Gazeta The Times njofton se ndërsa mediat zvicerane po përpiqeshin të shkruanin arsyet për tërheqjen e aplikacionit të banimit në Zvicër të Roman Abramovich, Roman Abramovich, pronari miliarder i klubit të futbollit Chelsea, me një urdhër gjykate i ndaloi mediat zvicerane të raportojnë arsyet se përse ai e tërhoqi kërkesën e tij për qëndrim në Konfederatën Helvetike.
Biznesmeni rus, 51 vjeç, dëshironte të jetonte në një qendër ekskluzive të skive të Verbierit, por ndërroi mendjen vitin e kaluar pasi kërkesa e tij u refuzua përkohësisht nga autoritetet federale zvicerane të Bernës.
Dy gazeta në Zvicër, Le Matin Dimanche dhe SonntagsZeitung, u ndaluan të premten nga publikimi i detajeve të mëtejshme. “Ekipi ynë redaktues do të vazhdojë të luftojë për të hequr ndalimin. Sfondi ka të ngjarë të jetë me interes të madh publik, “tha SonntagsZeitung.
Jacques de Lavallaz, kreu i shërbimit të emigracionit të kantonit të Valais, tha: “Duke pasur parasysh sfondin e tij financiar, ai do të ishte një taksapagues shumë interesant.”
Le Matin Dimanche dhe SonntagsZeitung njoftojnë se ato i dinë arsyet se përse Roman Abramovich ka tërhequr aplikacionin dhe do të bëjnë gjithçka që të informojnë opinionin publik pasi kjo gjë është në interes të tij./EB/BurimiThe Times
Komentet