VOAL – MILANO – Ndërsa bëhen gjithnjë e më ngulmues zërat nga tregu i futbollit se së shpejti ai shkon në Wolfsburg në shkëmbim të kroatit Ivan Peresic, populli interist është shfrenuar në internet për të bllokuar gjithçka.
Tifozët e Beneamata – o së paku një pjesë e mirë e tyre – duan ta mbajnë fort Xherdan Shaqirin dhe kanë ndërmarrë në Twitter hashtagun #SaveShaqiri i cili është duke pasur një sukses të madh. Por drejtuesit e klubit siç shihet nuk duan t’i dëgjojnë dhe lojtari fantazist i kombëtares zvicerane është gjithnjë drejt derës së daljes të San Siros. ats



Komentet