Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson të hënën u lanë të lirë nga një spital në Australi pasi morën trajtimin për koronavirusin, raporton Anadolu Agency (AA).
Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson njoftuan të mërkurën se ata u testuan pozitivë ndaj koronavirusit të ri.
Çifti që tani është në vetë-karantinë, ishin në Bregun e Artë derisa Hanks po filmonte një biografi për Elvis Presley, raportoi BBC.
“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte dridhje që vinin dhe shkonin. Edhe ethe të pakta”, tha aktori fitues i çmimit Oscar në Instagram.
Më vonë në një postim tjetër Hank falënderoi “të gjithë që janë duke u kujdesur aq mirë për ne”.
Ai u testua pasi ishte “ekspozuar” dikujt që ishte testuar pozitivisht, sipas raportit.
Virusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.
Komentet