Me projektligjin e ri të Ministrisë së Drejtësisë për aministinë e të burgosurve, do të përfitojnë edhe disa deputetë ndaj të cilëve rëndojnë vepra penale. Kështu, Tom Doshi dhe Mark Frroku janë në listën e personave që do të përfitojnë nga aministia.
Doshi akuzohet për “Kallëzim të rremë” kundër kryeparlamentari kurse ish-deputeti Mark Frroku akuzohet po për kallëzim të rremë si dhe për deklarim të rremë për të njëjtën çështje, për atentatin e supozuar ndaj Doshit të organizuar nga Meta, një çështje kjo që bëri bujë të madhe dhe tronditi politikën shqiptare para disa muajsh. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se Frroku ishte protagonist në skenarin për të ngritur akuzë kundër Ilir Metës, por shumë shpejt ai ka ndryshuar qëndrim. Ndërsa ndaj tij po vijojnë hetimet edhe për akuza të tjera si vrasje me paramendim të shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti në Belgjikë, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe ndërtim pa leje.
Kjo akuzë pritet të amnistohet në janar të 2016 dhe se gjykimi ndaj Frrokut do të vijojë vetëm me tre akuza. Hyrja në fuqi e ligjit për “Dhënie Amnistie” do të sjellë pushimin automatik të procedimeve penale që Prokuroria e Tiranës dhe ajo e përgjithshme ka për deputetin Tom Doshi e Mark Frrokun.
Komentet