_________
Sapo të kesh arritur në Tokën e Dardhave
Mbyll sytë për një çast dhe mbaj frymën:
Do të dëgjosh një trokëllimë të pafundme
Dhe një hingëllimë të çartur që çan qiejt …
Janë kuajt e harlisur nga magjia e zezē
Që shkelin gjithçka që u del përpara:
bjeshkë, njerëz, varre, lumenj, ara …
Hapi pakëz sytë dhe shih jelët e tyre
Gërsheta të shthurura lulezezash –
Tek fshikullojnë horizontin e vrarë reje
Që s’dihet ndan a bashkon tokë e qiell.
Sa shumë lulezezat paskan çelë
Cep e m’cep Tokēs së Dardhave!
Farmaku u rrjedh trungut deri në rrenjë …
Këtu ende bie duhmë e qiellit të përglasur
Nga mullenjat që ikën në një buzmuzg ballkanik –
Dhe, hingëllimë e hamshorëve
Që mbyt zërin e engjujve të therur nga barbarët –
Në gji nënash të dhunuara …
Sa vuajtje shkaktoka dergja e harresës!
Tokë e përgjakur e Dardhave!
_____
Prishtinë,
20 gusht 2016
Komentet