Pas 11 vitesh një helvete luan në gjysmëfinalen e një Grande Slam
VOAL – PARIS – Nuk ka pasur vështirësi Timea Bacsinszky (WTA 24) ndaj kundërshtares, paradoksalisht më e lehta dhe më keq e renditur në klasifikimin botëror me të cilën është përballur në këtë Roland Garros të hatashëm. E ndodhur përballë belges Alison Van Uytvanck (numer 93 në botë), pasi e kishte eliminuar numrin 4 të rankingur Petra Kvitovën, lozansja i është imponuar asaj me dy sete, 6-4 7-5, duke rrëmbyer për herë të parë në karrierë një gjysmëfinale të një turneu Grande Slam. Prej vitit 2004 kur në Australian Open luante Patty Schynder asnjë helvete nuk kishte arritur në këë fazë të njërit prej turneve më të mëdhenj të tenisit botëror.
Vodezja e ka nisur lojën me dëshirë dhe përqëndrim, duke arritur shumë shpejt një 3-0 me dy break në setin e parë. Kundërshtarja është përpjekur të rihyjë në lojë duke ia vjedhur një shërbim lozanases në lojën e kaër, por nuk ka arritur të përmirësojë gjë. Pastaj gjithçka ishte në duart e Bacsinszky-t.
Tani për tenisten zvicerane vjen sfida më e ështirë, duke pasur përballë lojtaren më të fortë të globit, Serena Williams, e cila e ka shkatërruar italianen Sara Errani (17) me 6-1 6-3. Kundër amerikanes kryeqbardha ka lutjur dhe humbur në dy raste, duke marrë në të dyja rastet vetëm një set: në Romë më 2010 dhe ne turneun e fundit të Indian Wells. sda/ats
Komentet