Deputeti demokrat Tomor Alizoti tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se duhet të zgjidhet kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Alibeaj le të rikonfirmohet, të jetë në votimin e grupit parlamentar. Deputetët të thonë ti je kryetari i grupit. Kjo është logjike dhe duhet të ndodhi.
Në momentin që je emëruar nga një njeri minorancë që iku, s’mund të justifikosh gjithçka në mënyrë juridike.”-tha Alizoti.
Më tej Alizoti shtoi se PD-së nuk i duhet një kryetar në këtë moment por një konfederatë ku e gjithë e djathta merr grupe përfaqësimi për të qenë opozitë garuese ndaj Edi Ramës.
“Nëse gara nuk bëhet me të gjithë demokratët, nuk quhet garë. Kriza e PD nuk është kryetari, por përfaqësimi i gjithë demokratëve brenda kësaj lufte që ka qenë shumë përçarëse që mund të ndodhi me një komision. Opozita të jetë më e madhe se PD, atëherë mund të kemi një garë për kryetar.”-tha Aliztoi.
Ndër të tjera deputeti demokrat tha se PD duhet të dalë nga guacka ku ndodhet pasi vuan për një bashkim real.syri.net
Komentet