Voal – Tom Hanks dhe gruaja Rita Wilson në premierën e filmit «Ura e spiunëve» në Berlin më 13 nëntor. (Afp/MacDougall)
Tom Hanks lajmëroi publikisht se gruaja e tij, Rita Wilson, pas një mastectomie të dyfishtë, e ka mundur kancerin dhe prandaj ndihet e bekuar. Hanks, 59 vjeç është martuar me Wilson prej 1988 dhe kanë dy fëmijë, Chester e Truman, por gruaja ka rritur edhe, Colin dhe Elizabeth, që Hanks i ka patur me gruan e parë Samantha Lewes.
Zbulimi i sëmundjes
Intervistuar nga Daily Mail, Hanks ka treguar: «Rita e zbuloi dhjetorin që shkoi. Kjo do të thotë se krishtlindjet dhe Viti i Ri ishte një version krejt ndryshe nga ai që kishim jetuar më parë. Por tani që ka fituar mbi sëmundjen, ju e merrni me mend se çfarë krize dhe tmerri kemi përjetuar. Ësshtë diçka që vjen papritur e të bllokon gjithçka dhe duhet t’i lësh të gjitha anash dhe të përqendrohesh e të dish se çfarë duhet të bësh.”
«Gjunjëzohem përpara kurajos të gruas time»
Aktori pranon, se familja e tij është me fat dhe se gruaja e tij ka bërë kurat më të mira të mundëshme, por me gjithë këtë “unë gjunjëzohem përpara kurajos të gruas time”, u shpreh Hanks.
“Kundër çakejve që shesin shpresa të kota”
Gjatë inttervistës, Tom Hanks u shpreh edhe kundër çakejve, që kur marrin vesh se mund të përfitojnë para, shpikin kura. Disa prej këtyre kanë sens, por të tjerët janë vetëm çakej që shkojnë pas fitimeve. Midis këshillave të absurde janë edhe ato që na thoshin të shkonim në Bolivi për t’u kuruar me dieta me bazë të farave të pjeshkave. Këta janë manipulatorë sepse shesin shpresa fallco.
Komentet