VOAL

VOAL

Tinguj shqiptarë në Boston – Nga Entela Sula Prifti, Boston

November 8, 2019

Komentet

Mirenjohje ndaj bijve te Kastratit qe kontribuan financiarisht per te ndihmue familjet ne nevoje

Në emer te Shoqates Kastrati dua te shpreh Mirenjohje ndaj bijve te Kastratit qe kontribuan financiarisht per te ndihmue familjet ne nevoje:
Pjerin Prekaj $500
Florian Curaj $500
Noc Lumaj $300
Ylli Gilaj $300
Nikolin Muçaj $300
Pllumb Kalaj $300
Ben Burgaj $300
Valentin Lumaj $300
Ardian Bruçaj $250
Flamur Gjokaj $200
Ferdinand Dedaj $200
Kol Burgaj $100
Lush Popaj $100
Kristjan Miculi $100
Lush Marinaj $100
——————————
Total $3850
Nga ky fond do te perfitojne ndihma ushqimore 35 familje ne nevoje ne fshatrat e Kastratit. Shperndarja do te realizohet diten e Diele me 29 Dhjetor.
Pergatitja dhe shperndarja e paketave te ushqimeve do te behet nga grupi i punes:
1. Prek Kokaj, Bajze Qender
2. Ben Hasaj, Aliaj
3. Rrok Ndoci, Pjetroshan
4. Gjon Kalaj, Vukpalaj
5. Nikoll Isufaj, Katun i Kastratit
6. Qigj Delaj, Kryeplaku Jeranit
7. Kol Vuksani, Ivanaj
Zoti jua shperblefte me shnet, bekime e hire ne familjet tueja!
Kryetari, Valentin Lumaj
Nenkryetar, Sokol Kalaj
Sekretar, Ben Burgaj

IN MEMORIAM: Në Baicë të Drenicës, vdiq ish i burgosuri politik Sejdi Sadri Leku (1944-2024)- Nga Skënder KARAÇICA

 
 
ME PLIS TË BARDHË PARA HASMIT PËR LIRINË E KOSOVËS
 
 
 
  
Në fshatin Baicë të Drenicës,sot ka vdekur i burgosuri politik i viteve 1981,Sejdi(Sadri)Leku,i cili tërë jetën ishte në krah të frymës kombëtare për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.Me punën  e tij të ndershme ai në punëtorinë e tij bënte dyer e dritare për shtëpitë e reja në Drenicë.Në punë dhe në veprimzarinë e tij prej veprimtari e burrit të odës,nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka.E kishte për nder e për kujtim të traditës e të porosisë së babait Sadri Leku,njeriu i përkushtuar për tokën e bukës dhe për rritjen e fëmijëve, të djemëve dhe të vajzave në Drenicën e halleve të kohës…
 
Ishte viti 1981 kur tërë Kosova vlonte nga brohortijet e demonstratave të rinisë,të studentëve dhe të popullit,në kërkim të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.Regjimi shekullor i Serbisë  e kishte mbushur kupën me kurthat,hilet,vrasjet dhe skenarët e varfërisë dhe të shfarosjes për shqiptarët në tokën e vet.Kosova në këto vite ishte pjesa më e varfër e ish-Jugosllavisë dhe,për këtë nuk i prishej rahatia regjimit antishqiptar të Serbisë.Për shqiptarët në Drenicë,edhe kur shkonin në arat e bukës për të punuar,jetën e kishin luftë me regjimin serbo-jugosllav.
 
Sejdi (Sadri)Leku,në Gllogofc të kohës punoi si mjeshtër i mirë për dyer e dritare të reja.Ai gëzohej kur shihte që në fshatrat e Drenicës ndërtoheshin shtëpitë e reja dhe,mjeshtria e tij e vyer,bëhej pjesë e kulmeve të kuqe të shtëpive të reja,ku,bëhej dasmë e gëzime të familjes shqiptare nën vëzhgimin e pa rreshtur të regjimit se çfarë po bëjnë në Drenicë…?!Djali i Baicës,djali i Sadri Lekut,njeriut të vuajtur të udhëve të jetimit,e kishin burrëruar para kohe djalin e madh të tij Sajdiun,që me plis të bardhë,më ballin e hapur punoi natë e ditë për të mbajtur familjen me shumë anëtarë.Sejdiu u bë i njohur si mjeshtër për dyer e dritare në Drenicë dhe,përmes ,,fabrikës,, së tij ai mbijetoi kundër regjimit të kohës,vrastare dhe antishqiptare…
 
Në kronikën e jetë së tij ai kujtohet kur në demonstratat e rinisë shkollore në Gllogofc(1981)e mbylli duqanin e tij dhe u bashkua me turmën  e shpirtit liridashës në Drenicë,me thirrjen e zëshme përtej maleve,,Kosova Republikë,,!Nuk u ndal vetëm me kaq,përditë Sejdiu në krah të rinisë e të demonstratave…Pushteti serb dhe udbashët e kishin  përcjellë hap pas hapi burrin  nga Baica dhe,në fund të udhës të shpirtit kryengritës të rinisë së Drenicës,e ndalin Sejdi (Sadri)Leku dhe ia vëjnë hekurat në duart e tij për të dërguar prapa grillave të burgut në Prishtinë.Aty nis kalvari i vuajtjeve,të maltertimeve,të rrahjes me hekurat shkopinj të policisë për të kërkuar fjalën e tij:Se kush qëndrona pas turmës së madhe të historisë më të re të Drenicës kundër regjimit serbo-jugosllav dhe për parollën me motive të platformës kombëtare,,Kosova Republikë,,!
 
Në burgun e Prishtinës  dhe më vonë në burgjet e Serbisë,i denuar për veprimtari armiqësore sipas ligjeve të kohës,Sejdi(Sadri)Leku në tërë kalvarin e përgjakjes së trupit të tij,nuk e hoqi nga koka plisin e bardhë ,shenjë e traditës të maleve për liri të Drenicës…!Kështu mbeti tërë jetën burri dhe kryengritësi me frymën e lëvizjes së madhe,deri në kohën kur në Drenicë,doli para regjimit vrastar të Serbisë dhe para botës UÇK-ja në varrimin e mësuesit të vrarë në shkollën e Llaushës.
 
Tashti në vitin 1998 në Gllogofc,kishin ardhur forca të shumëta policore,ushtarake dhe paramilitare për të vrarë,për të djegur e shfarosur Drenicën.Në udhëkryqin Gllogofc-Skenderaj gjëndej shtëpia e vëllait të tij Gani Leku dhe,për shkak të rethimit e të bombardimit me armat më të rënda serbe,shumë familje shqiptare ia mësyen qendrës së Gllogofcit,që të shpetojnë nga skenarët e Serbisë të njohur për kohën,,Patkoj,,!Çaste të rënda,kishin ardhur për këtë anë të njohur në luftëra të prëgjakura,ku,në historinë shekullore të pushtimit e të ripushtimit nga Serbia,nuk ia ndali pushkën në malet kazerma të Ahmet Delisë,të Azem Bejtës,të Shaban Palluzhës dhe së fundi kryengritja e kthesës së madhe të historisë të Komandantit Legjendar të UÇK-së të Adem Jasharit.
 
Gllogofci në vitin 1998 ishte i rrethuar nga të katër anët nga forcat serbe.Sejdi (Sadri)Leku kishte dalur tek shkallët e shtëpisë dhe kishte filluar të grinte pak duhat(kaçak)për kutinë e burrërisë së tij.Në këto çaste po i thonë Sejdiut,hajde më shpejtë se jemi të rrfethuar e,hasmi nuk na pret…!Paksa si me humor,Sejdiu ua kthej fjalën:Pa e gri duhanin,nuk e kam ndërmend me e lshua shëtpinë…!Hjade me shpejt se ata erdhën në oborrin tonë,i thanë ata të shtëpisë përseri.Sejdiu nguli këmbë dhe,forcat armike të Serbisë i priti në tokën e vet,me plis të bardhë e para vdekjes…!
 
Përseri pas torturave të përgjakura,Sejdiu  për herë të dytë u gjënd në burgjet e Serbisë,i dërmuar para vdekjes…!Dhe,në katrahurën deri në shkallë të gjenocidit,Kosova dhe shqiptarët,në vitin 1999, në krah të ndërhyrjes së forcave ushtarake(NATO) të aleatëve të udhëhequr nga Amerika,rrezet e diellit të lirisë së Kosovës erdhën me Lirinë dhe Pavarësinë.Në odat e Drenicës,historia shqiptare është shpjeguar se qyshse nga viti 1912-1999,shqiptarët asnjëherë nuk e kanë pranuar për shtet të vetin Jugosllavinë e aq më shumë Serbinë fashiste.
 
Sejdi(Sadri)Leku,kohën e Lirisë e të Pavarësisë së Kosovës e pati pritur ne zemër hapur dhe,shpeshherë thoshte:Të qofshin falë plagët dhe gjaku im,Kosova e Lirë!

A PO E NJEH KËTË UDHËTAR?- Nga Skënder Karaçica

Skicë fjalësh
Udhët e jetës,kah nuk të çojnë,thanë disa zëra burash në një tavolinë kafeje në Prishtinë…Aty pari kaloi me hapat kutrrum një njeri i panjohur për ata në tovolinën e kafës së mëngjesit në Prishtinë.
– A po e njihni këtë njeri me këta hapa kutrrum,- u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës për të pranishmit.
– Nuk po e njohim këtë udhëtar në sheshin e Prishtinës,-u përgjigjen të pranishmit në tovolinën e kafës së mëngjesit…!
– Nuk po e njihni,-unë ju tregoj se kush është,-u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës.
– Ky udhëtar në sheshin e Prishtinës është deputeti i popullit!E kemi votuar para ketër vjetësh,kur ai erdhi i mbushur frymë e,duke belbëzuar na pati thënë se,do të jem përfaqësues i denjë i popullit,-thoshte në fushatën e sheshit…
– E kemi të qartë,-thanë ata njëzëri në tovolinën e kafës së mëngjesit.
– Sa na është bër qejfi,që pas katër vjetësh e pamë afër, sy me sy me deputetin e popullit,-ishin njëzëri ata të tovolinës dhe të votës së lirë të sovranit…!
Kështu e ka jeta,thonë në artin e gjeniut popullor:Të rrova e më rrove ,por briski i berberit…!
Për fund,deputetet e popullit që do të zgjidhën me 9 shkurt 2025,mos të harrojnë të qëndrojnë në krah të sovranit të votës së lirë…!
Deputetë të popullit,mos u bëni udhëtarë të pa njohur në sheshin e Prishtinës!
(Dhjetor,2024)

TË KEMI SHPËRBLIME NË FUND TË MOTMOTIT- Nga Skënder Karaçica

Frymë jete
Bota intelektuale të jetës akademike,universitare,të artit të letërsisë,të shkencës,të poetëve e shkrimtarëve,të mjekëve,të sportistëve dhe të tjerëve në Kosovë,pse nuk kemi shpërblime në emër të institucioneve shtetërore,që dikur ishte traditë e mirë në fund të motmotit.
Dikur,në Kosovë,kishim shpërblimet e Dhjetorit,të Nëntorit,të gazetës,,Rilindja,,të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe çmime tjera për të merituarit në frymën e jetës…!Në fund të motmotit,kishim shpërblime nga institucionet e komunës së Prishtinës si dhe nga institucionet kulturore të kohës për të merituarit të fushës krijuese.
Po në dritën e kohës,poetë e shkrimtarë të Kosovës patën marrë çmimet të nduarnduarta ndërkombëtare,që ishin nderim për kombin dhe hapësirën krijuese shqiptare, sikundër e kishim poetin me pasaportën poetike evropiane Ali Podrimja.
Për fund i bëjmë thirrje Ministrisë së Kulturës në Prishtinë,që të rinis programin e shpërblimit për të merituarit e frymës krijuese në fund të motmotit dhe, e njëjta të bëhet traditë për institucionet e shtetit të Kosovës.
Mos të harrojmë frymën krijuese të dijes e të letërsisë si dhe të fushave tjera,ndonëse shpërblimi vjetor është nderim e motivim për tipare të reja të botës krijuese e shkencore.
Me fat Motmoti i Ri 2025!
(Çikago,dhjetor,2024)

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka mbetur në rrugë dhe pa kulm mbi kokë në Nju Jork!- Nga Skënder Karaçica

Jeta shkruan romane
Këngëtarja Parashqevi Simaku erdhi në Amerikë dhe,në ëndrrat e saj kishte të bëhet pjesë e skenës në Holivud.Kjo ëndërr mbeti në dhomat e gjumit e,ajo e vazhdoi jetën në metropolet e Amerikës,ku u martua me një amerikan.Huqet e jetës e bën të vetën kur e reja shqiptare u divorcua  nga burri i saj amerikan,duke lënë një djalë të lindur në këtë martesë.
Udhët e jetës për Parashqevi Simaku morën kahje tjetër,ku vetmia dhe fryma urbane moderne amerikane e bën të përgjumur dhe,humbja e shpesës për jetë.Në dritat e qytetit milionësh të Nju Jorkut,këngëtarja shqiptare humbi themelet e shtëpisë,të familjes dhe ana tjetër e pentagramit të këngës së lehtë-popullore në këtë errësisë nuk ishte më vetvetja.
Këtu ndalet pentagrami i këngës shqiptare!
Çfarë po ndodh me jetën e trishtë të Parashqevi Simaku në Nju Jork,ku,siç vë në spikamë në lajmin e tij përmes kamarës së televizionit Klan në Tiranë,gazetarei Blendi Favziu,jeta e saj është bër e trishtë,pa shtëpi,pa familje e vetme,ku,siç thuhet me zhargonin amerikan(homles)të rrugëve në Nju Jork…!Huqet e jetës nganjëherë shembin shpirtëra njerëzish,humbin dikah e,mbrapa u shkojnë hijet e gjurmët që kanë lënë për të tjerët.Për jetën e këngëtarës shqiptare,pentagrami i këngës së bukur dhe vokali i saj u bë një klithmë në udhët  e Nju Jorkut:Nuk kam  më zë vokal e as pentagram për këngën shqiptare,sikur u thotë shqiptarëve Parshqevi Simaku,tashti e vetmuara në jetë…!
Në paraqitjen e tij Blendi Fevziu,hedh dritë për fatin e Parashqevi Simaku me shpirt të trazuar e gjendje të trishtë,që më nuk kanë vlerë fjala e përkrahjes nga shqiptarët për ta marrë në shtëpitë e veta ,ku ajo ka kundërshtuar dhe është nisur dikah me vetminë…!Ajo tashti nuk ka shtëpi,nuk ka kulm mbi kokë dhe,nuk dihet se çfarë do të jetë e nesërmja në udhët e Nju Jorkut.Për katrahurën e dhimbjes për këngëtarën tonë nuk janë në dijeni familja e saj në Tiranë,thotë Blendi Fevziu.
Jeta shkruan romane,Pararshqevi Simaku,bëhet përsonazh i dhimbjes shqiptare dhe,i bëjmë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Washington,që për këngëtarën të nisin aksionin e ndihmës për të shpëtuar nga jeta pa adresë e pa shpresë,duke ia krijuar kushtet për kthimin në Shqipëri dhe akordimin e një pensioni të artistit të këngës shqiptare.
Kemi dhimbje për artistën e këngës!Kjo është jeta do të thoshin francezët!Vokali i bukur dhe pentagrami i Parshqevi Simaku ka mbetur veçse koncertët muzikore,festivalet në Tiranë dhe,kujtimet tona pa duartroktije frenetike…!
Jeta shkruan romane për Parshqevi Simaku në Nju Jork!
(Çikago,dhjetor,2024)
 
Skënder Karaçica

TRI PYETJE PËR ADRIATIK LAPAJN?- Nga VALENTIN LUMAJ



Nga politika shqiptare ka dalë një pinjolli i ri, Adriatik Lapaj. Ky ka thirrur të shtunën një takim me shqiptarë këtu në Michigan. Unë nuk jam i informuar mjaftueshem për një gjykim të plotë për dhe në pamundësi për të marrë pjesë në takimin e tij, po e pyes nga këtu ne FB:

1-Kush e financon Adriatik Lapajn?

E kemi parë Adriatikun në një tur disi të befasishëm në Greqi, Itali, Gjermani e Europë, me ekip të gjerë që e shoqërojnë. Pra Adriatiku është në një fushatë të mirfilltë, dhe dihet së fushatat janë shumë të kushtueshme. Edhe sikur ky tur të ishte në Shqipëri, unë do të pyesja: ku i merr paratë ky njeri i ri në moshë? Si e përballon jetësën kur nuk punon? Kush ja paguan shpenzimet e jetesës gjatë gjithë kësaj kohe që merret me fushatë? Kush ja paguan reklamat? Po shoqëruesit kush ja paguan. Po sallat që rezervon kush ja paguan?

Pyetja katërfishohet momentin qe Adriatiku fillon udhëtimet politike në Evropë dhe 6-fishohet kur vjen në amerikë. Them gjashtëfishohet mbasi shpenzimet janë gjashtë herë më të mëdha. Vetëm një biletë avioni në këtë kohë festash kushton rreth $1800. Po hotelet, po restorantet, po sallat moderne të takimeve. Po të shumëzohen me numrin e shoqëruesve del një kosto shumë e lartë, që më bën kurioz të di se si e paguan Adriatik Lapaj. Nuk kam parë as Fundraiser të organizohen për fushatëne tij, sikurse ndodh rëndom në kohë fushatash.
Mbaj mend Erion Veliaj kur filloi MJAFT-in të thoshte që e financonte e ëma. Po Adriatikun kush e financon?

2-Kujt i shërben Adriatik Lapaj?

“Shqipëria Bëhet” është parti e majtë apo e djathtë?
Në fakt Adriatku ka thënë se nuk është parti por është lëvizje. Kjo lëvizje kujt i shërben të majtës apo të djathtës, qeverisë apo opozitës? Adriatiku ka deklaruar se është opozitar, por jam befasuar nga fakti se ai sulmon edhe opozitën. Pra është e sigurtë se opozitës nuk i shërben. Nëse nuk i shërben opozitës, atëherë kujt I shërben?
Edhe motoja e Erion Velise ishte “Mjaft me politikën e vjetër”, por Erioni na doli nje lapangjoz i Rames.

3-A do të krijojë një parti të re para zgjedhjeve Adriatik Lapaj?

Mua personalisht më pëlqen sistemi politik dy partiak sikurse është në Amerikë apo Angli dhe vende të zhvilluara. Pra, majtas ose djathtas, liberal ose konservator. Këto partitë e qendrës, as andej as këndej, janë përdorur shpesh si “pyka” dhe kalojnë herë me njërën dhe herë me tjetrën parti duke i dhënë pushtetin një partie që nuk e siguron shumicën e mjaftueshme. LSI-ja e ka luajtur këtë rol më së miri. LSI-ja solli në pushtet diktatorin Rama. Të paktën, LSI-në apo Partia e Lirisë ka identitet, e dimë se është parti e majtë, produkt i PS-së. Po “Shqipëria Bëhet” a do të bëhet parti? A ka kjo lëvizje një program, dhe cilat shtresa përfaqëson nëse bëhet parti, majtas apo djathtas. Përse nuk e shpjegon këtë Adriatik Lapaj?
Se nëse edhe Adriatiku na del si Erioni, atëherë “Shqipëria Bëhet” çfarë: Lopë për ta mjelur, arë për ta vjelur apo bashki për ta vjellur?!

(Video) U përkujtua me madhështi në Michigan Dom Prenk Ndrevashaj Nga Valentin Lumaj

U përkujtua me madhështi në Michigan Dom Prenk Ndrevashaj

Në Qendrën Kulturore të Kishës Zoja Pajtore në Southfield, Miçigan me nderime dhe respekt të lartë u përkujtua themeluesi i komunitetit katolik shqiptar dhe Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Primus Prenk Ndrevashaj, me rastin e 20 Vjetorit te kalimit në amshim.

Komisioni organizativ i kryesuar nga Dr. Gjeka Gjelaj, z. Valentin Lumaj dhe z. Pjerin Prekaj kishin shpallur me kohë organizimin e aktiviteteve të ndryshme për këtë përvjetor të cilat përmblidhnin një Meshë Shënjte, një Seminar Përkujtimor dhe një Darkë Solemne.

Aktivitetetet Dom Prenkën më 8 dhjetor, 2024 përkuan edhe me 8 dhjetorin 1990 të demostratave antikomuniste. Kujtoj se Dom Prenk Ndrevashaj ka qenë i përndjekur, i burgosur, i arratisur dhe i mbijetuar i terrorit komunist shqiptar.

Mesha Shenjte filloi në orën 12:30 pm dhe u drejtua nga famullitari i Kishës së Shën Palit dom Fred Kalaj dhe Dom Dino Çekrezi. Kishin ardhur enkas për këtë rast nga Shqipëria drejtori i Radio-Marisë në Shkodër, dom Prek Lazri dhe Provinciali i Rendit Françeskan, Shkodër Mali i Zi, Patër Pashko Gojçaj. Asistoi po ashtu edhe xhakoni Aleksandër Stanaj.

Si jashtë zakonisht, kisha ishte e mbushur plot me besimtarë që ndoqën Meshën Shenjte që ju kushtua shpirtit të Dom Prenk Ndrevashës.

Fill mbas meshës, në oren 2 pm, besmtarët dhe adhuruesit e Dom Prenk Ndrevashës u mblodhën në sallën e Qendrës Kulturore Nënë Tereza, ku ishte pregatitur një drekë për të gjithë të pranishmit. Salla ishte dekoruar me ngjyrat kombëtare shqiptare. Në qendër të skenës një banderolë e madhe që shpallte seminarin, ndërsa në një anë të sallës ishte zbukuruar me ornamente të ndryshme dhe një fotografi e madhe e dom Prenkës.

Seminari Përkujtimor filloi punimet në orën 2:45 pm sipas programit të parapregatitur për këtë rast. Seminari u drejtua nga çifti Valentin dhe Merushe Lumaj, aktivistë të Kishës Zoja Pajtore.

Në fjalën e hapjes z. Valentin Lumaj ndër të tjera tha se janë shumë pak ata njerëz që jo vetëm me jetën por edhe me vdekjen e tyre sjellin jetë e dritë dhe bahen frymëzim për gjeneratat e ardhshme. Një ndër ta ishte Dom Prenka. Ai na la si trashëgim kujtimet dhe veprën e tij që asht sot udhëzim për ne dhe kishat tona se si të jetojmë me Zotin dhe me njëri tjetrin, si të drejtojmë komunitetin, si të rezistojmë në ditë të vështira, si të gëzojmë në ditë të mira. Ai ftoi të pranishmit që në fjalën e tyre të sillnin kujtimet më te mira dhe pozitive nga njoha e tyre me dom Prenkën.

Znj. Merushe Lumaj paraqiti te ftuarit e rastit që ishin:

Provinciali i françeskan i Nunciatës Shkodër- Mal i Zi, Patër Pashko Gojçaj, drejtori i Radio-Marisë Shkodër, Dom Prek Lazri, famullitarët e Kishës Shën Palit, Dom Fred Kalaj dhe dom Xhovani Kokona, ish famullitari i Kishës Shën Palit, dom Anton Kcira, famullitari i Kishës Zoja Pajtore, Dom Dino Çekrezi, profesor Lisandri Kola, xhakoni Aleksandër Stanaj, avokat Joseph Dedvukaj, si dhe shumë persona të tjerë të nderuar të komunitetit dhe miq të Dom Prenk Ndrevashës

Famullitari i Kishës Zoja Pajtore Dom Dino Çekrezi foli për veprat e mira të dukshme dhe trashëgiminë që ka nga Dom Ndrevashaj dhe përgjegjësinë për të vazhduar misionin meshtarak në gjurmët e tij. Dom Dino gjithashtu tha një lutje dhe bekoi Seminarin.

Dom Fred Kalaj bëri një histori të gjatë të kujtimeve të tij që nga femijëria dhe shkollimi i Dom Prekës në Seminarin Jezuit, koha në burg, arratisja e deri me njohja e tij me Dom Prenkën. Dom Fredi foli për vështirësitë e jetës, të guximit, vendosmërisë dhe devotshmërisë së Dom Prenkës. Foli gjithashtu për anën bamirëse të tij duke ndihmuar për dokumentimin e rreth 10 mijë shqiptarëve.

Pater Pashko Gojçaj u ndal në fjalën e tij në kujtimet që nga njohja me dom Prenkën i cili dha gjithçka për t’u bërë meshtar, jeta nuk e kurseu, u përballua me shumë probleme dhe vështirësi, por me ndihmën e Zotit të gjitha i përballoi.

Dom Prek Lazri në fjalën e tij tha se Dom Prenka kishte lënë mbresa të jashtëzakonshme në jëtën e tij dhe suksesin e Radio-Marisë ja dedikoi kontributit të Dom Prek Ndrevashës.

Moderatori Valentin Lumaj lexoi një letër përshëndetje të dërguar nga shkrimtari Visar Zhiti, që titullohej “Para ikonës së Dom Prenk Ndrevashës” dhe fillonte me rreshtat: “Do të doja të sillja fjalët e nderimit tim ashtu si përuljen time para ikonës plot dritë të Dom Prenk Ndrevashaj te ju, pranë kishës “Pajtorja e shqiptarëve”, që ai themeloi në Miçigan…”.

Xhakoni Aleksandër Stanaj solli në kujtesë mbështetjen dhe shtysën që dom Prenka i dha atij në rrugëtimin e tij për ti shërbyer Kishës. Po ashtu ai falenderoi të afërmin e dom Prenkës, Ndrek Gurin për ndihmën qe i kishte dhënë.

Profesori i Universitetit të Miçiganit, Lisandri Kola në ligjëratën e tij përshkroi artin letrar dhe poetik të Dom Prenk Ndrevashës. Ai theksoi se vepra letrare e dom Prenkës asht e një rëndësie kombëtare dhe shtroi propozimin për organizimin, inventarizimin dhe dixhitalizimin e të gjitha materialeve arkivore të Dom Prenkës të ruajtura në Kishën e Zojës Pajtore.

Avokati i njohur shqiptar Joseph Dedvukaj solli përjetimet e tij me dom Prenkën. Ai tha se ishte dom Prenka që e motivoi të mësonte gjuhën shqipe kur i kishte thënë se “Zoti flet shqip”. Ai tha se babai i tij Shtjefën Dedvukaj dhe krejt familja e tij e kishin perkrahur dom Prenkë ne misionin e tij në Miçigan.

Gazetari dhe studiuesi Zef Përgega në fjalën e tij foli mbi korrespondencën e gjerë të Dom Prenkës me miqtë e tij. Z. Pergega lexoi dy letra këmbime origjinale të dom Prenk Ndrevashës me Imam Vehbi Ismajlin dhe baba Rexhepin..

Ndoc Lumaj në fjalën e tuj përmalluese tregoi disa kujtime të tij nga njohja e parë me dom Prenkën. Ndoc Lumaj tha se për nga vështirësitë, përkushtimi dhe pervuejtnia, Dom Prenka meriton te shpallet shenjt.

Aktivistja Huana Kurti shprehi mirënjohje ndaj Dom Prenkës për pritjen dhe ndihmën fillestare që i kishte dhënë mbas ardhjes së saj në Amerikë dhe tha se bamirësia e Dom Prenkës asht trashëgimia dhe modeli për të gjithë ne se si ti ndihmojmë njerëzit në nevojë.

Në vazhdim folën bashkëkohësit dhe adhurues të Dom Prenk Ndrevashës, Sopranoja Ermelinda Paparisto, Rita Gjelaj, Mark Gojçaj, Dom Xhovani Kokona etj.

Spikati fjala e gjatë me kujtime të jashtëzakonshme të bashkëpunëtorit të dom Prenkë Ndrevashës, Gjergj Vulaj, i cili mes lotësh solli përjetime që përmalluan të pranishmit.

Moderatorja Merushe Lumaj lexoi një pjesë nga ligjërata që kishte dërguar për këtë rast publicisti dhe miku i dom Prenkës, Frank Shkreli. Ndër të tjera z. Shkreli shkruante: “Ne sot kujtojmë Dom Prekën por, njëkohsisht, falë Dom Prekës, si udhëheqës, jo vetëm fetar, i këtij komuniteti, sot kujtojmë dhe festojmë edhe një histori të lavdishme arritjesh e suksesesh të komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit…”.

Dr. Gjeka Gjelaj njoftoi të pranishmit se të gjitha ligjëratat, perjetimet, historitë, shkrimet dhe punimet e kësaj dite përkujtimore do të përmblidhen në një libër që do ti kushtohet Dom Prenkës.

Moderatori Lumaj thuri tribute per Famullitarin e pensionuar Dom Ndue Gjergji, pas ardhës i Dom Prenkës, si sherbëtor i denjë i Krishtit, vizionar dhe dhe patriot, i cili e rriti dhe e zhvilloi më tej Kishen e Zojes Pajtore.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë edhe për punën dhe kontributin e famullitarit të pensionuar Dom Anton Kcira, i cili ishte në sallë, si dhe falenderoi biznesmenin Pjetër Stanaj për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë ndaj

Kishës Zoja Pajtore qysh nga koha e Dom Prenkë, së dom Ndue Gjergjit dhe vazhdon të kontribuojë.

Në përfundim z. Lumaj falenderoi Këshillin e Kishës dhe harmoninënë mes anëtërëve te tij nën drejtimin e biznesmenit Pjerin Preka, nën kryetarin Marjan Gjetja, sekretaren Viktoria Dedivanaj dhe anëtarët, Vuksan Junçaj, Fran Shkreli, Gjeka Gjelaj, Ndrec Merditaj, Lekë Pecaj, Ylli Gilaj, Ferdinand Dedaj, Luigj Nilaj, Rrok Dedivani, Zef Përgega, Kolë Burgaj, Filip Skela, Gjokë Lucaj, Ednik Toma dhe Steve Lucaj.

Seminari përfundoi me sukses të plotë punimet dhe u mbyll në orën 5:30 pm.

Në orën 7 pm dyert e Qendrës Nënë Tereza u hapën përsëri për një darkë solemne me besimtarë dhe miqtë e dom Prenk Ndrevashës. Darka u moderua me profesionalizëm nga dr. Gjeka Gjelaj dhe bashkëshortja e tij Rita Gjelaj.

Dr. Gjelaj në fjalën e tij bëri një përshkrim në detaje të jetës së vështirë por të lavdishme të dom Prenk Ndrevashës qysh nga njohja e tyre në fakultet ne Romë, më pas me ardhjen e dom Prenkës në Amerikë dhe deri në pensionimin e tij. Dr. Gjelaj tregoi të pranishmëve dëshmi dhe përjetime të patreguara më parë, që nga kushtet e vështira të jetës së dom Prenkës dhe të vetë Kishës Zoja Pajtore dhe solli dëshmi mbi tentativat për zhdukjen fizike të dom Prenkës nga sigurimi komunist shqiptar.

Znj. Rita Gjelaj solli kujtimet e saj nga njohja me Dom Prenkën, mbështetjen dhe motivimin që ai i kishte dhënë asaj në vitet e para në Amerikë. Znj. Gjelaj bëri prezantimin individual të të ftuarve të nderit të vendosur në një banket të gjerë. Ajo solli në kujtësë një nga përkrahësit dhe krahu i djathtë i dom Prenkës, Vasel Dodaj, djali i të cilit ishte i ftuar në tryezën e nderit.

Dr. Gjelaj falenderoi në veçanti besimtarin e devotshëm dhe biznesmenin Lukë Dedvukaj për kontributin e madh që ka dhënë dhe vazhdon të japë për kishën e zojës Pajtore dhe të Shën Palit.

Në emër të disa familjeve malësore Junçaj, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Dom Prenkës dhe kanë ndihmuar në sikurimin e ndërtesës së kishës foli z. Tom Junçaj.

Në emër të familjes Dodaj, foli Gjergj Vasel Dodaj.

Në emër të bijve të Dukagjinit foli z. Cam Shkambi.

Në emër të familjes sinishtaj foli Nicholas Sinishtaj.

Përshendeti po ashtu edhe avokati Joseph Dedvukaj.

Në vazhdim u kënduan disa këngë patriotike përfshi një këngë kushtuar dom Prenk Ndrevashës dhe këngës “Na bashkoi Zoja Pajtore” me tekst të autorit Ramazan Ceka kënduar nga këngëtari Fran Lucaj.

Mbrëmja vazhdoi në biseda dhe kujtime dhe u mbydh me fotografi në grupe.

Të gjitha aktivitete në përkujtin të dom Prenk Ndrevashës u organizuan nën kujdesin e këshillave të Kishës Zoja Pajtore dhe Kishës së Shën Palit me mbështetjen financiare të miqve të Dom Prenk Ndrevashës.

Kronika nga Valentin Lumaj
10 Dhjetor 2024
Photo credits Mario Pergega

 

 

“POROSIA E KULLËS” SË DR. PASHKO CAMAJ- Nga Frank Shkreli

(Fjala me rastin e promovimit të librit “Porosia e Kullës” të autorit shqiptaro-amerikan nga Malësia e Madhe, Dr. Pashko Camaj, në Qendrën Nenë Tereza të Kishës Katolike shqitaro-amerikane, Zoja e Shkodrës në Nju Jork)

Përshëndetjet e mia të gjithë të pranishëmve aty të mbledhur sot në Sallën e të Madhes tonë Shën Nenë Terezës, pranë Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”. Përshëndes dhe përgëzoj, përzemërsisht, bashk-malësorin tem, mikun, kolegun dhe autorin e librit “Porosia e Kullës”, Dr Pashko Camaj – të cilit, njëkohsisht, i kërkoi ndjesë, që në pamundësi të jem aty sot, detyrohem t’a përshëndes me këtë rast, prej së largu nga Washingtoni. Pa dashur të dukem si krahinor, më duhet të pranoj se suksesi Dr Pashkos…

“Porosia e Kullës” është titulli i librit. Dy fjalë të mëdha, dy fjalë të shenjëta – fjala: Kullë dhe fjala: Porosi, ose siç përdoret në fjalorin popullor: amaneti. Është një rrëfim autobiografik, por edhe një përvojë reale dhe aktuale shpirtërore dhe shoqërore. Është një rrugëtim, që secili prej nesh e ka berë, në rrethana tjera dhe në kohë të ndryshme. Është një tregim i cili po të heqim emrin e autorit, Dr Camaj, mund të vendoset emri i secilit prej nesh, mërgimtarë malësorë, por jo vetëm, të ardhur në Amerikë gjatë 50 e sa viteve më parë. Është një histori dhe një pasqyrë ku secili prej nesh të ardhur nga ato anë, shohim vetveten tonë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë dhe të familjeve tona, por edhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi. Si bashkvendas, me të njëjtën përvojë si Dr. Pashko Camaj, ky libër na ben të shikojmë thellë brenda vetes, ndoshta me mundësinë dhe dëshirën për të gjetur veten në një botë të huaj dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve se ku ishim, ku jemi dhe ku po shkojmë – brezi ynë dhe ata që vinë pas nesh. A është një bekim, apo një mallkim, ndoshta, braktisja e Kullës dhe e trojeve tona? Ato kulla që ndër shekuj kanë ruajtur brez pas brezi identitetin shqiptar, traditat, vlerat dhe zakonet e mira të malësorëve, të cilët shpesh e kanë ndier veten si të huaj në kullat dhe në trojet e veta shekullore.

Atyre kullave të Malësisë tonë të cilat, historikisht, kanë shërbyer një rol të dyfisht, si banesa por edhe për mbrojtje nga armiqët. Këto janë pyetje që vetëm secili prej nesh, bazuar në përvojën tonë, mund t’i përgjigjemi, bazuar në përvojën dhe në rrethanat tona specifike. Nëse braktisja e kullave tona gjatë dekadave ishte një bekim apo mallkim, kjo u mbetet historianëve të ardhëshëm të vendosin. Megjithëse autori mund të ndjehet fajtor për “ mospërfilljen” e amanetit të Kullës, duke u largua nga vendlindja – ai përpiqet të justifikoj largimin nga trojet shekullore tona për një jetë më të mirë në Amerikën e largët duke cituar që në fillim një paragraf nga Testamenti i Vjetër i Biblës – që përcakton emigrimin si një fenomen botëror i shekullit të kaluar por aktual edhe sot, ndonëse aq i vjetër sa vet Bibla:

“Zoti i tha Abrahamit: Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të tregoj. Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.” Zanafilla 12:1-20

Titulli i librit, “Porosia e Kullës” e autorit Dr Pashko Camaj është në të njëjtën kohë edhe një betim dhe mund të shikohet si thirrje brezit të tanishëm dhe të ardhëshëm të malësorëve e të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve tona në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi, që ata të mos barktisin “Kullat”. Por, nga ana tjetër, është edhe një betim solemn për t’i qëndruar besnik deri në fund, “Mbrojtjes së Kullës” si një gjë të shenjtë, një porosi e Kullës së të parëve!

Ky është edhe pikëqëllimi i këtij libri, sipas vet autorit: një mesazh e porosi për brezat e ardhëshëm të malësorëve dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet, në Amerikë – ku ndonëse ëndërrat bëhen realitet – siç është edhe vet rasti i autorit, në këtë vend të ri. Ndërsa bëhen amerikanë, ata mund të ruajnë gjithnjë rrënjët e veta dhe të mos harrojnë origjinën nga vijnë. Ashtuqë nepërmjet porosisë së Kullës, malësorët dhe shqiptaro-amerikanët, në përgjithësi të mund të ruajnë trashëgiminë dhe amanetin shekullor të brezave arbërorë edhe këtu në Amerikën e largët. Në këtë
“komb të madh, do të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim”, janë fjalët e Perendisë, drejtuar Abrahamit. “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd…”

Dr. Pashko: ti ke bërë zgjidhjen e duhur, prandaj mos e ndjejë veten fajtor ndaj të parëve tu por të jesh krenar për këtë vepër, me të cilën ti përshkruan historinë tënde, por që, në të vërtetë, përmban edhe historinë e secilit prej nesh, që në kohë tjera, ashtu si ti para 40-viteve, kemi ardhur në këtë “komb të madh” nga trevat shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ky “komb i madh”, që është Amerika jonë e dashur, të gjithë neve me origjinë të përbashkët nga vjen edhe autori Dr Pashko Camaj, na e ka bërë të mundur që “Porosia e Kullës” të jetë një bekim për secilin prej nesh si individ dhe për ne si komunitet që aktualisht luan një rol me rëndësi në jetën dhe veprimtarinë e këtij kombi të madh, të përcaktuar, si i tillë nga Perendia – si vendi që ai na “tregojë”.

Më në fund, si rjedhim, kuptohet, vetvetiu, se sa rëndësi e vlerë ka kjo vepër për historinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara por edhe për amangtet dhe “Porosinë e Kullave” të Malësisë tonë të Madhe e të dashtun, për trojet shqiptare në Ballkanin Perendimor. Për të kaluarën, për të tashmen dhe për të ardhmen. “Porosia e Kullës” përkon plotësisht me botëkuptimin e shqiptarëve të cilët dikur u lidhshin dhe mbetshin aty ku kishin dhanë fjalën, d.m.th: Besën. Besa e dhenë është porosia e ruajtur e Kullës!

Duke qenë i bindur se ashtu si Arbëreshët e Italisë të cilët ruajtën për më shumë se 500-vjet porositë dhe identitetin kastriotian në dhe të huaj – ashtu edhe shqiptarët e sotëm në “tokën e premtuar” të Amerikës — me kohë dhe me kujdes e sipas rrethanave — do të mund të ruajnë “Porositë e Kullave”, duke ruajtur vlerat dhe traditat fisnike të kullave tona, jo vetëm në Malësi të Madhe dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe këtu në botën e re — Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot për sot, askund si këtu në Amerikë nuk mund të zhvillohen me sukses përpjekjet për të ruajtur vlerat dhe traditat kombëtare.

Shpresonim se me shembjen e Murit të Berlinit dhe të diktaturës së egër komuniste në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, “çeshtja shqiptare” do të merrte, më në fund, dinamika të reja përparimi e zhvillimi, në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Kjo nuk ka ndodhur as pas 35-vjet të ashtuquajtur, tranzicion “post-komunist”. Mjerisht, kullat tona që u qëndruan me shekuj luftërave për liri e identitet kombëtar po mbeten bosh, ndërkohë që vazhdon zbrazja biblike e trojeve shekullore e shqiptarëve.

Për fat të keq, si në mërgim ashtu edhe në dy shtetet shqiptare – në Shqipëri dhe Kosovë – mungojnë udhëheqsit atdhetarë, të betuar që të bashkojnë në “një mendim e një qëllim”, mundësitë e përbashkëta kolektive në mbështetje dhe mbrojtje të interesave kombëtare, mbi ato private, partiake, ideologjike dhe krahinore. Jo, se kombi nuk ka njerëz me vlera të larta kombëtare!? Vaj medet për ne nëqoftse humbasim edhe këtë rast e mundësi historike për të cilën Kombi shqiptar ka pritur me shekuj. Mendonim se ky do të ishte shekulli i shqiptarëve! Gjithnjë shpresojmë!

Pa dashur të dukem si krahinor, më duhet të pranoj se suksesi i Dr Pashkos është edhe sukses për çdo malësor kullash në trojet tona të Malësisë së Madhe pore dhe këtu në mërgim.

Prandaj e mbyll me urimet e mia më të përzemërta, mikut, kolegut dhe bashkvendasit malësor, Dr Pashko Camajt për këtë botim duke pritur prej tij, edhe botime të tjera në të ardhmen.
Vëllazërisht,
Frank Shkreli

MËRGIMI – nga Ernest Koliqi
“Në mërgim, për arsyena të ndryshme që këtu s’e kanë vendin të rrjeshtohen, asnji popull tjetër, besoj, nuk u dënue si i yni nga fati me marrë rrugat e «gerbetit ». Ndonse e vogël, Shqipnija i ka bijt e vet të shpërndâmë në katër kandet e dheut. Të gjithë i shporon në zêmër malli i vendlindjes. Sado i vobektë, shpesh i mbështjellun nga nji grumbull kujtimesh të zymta, çerdhe e pazoja me u dhânë rritje e gjallesë t’arsyeshme zogjve të vet, prap se prap, gurt e sokakut të vendlindjes, thepi i malit, zàni i prronit, zhurma e çekerkut të pusit, ngjallin në shpirtin ma harraq nji dëshir të ndezun këthimi. Por edhe mërgimi dallohet në lloje të ndryshme. Kush del jashë visit të të Parvet për nji përmirsim gjallese por, sado larg t’a két hjedhë nevoja, nuk ia pengon gjâ udhën e këthimit, ai e ndien mâ pak mallin sepse e din që mjafton ti hypi nji vaporri ase nji avullqerrje për tu këthye në gjï të qytetit a të katundit ku u lind. Trishtim kapërthyes ndrydhë, përkundrazi,
zêmrën e atij që nuk mund të marrë udhën e këthimit n’atdhé, sepse aty e prêt nji përndjekje mizore. Ky lloj mërgimi dërmon shpirtin, tue pre çdo mundësi shmallimi”. (Shëjzat, 11-12, 1962 – faqe 362).

————————————–

Kush është Dr Pashko R. Camaj: Ai ka lindur në vitin 1964 në Mal të Zi, ku përfundoi arsimin e mesëm dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak para se të emigronte, nëpërmjet Meksikës, në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1985. Disa vite më vonë, në moshën 28-vjeçare, ai u pranua në City University of New York, ku përfundoi studimet bachelor dhe master për shkencat e mjedisit dhe të shëndetit në punë. Në vitin 2013, në moshën 49-vjeçare, ai mbrojti tezën e doktoraturës dhe mori gradën Doktor i Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias në Nju-Jork. Pashku ka botuar disa studime akademike të vlerësuara në fushën e shëndetit publik dhe kjo është vepra e tij e parë e këtij lloji. Aktualisht, ai shërben si anëtar i udhëheqjes së lartë për “MTA-Bridges&Tunnels”, një agjenci shtetërore transporti në Nju-Jork dhe është gjithashtu një ndihmës-profesor në Universitetin “William Paterson” në Nju Xhersi. Përveç kësaj, Pashku aktualisht shërben si sekretar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, “Vatra”, organizata më e vjetër amerikano-shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Albin Kurti si  Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

– Gjithashtu, kryeministri Albin Kurti është edhe njohës dhe  mëkëmbës  brilliant i doktrinës së diplomacisë preventive të Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2024), sepse vetëm në këtë kontekst e sheh perspektivën dhe ardhmërinë e  bashkësisë së sotme ndërkombëtare, që me mjete dhe me veprime aktive paqësore të zgjidhen kontradiktat dhe problemet e ndryshme brenda aktorëve të saj    relevantë, që garantojnë qëndrueshmërinë, bashkëpunimin, sigurinë kolektive paqësore, zhvillueshmërinë dhe mirëqenien e përgjithshme të mbarë njerëzimit, duke përjashtuar politikën e forcës si “mjetin e vetëm” në procesin e veprimit dhe të transformimit të bashkësisë së sotme ndërkombëtare.

Mirëpo, me gjithë njohjen e gjithanshme të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare imponohen  dy procese thelbësore që paralelisht zhvillohen, duke ndikuar dhe, duke e plotësuar njëri në tjetrin , si dhe, njëkohësisht, duke e ndërtuar tërësinë e marrëdhënieve  ekonomiko-shoqërore, politike, juridike dhe diplomatike, që ne e quajmë  sistem pozitiv juridik të marrëdhënieve ndërkombëtare.

-Sado që liderët e zgjuar me kapacitet të nevojshëm politik, diplomatik dhe juridik etj. të kenë aftësi për t’i kuptuar, zbatuar dhe interpretuar këto sfera në dobi të inetersave të vendeve të tyre, këto varen pikësëpari nga shkalla e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti është kryelideri më i ditur, më parimor, më i vendosur, më demokrat dhe më vizionar e paqësor proamerikan dhe proevropian perëndimor !

– I cili mbron me fanatizëm konsekuent  sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe interesat e tjera komplementare strategjike dhe gjeopolitike të Amerikës  dhe aleatëve të saj evroperëndimor në Ballkan. -JO të Serbisë dhe të Rusisë në Ukrainë dhe në Kosovë, përkatësisht në Ballkan e më gjerë në Evropë.

 

*** Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti:-“Duam paqe dhe bashkëpunim me fqinjtë, jo konflikte e as luftëra” ! MIrëpo, kjo nuk varet vetëm prej nesh, pra vetëm prej Kosovës demokratike.

-Duhet theksuar se, edhe në dy agresionet ilegale të Serbisë ndaj Kosovës: (1) Banjska, më 24 shtator 2023 dhe Kanali “Ibër-Lepenc” në Vara të Zubin Potokut, më 29 dhjetor 2024 (që kishin për qëllim fillin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë), triumfoi parimi dhe objektivat strategjike  të diplomacisë preventive paqësore  të  doktrinës së ish-sekretarëve të përgjithshëm të OKB-së: Dag Hamarsheld, Butros Butros Gali dhe  Koffi Annan, të  cilët në kohë të ndryshme të veprimit të OKB-së ( vitet  ’50, ’60, ’70 , ’80 e ’90 të shekullit XX) për parandalimin dhe për zgjidhjen e problemeve në sistemin bipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), hartuan dhe zbatuan  parimet e rregullat e doktrinës dhe praktikës së diplomacisë preventive.

Këtë filozofi të politikës preventive paqësore  të OKB-së e ndoqi edhe diplomacia preventive largpamëse e qeverisë më demokratike dhe paqësore e kryeministrit, strategut Albin Kurti, i cili triumfoi mbi  diplomacinë antishqiptare alla serbo-ruse  ballkanike, e cila përmes 2 agresioneve ilegale të fallangave mercenare   subversive në Banjskë ( 24 shtator 2023) dhe në Kanalin “Ibër-Lepenc” të fshatit Varragë të Zubin Potokut tentoi të provokojë konfliktin e armatosur  në Kosovën e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).

Mirëpo, biri i madh i Ismail Qemalit, Albin Kurti dhe miku e partneri lojal strategjik i Amerikës , i NATO-s dhe i 22  vendeve anëtare të BE-së, minus Spanjës, Rumanisë, Qiprosë dhe Sllovakisë, ia arriti që këto 2 agresione ilegale të luftës speciale serbo-ruse (që kishin për qëllim jo vetëm destabilizimin e rendit, të sigurisë dhe të paqes në Kosovë, por edhe përflakjen e saj në terrorin dhe në gjenocidin e Serbisë së Slobodan Milosheviqit) t’i paralizonte me sukses, duke falënderuar forcave speciale policore të Kosovës, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë (Amerika dhe NATO).

 

 

“Aleanca e Shenjtë” serbo-ruse dështoi në Veriun e Kosovës !

 

Duke qenë se kryeministri Albin Kurti  me diplomacinë e hollë  vizionare e paqësore e  “futi në xhepin e vogël”  diplomacinë antishqiptare alla serbo-ruse  ballkanike ,ngase e zbrapsi nga djegja  e Kosovës në dy aktetet agresive ilegale: (1) Banjska, 24 shtator 2023 dhe (2) kanali “Ibër-Lepenc” në Varaga të Zubin Potokut, më 29 dhjetor 2024.

S’ka fjalë se, diplomacia e Kurtit triumfoi  mbi  diplomacinë antishqiptare alla serbo-ruse  ballkanike

Së pari, diplomacia preventive paqësore e Albin Kurtit “futi në xhep” diplomacinë hibride agresive të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe të alleatëve të  tij rusë dhe rusofilë, të cilët katër vjet rresht bashkëpunuan ngusht për të përmbysur qeverinë demokratike dhe paqësore të drejtuar nga Albin Kurti. Mirëpo, fal strategjisë së diplomacisë preventive të kryeministrit Albin Kurti, të gjitha përpjekjet dhe veprimet e politikës së kërcënimit dhe të përdorimit të forcës së projektuar, financuar, mbështetur  nga regjimi kolonial dhe militarist i Serbisë. jo vetëm verbalisht në masmedia të ndryshme serbe dhe të huaja, por edhe përmes së aksioneve të luftës speciale subversive të ndërhyrjes në punë të brendshme të Kosovës.

   Diplomacia preventive paqësore e Albin Kurtit “futi në xhep” diplomacinë hibride agresive të presidentit Aleksandër Vuçiq !

Paralizimi dhe bllokimi i Dialogut të Brukselit, është meritë e diplomacisë së Albin Kurtit. Ndryshe , tani në Kosovë do të kishim një “ republikë të vogël serbe” sikurse “republikën serbe të Bosnjës”, ku sipas këtij modeli të zgjerimit të Serbisë së Madhe, do të vinte në shprehje asgjësimi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke e ndarë dhe copëtuar në kantone dhe në “zadruga” të ndryshme nën kapuçin kolonial dhe hegjemonist të Serbisë së Nikola Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit dhe të batakëve të tyre filoserbë.

Mirëpo, këtë “kënaqësi” dhe këtë “idil” për rikthimin dhe, për fuqizimin e Serbisë së Madhe në Kosovë, duke u bazuar në “gurthemelin” e “Zajednicës serbe), STRATEGJIA PREVENTIVE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËARE E KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI, E VARROSI PËRGJIRTHMONË, DUKE MOS E LEJUAR TË FORMOHET NË TRUALLIN E KOSOVËS SHQIPTARE.

Pse të mos thuhet se kjo strategji triumfuese e kryeministrit patriot, të ditur, të guximshëm dhe largpamës në mbrojtjen e interesave jetike-vitale të  shtetit të pavarur dhe sovran, ishte SHKAKTARI KRYESOR, pse tandemi ndërmjetës i Dialogut të Brukselit (2011-2024) Borell-Lajçak i propozuan BE-së që Kosovën ta fuste nën sanksione ndërkombëtare, gjoja  në emër të “mosbashkërendimit të mjaftueshëm me faktorët  evropianë ndërkombëtarë (kuinti).

Mirëpo, kjo akuzë politiko-propagandistike e ndikuar nga pala negocuiese serbe, e kryesuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqiq, nuk kishte kurrfarë baze ligjore juridike, as kushtetuese e as evropiane ndërkombëtare, sepse  kryeministri Albin Kurti bashkëpunonte ngusht me partnerët e Kuintit, me NATO-n dhe me Amerikën për mbrojtjen e rendit, të ligjit, të Kushtetutës, të sigurisë, të stabilitetit të shtetit  të pavarur dhe sovran të Kosovës nga çdo akt dhe përpjekje agresive  të Serbisë në cenimin e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës.

Për zbatimin e kësaj startegjie preventive në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, askush nuk ka të drejtë që Kurtin dhe qeverinë e tij, ta vërë nën  sanksione ndërkombëtare, ngase ligjërisht  (sips Kartës së OKB-së dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare) nuk përbëjnë kurrfarë vepre penale ndërkombëtare,por in medias res janë në përligjjen e Kartës së OKB-së, të  Dokumentit Përfundimtar të Helsinikit të OSBE-së (1975), të konventave, të marrëveshjeve, të protokolleve dhe  të rezolutave e të deklaratave të OKB-së në mbrojtjen e së drejtës së vetëvendosjes dhe të shkolonizimit të popujve dhe vendeve të kolonizuara.

Nuk ka asnjë dilemë se, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë mandatit  4-vjeçar (shkurt 2021 – dhjetor 2024) me sukses ka menaxhuar qeverisjen e krizave politike ekzistuese në Kosovë në bashkëpunim dhe në dakordim me diplomacinë ndërkombëtare të partnerëve tanë evropianoperëndimorë.

        Tanimë Dialogu i Brukselit dhe “Zajednca” kanë falimentuar, me gjithë kontaktet sporadike të kryenegociatorëve në Bruksel me Borellin dhe me Lajçakun

-Dy nga problemet më të mëdha, që paraprakisht me dhjetëra vite e rëndonin  politikën qeverisëse të Kosovës ishin : (1) Luftimi kundër korrupsionit mafioz shtetëror dhe (2) Bllokimi i “Srpska zajednicës” së “Listës serbe, që me çdo kusht dhe, me ndihmën ndërmjetësuese të emisarëve të BE-së, Josep Borell dhe Mirsolav Lajçak, donin ta formomin në Kosovë. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti ia arriti, që me diplomacinë e tij të mprehtë strategjike të nivelit sipran të Henry Kisinxherit në mbrojtjen e interesit nacional dhe shtetëror, që ta bllokonte edhe strategjinë dhe taktikën diplomatike serbomadhe (të favorizuara nga ndërmjetësit e BE-së, Borell dhe Lajçak), si dhe të mbështetura nga Moska e Vladimir Putinit dhe e Sergej Lavrovit.

-Kështu, strategjia diplomatike e Albin Kurtit “ Ia futi dy këmbët në një këpucë” Serbisë dhe aleatëve të saj serbo-rusë, duke  bllokuar  aksionet  terroriste ilegale paramilitare dhe policore në përpjekjet për të ndezur luftën në Kosovë, me qëllim të asgjësimit të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008).

Pse deri tani OKB-ja dhe BE-ja nuk i ndëshkuan ndërhyrjet  agresive të Beogradit në punë të brendshme të Kosovës ?

-Veç ndërhyrjeve të tjera kërcënuese të Serbisë kolonialiste dhe militariste në territorin e Republikës së Kosovës (2000-2024), edhe këto  dy agresione:  (1) Agresioni  direkt i armatosur kundër Banjskës me më shumë se “30” terroristë ilegalë policë e paramilitarë serbë të pajisur me shumë municion dhe me arsenal  të armëve të ndryshme, sulmuan Banjskën, më 24 shtator 2023, si dhe (2) Më 29 nëntor 2024, një grup ende i paidentifikuar terroristësh serbë sulmuan kanalin “Ibër-Lepenc” në fshatin Varaga të Zubin Potokut. Mirëpo, të dy këto aksione agresive të Serbisë u  shmangën, para së gjithash, duke  në saje të strategjisë  vizionare , të përgatitjes së lartë profesionale ,të guximit dhe  të gatishmërisë për të vepruar në terren kundër formave  dhe taktikave të luftës speciale të forcave policore të sigurisë, paramilitare dhe militare  të Serbisë së Aleksandër Vuçiqir (president), të Ivica Daçiqit, të Aleksandër Vulinit, të Ana Bërnabiqit…etj.

Për sukseset e diplomacisë preventive mbrojtëse  të kryeministrit aktual, Albin Kurti flasin edhe këto fakte të veprimtarit politik, Luan Gacaferit (pjesëtar i Partisë “Guxo”),dhënë gazetës “Bota Sot”, 3 dhjetor 2024:” Se djali i kombit (Albin Kurti – M.H.) e shporri dinarin serb në Kosovë, shporri targat e Millosheviqit në Kosovë, shporri zgjedhjet serbe në Kosovë, shporri kriminelët terroristë serbë nga Kosova, e shporri Milan Radoiçiqin nga Kosova dhe krejt në fund Djali i Kombit e çliroi Kosovën pas 22 vitesh cep më cep.” (“Bota Sot”, 3.12.2024).

Në vend se me këto të arrira të politikës dhe të diplomacisë preventive të Henry Kisingerit të Kosovës, të mburrej çdo shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë saj, del një Lutfi Hazir i LDK-së atje në Gjilan, dhe hiq më pak, (një qeveri të tillë të sukseshme demokratike parlamentare dhe paqësore shqiptare, të udhëhequr nga “Biri i Kombit” siç e ka quajtur me të drejtë z. Luan Gacaferi) e ka quajtur : “Regjim” !?

Ky ka deklaruar sa e sa herë, se në negociatat serbo-shqiptare në Vjenë për Kosovën, të drejtuara nga emisari special i OKB-së, Marti Ahtosari, i “kanë bërë koncesione të dhimbshme Sersbisë”.

-Po, kjo është më se e vërtetë, sepse Lutfi Haziri me grupin e tij, pikësëpari kanë “decentralizuar” (kanë copëtuar) territorin e Kosovës, duke e shndërruar në komuna serbe dhe në”srpska zajednica” me shumicë serbe. Çdo fshat serb e kanë bërë komunë serbe nga frika e humbjes së pushtetit dhe nga “thupra” e faktorëve ndërkombëtarë. Kështu pa kurrfarë dhembjeje kanë copëtuar serbizuar territorin autokton shqiptar të Kosovës. Veç kësaj, ai fare grupi fatkeq ka bërë krim sui generis,duke shkelur të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve, duke qenë se veç “komunomanisë” serbomadhe të enklavave dhe të eksklavave,kishave dhe manastireve serbe në Kosovë iu kanë falur me qindra hektarë tokë me të drejtë ekstraterritorialiteti (sikurse ato të kishin pasur statusin e jurisdiksionit të ambasadave të huaja në territorin shtetëror e Kosovës) !?

Ky është injoranca dhe tradhtia e tyre ndaj interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe Kosovës së Shqipërisë Etnike. Sikur të kishte pasur shtet të mirëfilltë, “Luta” me të gjithë “lutanët” e tjerë, të cilët me “Planin e Marti Ahtisarit” e kanë copëtuar territorin e Kosovës, do të duhej të kishin qenë të të gjithë në burg për veprat e tyre penale-tradhti ndaj kombit dhe ndaj shtetit të Kosovës. Këtyre fare “lutanave” nuk duhet hedhur kurrë votën, sepse asgjë të mirë popullit dhe Kosovës nuk i kanë sjellë veç shfrytëzimit , mashtrimit dhe vafrërisë, papunësisë, burgosjes dhe vrasjes masive nga regjimi çetniko-fashist gjenocidal i Slobodan Milosheviqit! KY ishte “regjim” i Slobodan Milosheviqit, jo qeveria demokratike parlamentare dhe paqësore e Albin Kurtit, e cila disa herë brenda mandatit të saj e shpëtoi Kosovën nga agresioni dhe terrori i regjimit të Aleksandër Vuçiqit (2012-2024).

Mirëpo, shihet se, edhe pas 30 vitesh  ky “qatip në politikë” nuk di ta bëjë dallimin mes këtyre dy koncepteve asimetrike për nga përmbajtja e tyre: “qeveri demokratike” dhe “regjim vrastar kriminal-mafioz-gjenocidal” !?

S’ka rezon vazhdimi i Dialogut të Brukselit pa vënien nën sanksione ndërkombëtare të Serbisë për shkak të ndërhyrjeve agresive në Kosovë.

 Urgjentisht, Serbia agresore dhe ndërhyrëse në çështjet e brendshme të Kosovës (2000-2024), të vihet nën sanksione ndërkombëtare !

–        O, shpërthimi i luftës në Kosovë është vetëm “çështje orësh” të dakordimit të marrëveshjes Vladimir Putin-Aleksandër Vuçiq !

–        -Çdo vonesë e ndërmarrjes së diplomacisë preventive  për sanksionimin e Serbisë  sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (KREU VII, Veprime në rast të rrezikimit të paqes, të prishjes së paqes dhe të kryerjes së një akti agresioni : Neni 39,40, 41 dhe 42)/ Karta e OKB-së, 1978, f.35-37/, mund të përfundojë me fatalitet për shtetin e pavarur të Kosovës, ashtu sikurse invadimi i  Ukrainës nga agresioni i Rusisë së Putinit.

Agustin M. Mirakaj: Kujtesë nga vitet 1990-1991, fillimet e protestave kundër regjimit komunist në fermën “29 Nëntori”

Kujtesë nga vitet 1990-1991, fillimet e protestave kundër regjimit komunist në fermën “29 Nëntori” – Kampi i Internimit Gradisht, Lushnje. Në foto: Sherif Kaloshi, Dioniz Previzi, Aida Kaloshi, Miri Zenuni, Rauf Tutulaku, Linda Ndreu, Rozera Kaloshi, Agustin M. Mirakaj.
Ky moment tregon luftën kundër një regjimi brutal, por edhe forcën e njerëzve të thjeshtë për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Ky moment mbetet një kujtim i rëndësishëm për të mos harruar të kaluarën dhe për të vlerësuar çmimin e lirisë. a.m

VATRA: Drejt Një “Perandorie” Fantazmë!- Nga Augustin M. Mirakaj

VATRA, dikur simbol i idealizmit kombëtar dhe frymëzimit për shqiptarët e diasporës, po rikthehet pas në kohë, por jo për të rilindur lavdinë e saj historike. Jo, në vend të kësaj, po ndërton një “perandori” moderne të fantazmave – me kryetarë të vetëshpallur, nënkryetarë të emëruar nga vetja, dhe degë që ekzistojnë vetëm në letra ose në imagjinatën e atyre që i krijojnë.
Kjo “perandori” përfshin gjithashtu departamente pa fund, këshilltarë “strategjikë” dhe një shërbim të brendshëm inteligjence, që në fakt duket më shumë si një komedi spiunazhi. Nën drejtimin e këtij aparati qesharak, VATRA ka humbur misionin e saj fisnik dhe është kthyer në një kopsht botanik konfliktesh dhe gjyqesh.
Një “perandori” ku vendimet merren për të mbajtur pushtetin e disa individëve të caktuar, ku dekoratat shkëmbehen si monedhë për të kënaqur egot personale, dhe ku ata që guxojnë të kërkojnë transparencë – si Z. Agustin Mirakaj, Znj. Nazo Veliu, Z. Mark Mernacaj, dhe Z. Valentin Lumaj – përballen me gjyqe dhe kërcënime.
VATRA, që dikur bashkonte shqiptarët për liri dhe të drejta, sot përçan dhe ndjek ata që guxojnë të thonë të vërtetën. Me këtë ritëm, “perandoria” e saj nuk do të jetë simbol i forcës, por një shembull i shkëlqyer i asaj se si të shkatërrosh një trashëgimi historike në emër të interesave personale.
Pra, për t’i vënë vulën: Në vend që të ngjitet në lartësitë e idealit kombëtar, VATRA sot po ecën mbrapsht – drejt absurditetit qesharak. #euronewsalbania #SyriTv #diaspora #albania #emisioniura

Shkodër, ceremoni nderimi për profesor Sami Repishtin

VOA Pëllumb Sulo

Në mjediset e Universitetit të Shkodrës u mbajtën sot nderime për profesor Sami Repishtin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku emigroi në vitin 1962 pasi i mbijetoi burgjeve të regjimit komunist në Shqipëri. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, gjatë ceremonive të nderimit u vlerësua kontributi i profesor Repishtit në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, lirisë dhe demokracisë.

Qytetarë, studiues dhe autoritete vendore morën pjesë sot në nderimet që ju bënë profesor Sami Repishtit në mjediset e Universitetit të Shkodrës. Duke hapur ceremoninë, rektori i Universitetit, profesor Tonin Gjuraj, tha se në kohën e sotme, kur shqetësimet për Botën dhe Shqipërinë janë të shumta, largimi nga kjo jetë i një mendimtari të madh si profesor Sami Repishti shënon një humbje të madhe. Jeta dhe vepra e tij, shtoi ai, janë një pasuri e madhe për brezat e sotëm dhe ata që do vijnë.

Si profesor në universitetet amerikane dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve ai punoi pa pushim për t’i dhënë zë çështjes shqiptare. Themelimi i Këshillit shqiptaro-amerikan dhe dëshmia e tij para Kongresit tregojnë përkushtimin e tij për të mbrojtur dinjitetin dhe drejtësinë. Përmes veprave të tij si “Pika Loti” dhe “Nën hijen e Rozafës” profesor Repishti na la dëshmi të fuqishme për vuajtjet dhe qëndresën njerëzore duke ruajtur një dritë shprese në errësirën e padrejtësive”

Ndërsa ish drejtori i bibliotekës publike “Marin Barleti”, Maxhid Cungu, tha se me veprën e tij, Sami Repishti mbajti gjallë frymën e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.

“Sami Repishti ishte një emër që do të mbetet gjithnjë i paharruar, një shembull i guximit dhe vendosmërisë përballë dhunës dhe padrejtësisë. Ai i ka dhënë kombit shqiptar një pasuri të paçmuar me veprat e tij duke mbajtur gjallë frymën e lirisë dhe të dinjitetit”.


I pranishëm në nderimet e sotme ishte edhe neurokirurgu i njohur, doktor Mentor Petrela, i afërm i profesor Repishtit.

“Kontribut më të madh, se ç’ka dhënë për demokracinë në Shqipëri dhe për lirinë në Kosovë, mos ta harrojmë kurrë këtë, nuk e ka shqiptar tjetër në këtë shekull”.

Nderimet e sotme për Sami Repishtin u organizuan nga Universiteti i Shkodrës dhe familjarë të profesor Repishtit. Mbesa e tij, Ardita Repishti, tha se axha i saj ishte dëshmues i egërsisë dhe errësirës së dy regjimeve totalitare, e megjithatë ai prap përcillte dritë, urtësi dhe tolerancë.

“Si opozitar i përhershëm konstruktiv, i mbijetuari i burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar, i kampit të Maliqit, Bedenit, Aeroportit të Rinasit, etj. kundërshtonte diskriminimin dhe hakmarrjen. Standarti që vuri axha është shumë i lartë. Ai thoshte: Nuk mund të jem si ata që më torturuan, përndryshe nuk kam asnjë dallim. Kësisoj ata kanë fitu ndaj meje. Ata më burgosën trupin, por mendja ishte gjithnjë e lirë. Kështu fitova”.

Me veprën dhe personalitetin e tij, profesor Sami Repishti u bë një zë i besueshëm për shqiptarët në mbarë botën. Gjatë gjithë jetës së tij ai shfaqi angazhim të palëkundur për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri dhe Mal të Zi.

Profesor Sami Repishti ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, më 27 nëntor, në SHBA ku emigroi në vitin 1962 pasi i mbijetoi burgjeve të regjimit komunist në Shqipëri.


Send this to a friend