Tokio
Të paktën 148 persona kanë vdekur si pasojë e valës së ngrohtë e cila në gusht ka kapluar kryeqytetin e Japonisë, Tokio, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Guvernatorit të Tokios njoftoi se gjatë javës së kaluar si pasojë e të nxehtit ekstrem kanë vdekur edhe 17 persona të tjerë, me çka numri i të vdekurve nga fillimi i muajti ka arritur në 148.
Po ashtu, në deklaratë theksohet se katër të pestat e të vdekurve ishin të moshës mbi 70-vjeç dhe se shumica e tyre nëpër shtëpi nuk kishin paisje freskuese.
Temperatura e ajrit në Tokio nga fillimi i gushtit lëviz nga 32 deri 37 gradë Celcius.
Komentet