. 6 marsi faktoi përmes votës që Berisha është shumicë.
Pas 6 marsit, edhe deputetët që ishin pranë Bashës, i reaguan dhe ndikuan në dorëheqjen e tij. Çdo gjë e vendosur politikisht nga Basha politikisht nuk përbën më sens.”-tha Alizoti.
Më tej ai shtoi se një njeri që ka dalë në minorancë nuk mund të caktojë kryetarin e grupit parlamentar pa një pajtim publik që të shpëtojë PD-në.
“Sjellja me këtë llojë potence nuk i shërben partisë. Alibeaj nuk mund të vazhdojë këtë dominancë se është minorancë. S’mund të vazhdojë sjellja dominuese se kanë ndryshuar balancat. Me faktimin elektoral balancat kanë ndryshuar.”-tha Alizoti.
Sakaq, Alizoti theksoi se minoranca nuk mund të vendosë kushte për të bashkuar Partinë Demokratike.
“Ikjen e dy njerëzve e vendos vota. Minoranca s’mund të vendosë kushte. Kryetari i PD është ai që mund Berishën me votë. Duhet të ndodhë në garë e gjitha kjo.”-tha Alizoti.
Komentet