Athinë, 25 maj – Mosmarrëveshjet mes Tiranës dhe Athinës lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon, kanë çuar sërish shtypin grek të krijojnë aludime.
Këtë herë gazeta “To Vima” shkruan për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që sipas saj që nga ardhja në pushtet krijoi destabilizim në rajon. Ndërkohë që fajtor për të gjitha konfliktet për shtypin grek, mbetet popullsia shqiptare.
Në një artikull të saj gazeta “To Vima” e cilëson kryeministrin Rama si një “nacionalist të rrezikshëm” për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Sipas gazetës greke, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe dhe stabilitet, por shpejt kjo gjë ndryshoi. Por menjëherë siç shprehet “To Vima”, Rama bëri kapërcime absolute dhe gjithçka nisi pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku Rama “ndezi zjarret” e nacionalizmit shqiptar në Ballkan.
Gazeta ndalet gjerësisht duke u shprehur se, Rama pas dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe, shkoi më tej duke e ngarkuar foton në llogarinë e tij në Facebook dhe madje duke e shpalosur edhe përpara Kryeministrisë.
Komentet