Kryeministri Kurti, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, e cila po mbahet për situatën në veri të vendit, ka përmendur emrat të cilët sipas tij, organizuan e sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.
“Situata në veri na ka ndihmuar për identifikime të vlefshme” – ka thënë Kurti.
Millorad Jeftiq, është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal. Shpëtia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë të kësja strukture ilegale. Ata aty janë duke punuar në këto struktura ilegale, për të organizuar sulme të tjera.
Miçko Jevtiq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtëquajur Mbrojtja Civile, bashkë me të Rajko Jevtiq ish këshilltar i Listës Serbe dhe ish drejtor në Komunën e Zveçanit.
Danilo Josifoviq, i njohur me nofkën “përki”, gjithashtu anëtar i formacionit ilegal Mbrojtja Civile.
Liljana Aksentieviq, zëvendësuese e të ashtëquajturit kryetar i organit të përkohshëm në Zveçan, që ka urdhëruar të gjith punëtorët ilegale të Zveçanit të dalin para Komunës.
Personat e maskuar që po i shohim në video, janë të udhëhequr nga ish kapiteni I Policisë së Kosovës, Aleksandër Filipoviq, që shtirej se është integruar. Ai më 29 maj e ka rrahur një qyetar serb, pasiqë ai ka qenë duke inçizuar me telefon.
Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan është pjesëtar i organizatës kriminale serbe Severna Briganada.
Milan Zhivkoviq, po ashtu pjesëtar i të njejtës organizatë.
Danillo Krivokapiq, Jovica Llazoviq, Nikolla Radimiroviq, vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq. Kjo organizatë kriminale në rrjetet sociale ka postuar lajm, se Wagner ka arritur në Kosovë.
Po ashtu i lidhur me këtë grup kriminal rus është edhe Damian Knezheviq, ky kishte organizuar së bashkë me organizatën e tij protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje me ç’rast u patën identifikuar një numër i madh I personave me simbole ekstremiste ruso-serbe.
Përsonat tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it: Vlladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejt me presidentin serb Vuçiq.
Daniel Gjukiq, bashkë me një grup tjetër kanë gjuajtur shok bomba, janë pjesë e grupit të Radojiqit.
Milosh Gjukiq, ka raporte të ngushta me djalin e Vuçiq.
Milan Tomiç, i lindur në Obiliq ka marrë pjesë në shpimin e gomave të veturave të Policëve.
Peter Milosheviq, Dejan Jevtiq, Nikola Valdini, Milan Zhivkoviq, Vuk Brankoviq, Lluka Vllaskoviq, Bozhidar Todoroviq dhe Radisha Denoviq.
Fotografia e cila e mori vëmendjen e mediave sociale gjithandej ishte e Daniel Shmigiqit, i cili ka qenë e mbase edhe tash është shofer e truproje i Igor Simiçit. Ai ka ushruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.” ka thënë Kurti.
“Në protestat e dhunshme ka qenë prezent edhe tifo-grupi i Cërvna Zvezdës. Ne kemi panumër dëshmi e evidence për këto ngjarje,”, ka shtuar tutje kryeministri. syri.net