Më 22 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vërtetoi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, shpallur në shkurt 2008. Para vendimit të GjND-së, Serbia loboi fuqishëm për të bindur shtete në mbarë botën që të refuzonin njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke pretenduar se ishte kundër të drejtës ndërkombëtare. Tani që Gjykata ka marrë vendim dhe është mënjanuar baza e paqartësive, Beogradi po fillon të kuptojë se ekzistenca e Kosovës si shtet sovran është e pakundërshtueshme dhe njohjet e reja të statusit mund të hapin rrugën për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë, në vend që të respektojë vendimin e GjND-së – vendim që e kërkoi vetë – Beogradi iu është kthyer provokimeve të dhunës në pjesën veriore të Kosovës, hapësirës që e ka kontrolluar dhe manipuluar financiarisht dhe politikisht që prej se Kosova u vendos nën protektorat të OKB-së në verën e vitit 1999. Pas disfatës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Beogradi tani dëshiron të rihapë bisedimet me Prishtinën në përpjekje për të aneksuar veriun – ashtu siç qe në gjendje të marrë “Republikën Serbe” nga Bosnje-Hercegovina në Marrëveshjen e Dejtonit më 1995. Bashkësia ndërkombëtare në të vërtetë shpërbleu Beogradin për gjenocid kur krijoi një entitet politik, që nuk ekzistonte më parë, të quajtur “Republika Srpska”.
Duke iu druajtur kokëfortësisë në rritje të Serbisë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të shtyjnë udhëheqjen politike të Kosovës drejt tavolinës së bisedimeve, siç pandehin, për t’u marrë me “çështje teknike” dhe sipas fjalëve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK) për të “zgjidhur dallimet” dhe për të “zhbllokuar rrugën drejt integrimit më të gjerë evropian” (26 gusht, “Kosovo and Serbia after the ICJ Opinion”). Në të vërtetë, bashkësisë ndërkombëtare i janë shterur idetë për të siguruar bashkëpunimin e Beogradit dhe po i bën trysni shqiptarëve që t’i bëjnë Serbisë lëshime të mëtutjeshme. Fakti se “veriu nuk ka qenë nën autoritet të efektshëm të Prishtinës për dy dekada” dhe se “popullata e serbëve nëpër fshatra nuk pranon të integrohet në Kosovë” po paraqitet si arsyeja kryesore për bisedime të reja. Megjithatë, i njëjti raport i GNK-së nuk shpjegon shkakun burimor të problemit. Që nga përfundimi i luftës, bashkësia ndërkombëtare ka mundësuar de facto ndarjen të Mitrovicës dhe nuk ia ka dalë të ndalojë strukturat paralele në veri, të financuara nga Beogradi. Ndërsa ndërkombëtarët mbështetën zbatimin e “planit të Ahtisaarit”, i cili për vetëm dy vjet i bëri të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë shumetnike, duke integruar serbët e Kosovës në degët ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore, askush nuk e provoi apo testoi ndonjëherë planin e Ahtisaarit në veri, duke lejuar Serbinë të konsolidojë kontrollin atje.
Bisedime të reja pa njohjen e Kosovës do të miratonin qëndrimin e Beogradit se tregimi i Kosovës nuk ka mbaruar sepse Serbia thotë ashtu. Më e keqja, me bisedime të reja do të ngrihej pezull përfundimi i statusit të Kosovës dhe funksionaliteti i shtetit të ri, kurse paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm për Kosovën dhe rajonin do të ishin të pakapshme.
Politika e marrjes me të mirë, që Perëndimi historikisht ka ndjekur ndaj Serbisë, është problemi parësor dhe raporti i GNK-së e reflekton këtë. Albert Rohan, ish-i dërguar për statusin e Kosovës, pohoi pikërisht këtë kur u tha gazetarëve në Prishtinë më 27 gusht se raporti i GNK-së “përdor të njëjtën gjuhë si rezoluta serbe për Kosovën në Kombet e Bashkuara” – rezoluta që po kërkon bisedime të reja për statusin e Kosovës dhe që fatkeqësisht Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është përgatitur ta shqyrtojë më 9 shtator.
Politika e marrjes me të mirë ndaj Beogradit ka qenë thelbi i qasjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj konfliktit të Ballkanit që nga koha kur diktatori i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, nisi katër luftëra agresioni në Ballkan, i papenguar deri dhjetë vjet më vonë, kur një fushatë bombardimesh e NATO-s, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, i dha fund marshit të tij për gjenocid në Evropë. Deri atëherë, më shumë se 300 mijë myslimanë të Bosnjës dhe 15 mijë shqiptarë të Kosovës kishin humbur jetën, katër milion njerëz ishin zhvendosur dhe fshatra, qytete, ferma e fabrika ishin kthyer në gërmadha. Kur më shumë se një milion shqiptarë, të cilët ishin dëbuar prej Kosovës nga trupat e Millosheviqit, shumë prej tyre të ngarkuar nëpër trena internimi, u kthyen në shtëpi në fund të luftës në qershor 1999, Perëndimi është dashur të njohë pavarësinë e Kosovës, të informojë Beogradin se ka humbur legjitimitetin për të qeverisur Kosovën dhe të ndihmonte Serbinë drejt demokratizimit. Në vend të kësaj, Serbia asnjëherë nuk u detyrua, siç është dashur të detyrohej si Gjermania më 1945, të përballet me të kaluarën gjenocidore dhe ta transformojë atë. Sistemi i korruptuar dhe ksenofob, që Millosheviqi krijoi në Serbi, nuk është shpërbërë akoma – çfarë çon jo vetëm në dëm të shqiptarëve, por edhe në dëm të serbëve.
Beogradi vazhdimisht
është shpërblyer për papajtueshmërinë e treguar dhe për këtë arsye Presidenti serb Boris Tadiq ka bërë këdo të mendojë se qeveria serbe mund të kapërcejë me sukses vendimin e muajit të kaluar të GjND-së dhe të kalojë në një fazë të re diplomatike – një në të cilën Beogradi bëhet aktor rajonal në kërkim të më shumë karotave nga një Bashkim Evropian i përçarë dhe nga Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjitha, kjo sjell tek aneksimi i komunave veriore të Kosovës, nga Mitrovica e tutje, ku Serbia vazhdon betejën për territore, që e ka zhvilluar në Ballkan për njëzet vjetët e fundit. E tillë ka qenë gjithmonë lëvizja përfundimtare e Serbisë – jo rikthimi i krejt Kosovës, por në vend të kësaj gllabërimi i territoreve, që do të zbuste në dukje problemin moral të Serbisë se ajo nuk beson që kombet mund të jetojnë krahas saj, por vetëm nën pushtetin e saj.
Njëzet vjet dështimi për të mbështetur një zgjidhje paqësore dhe integruese në veri po arrijnë kulmin tani me thirrjet për të këmbyer pjesën veriore, kryesisht serbe, të territorit të Kosovës me pjesët me shumicë shqiptare të Serbisë jugore në Luginën e Preshevës. Por, për sa kohë që Serbia të refuzojë të njohë pavarësinë e Kosovës, ky shkëmbim tokash vetëm do të çonte përpara interesin e Beogradit për të copëtuar Kosovën, për të
ushtruar kontroll mbi të dhe për të trasuar rrugën drejt shkëputjes në një fazë të mëvonshme. Kjo nuk do t’ua përmirësonte jetën afro 50 mijë serbëve, që jetojnë në veri dhe, si për ironi, sipas planit të Ahtisaarit do të kishin përfituar lidhje edhe me Prishtinën edhe me Beogradin. Dhe as nuk do të shtynte Beogradin që të vendosë marrëdhënie konstruktive dypalëshe me Kosovën. Në të kundërtën, një ujdi e tillë do të fuqizonte pohimin e Beogradit për shkëputjen e veriut, duke lënë Kosovën në harresë si shtet të dështuar e të varur nga ndihmat dhe me prani ndërkombëtare për shumë vjet.
Në vend se të dëgjojë qejfet e Beogradit duke përkrahur këmbimin e territoreve dhe popullatës – posaçërisht kur Brukseli po predikon bashkekzistencën mes grupeve etnike në cilindo vend tjetër në Evropë – Perëndimi duhet të nxitë bashkekzistencën reciproke dhe të drejtat e njeriut në mbarë rajonin, në pritje të ditës kur të hiqen të gjithë kufijtë dhe vizat në Ballkan. Por kjo nuk do të ndodhë derisa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të mos përballen me bashkëfajësinë e tyre në luftërat ballkanike të shekullit XX dhe pasojat e tyre. Realpolitika, parimi udhëzues i politikës së jashtme perëndimore për dy dekadat e fundit në Evropën Juglindore, ka dështuar mjerisht sepse ishte i shkëputur nga të drejtat e njeriut. Ai bëri që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të ngurronin dhe të rrinin duarkryq të shumtën e kohës gjatë kasaphanës më të madhe në zemër të Evropës që prej Luftës së Dytë Botërore dhe si rrjedhojë bëri që Perëndimi të pranonte barazi të rrejshme mes dorasëve dhe viktimav për shakak të besimit të pabazë se tëgjitha zgjidhjet e probleme të Ballkanit Perëndimor mund të gjenden ë Beograd. Përparimi është i mundshëm kur të drejtat e njeriut dhe antiracizmi të jenë thelbi i përfshirjes ndërkombëtare në Kosovë dhe jo shpërblimi i sjelljes së dhunshme për shkak se nuk kemi durim dhe vullnet për t’iu kundërvënë asaj.
Në vend se të kënaqë oreksin ekspansionist të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare duhet t’i ndihmojë Kosovën të zbatojë sistemin e saj të përparuar të të drejtave për komunitetet, çfarë do të lehtësonte hapjen e një procesi të ri politik që nuk është as i orkestruar e as i manipuluar nga Beogradi. Për zgjidhje duhet të ketë një qasje të shekullit XXI, e cila kërkon nisma paqësore qytetare për të integruar Kosovën veriore – hapësirën me gjendjen më të rëndë në Evropë sa i përket sundimit të ligjit. Këmbimet e territoreve ose gllabërimi i tyre, që u orkestruan kryesisht nga Perëndimi gjatë shek. XIX, nuk duhet të përsëriten në Evropën e sotshme, ku kufijtë janë në zhdukje e sipër.
–
Shirley Cloyes DioGuardi është këshilltare për çështje të Ballkanit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Roland Gjoni është ekspert i së drejtës ndërkombëtare që punon në Kosovë.
5 shtator 2010
—
It’s Time to End the Appeasement of Serbia
by Shirley Cloyes DioGuardi and Roland Gjoni
On July 22, the International Court of Justice (ICJ) affirmed the legality of Kosova’s February 2008 declaration of independence. Before the ICJ ruling, Serbia lobbied hard to convince states around the world to withhold recognition of Kosova’s independence, claiming it was against international law. Once the Court ruled, Belgrade began to realize that Kosova’s existence as a sovereign entity was irrefutable. But instead of respecting the ICJ ruling—a ruling that it requested—Serbia attempted to override the Court by introducing a draft resolution at the UN General Assembly that would invalidate the ICJ’s opinion and call for a continuation of status talks between Kosova and Serbia.
Following pressure from leading EU member states, Serbia was forced to create a new draft, one with “softer” language, which was unanimously adopted by the General Assembly. Although viewed in many diplomatic quarters as a departure from Serbia’s intransigence, the new resolution was no more that a call for renewed talks on Kosova’s status concealed as a “dialogue” on all “open issues.” By the time the negotiations over a new resolution were over, the European Union had become a more significant player in the matter of Kosova’s contested statehood and Serbia received more pledges for a fast-track EU integration process and assurances that Kosovar leaders would be summoned to talk with Belgrade again—almost three years after Kosova declared its independence. New talks without recognition of Kosova’s independence, however, have the potential to throw the finality of Kosova’s status and the functionality of the new state into free fall, insuring that lasting peace and stability in the region will remain elusive.
Since the UN General Assembly resolution was adopted, only Honduras has recognized Kosova—leaving no doubt that the slow pace of recognition will continue until negotiations are over. In addition, the recent resignation of Kosova’s president, Fatmir Sejdiu (after the Constitutional Court ruled that he had committed serious violations of the law by maintaining both the position of head of state and leader of a ruling coalition party), has weakened Kosova’s government. The new elections expected to take place this winter will bog down the government and further undermine its legitimacy, at a time when the European Union and Serbia will be actively engaged in developing an agenda for new talks. The United States, meanwhile, will be waiting in the wings to review the proposed agenda.
The European Union and the United States seem to believe that all solutions for the Western Balkans are found in Belgrade, and they have been trying for months to push Kosova’s political leadership to the negotiating table, purportedly to deal with “technical issues.” In reality, the international community has run out of ideas for securing Belgrade’s cooperation and is putting pressure on Albanians to give further concessions to Serbia. The fact that the Serb-populated northern part of Kosova has not been under Prishtina’s authority is ostensibly the main reason for renewed talks. But the root cause of Prishtina’s inability to govern the north is not acknowledged.
Since war’s end in 1999, when Kosova came under the protection of the United Nations, the international community has enabled the de facto partition of Mitrovica, allowing Belgrade to consolidate its power there. While the internationals pushed Prishtina to implement the “Ahtisaari plan” (the final status settlement named after its creator, UN Envoy Martti Ahtisaari), which in only two years made all state institutions in Kosova multiethnic, integrating the Kosova Serbs into the legislative, executive, and judicial branches, no one tried or tested the plan in the north. On the contrary, the day after Kosova declared its independence in February 2008, the West stood idly by as Belgrade-supported extremists burned Kosova’s border crossing, customs checkpoints, and courthouses in the north. A month later, it watched as Serbian-controlled extremists killed a Ukrainian peacekeeper and injured 80 international police officers, when UN personnel tried to reopen a courthouse. In spite of these and other continuing acts of lawlessness, the West has never put pressure on Serbia to withdraw its financial and political support for illegal, parallel structures in the north.
Appeasing Belgrade has been the centerpiece of the international community’s foreign policy approach to the Balkan conflict ever since the late Serbian dictator Slobodan Milosevic began waging four wars of aggression in the Balkans unimpeded until a NATO bombing campaign led by the United States ended his genocidal march across Europe ten years later. By then, more than 200,000 Bosnian Muslims, Croats and Kosovar Albanians were dead, four million people had been displaced, and towns, cities, farms and factories lay in ruins. When more than 1 million Albanians who had been driven out of Kosova, many pushed onto deportation trains, returned home at war’s end in June 1999, the West should have recognized Kosova’s independence, informed Belgrade that it had forfeited its legitimacy to govern Kosova, and set Serbia on a path to democratization. Instead, Serbia was never forced, as Germany was in 1945, to confront and transform its genocidal past. The corrupt, intolerant system that Milosevic created in Serbia has yet to be dismantled—not just to the detriment of Albanians, but to the detriment of Serbs.
This is why Serbian President Boris Tadic has every reason to believe that his government can successfully leapfrog over the ICJ ruling and into a new diplomatic phase—one that seeks the acquisition of Kosova’s northern municipalities. Belgrade wants to reopen negotiations with Prishtina in an effort to expropriate the north—just as it was able to extract “Republika Srpska” from Bosnia-Herzegovina at the Dayton Accords in 1995. This has always been Serbia’s endgame—not the reclamation of the whole of Kosova, but instead a land grab that would overshadow Belgrade’s moral problem of insisting that nations live under Serbia, not alongside it.
Twenty years of failing to push for a nonviolent, integrationist solution in the north is now culminating in calls for Kosova to trade the largely Serb northern part of its territory for the Albanian majority parts of southern Serbia in the Presheva Valley. But internationals should know that Serbia’s real objective is neither to improve the lives of the roughly 50,000 Serbs living in the north nor to finally resolve the conflict. On the contrary, such an arrangement will embolden Belgrade to seize the north and leave Kosova in limbo as a failed state, dependent on an international presence for years to come.
Instead of fulfilling Serbia’s expansionist appetite by entertaining land swaps and population exchanges, the West should promote mutual coexistence and human rights throughout the region in anticipation of the day when all borders and visas in the Balkans will be removed. It should champion a new 21st century political process that is neither orchestrated nor manipulated by Belgrade. The way forward should entail making human rights and anti-racism the linchpin of international involvement in Southeast Europe and not rewarding violent behavior because we have no patience and willingness to confront it.
Shirley Cloyes DioGuardi is Balkan Affairs Adviser to the Albanian American Civic League and Roland Gjoni is an expert in international law working in Kosova.
This article was first published in September 2010 in Express in Kosova and in Shqip in Albania and subsequently in more than fifteen publications, including Balkan Insight on October 29.
Komentet