Shqiperia ndodhet realisht ne nje situate kritike. Lekundjet e tokes vazhdojne, termetet kane demtuar dhe shkaterruar nje numer te madh ndertesash, kane plagosur dhe marre jete njerezish, qytetaret kane mbetur ne qiell te hapur, rreziku sizmik egziston, edhe frika, kerkesat per ndihme jane emergjente ne çdo moment, dhimbja eshte e pashlyeshme, por ndjeshmeria dhe solidariteti njerezor nuk mungon.
Pikerisht ne nje gjendje te tille te katastrofes sizmike, ne nje situate te jashtezakonshme, ku kontaktet nepermjet mjeteve te informimit jane kaq te domosdoshme, kryeministri i vendit paturpesisht, pandjeshmerisht, papergjegjshmerisht, si nje despot dhe autokrat paralajmeron mbylljen e portaleve dhe kanaleve te informimit qe mbulojne me transparence realiste gjendjen e jashtezakonshme te situates alarmante ne vend.
Ne nje situate te tille ku mediat jane zeri percjelles i qytetareve, te demtuarve, nevojtareve dhe i forcave vullnetare bashkepunuese ne zonat e demtuara nga termetet, kryeministri i vendit te rrenuar nga kjo katastrofe urdheron mbylljen e portaleve, te cilat kritikojne paaftesine organizuese dhe keqmenaxhimin e emergjences civile te qeverise se tij.
Ne vend qe si drejtues i shtetit te reflektoje me pergjegjesine e postit qe mban, duke qene aktiv praktikisht mes te demtuarve, paturpesisht del neper ekrane duke fyer kundershtaret politike, duke i bere presione mediave, duke mbrojtur klientet e tij qe zoterojne parate e taksapaguesve shqiptare dhe duke u justifikuar per mungesen e fondeve te shtetit.
Eshte fatkeqesi per Shqiperine nje kryeminister i tille. Roli i tij si qeveritar, ne nje situate kaq emergjente, eshte kaq absurd, kaq negativ dhe i pandjeshem, duke renduar problemet e popullit te tij, qe gjendet ne meshiren e fatit dhe ndihmes konkrete te botes.
Toka vazhdon te dridhet, njerezit po jetojne realisht me friken duke perjetuar ne te njejten kohe edhe tragjedine e humbjeve, ndersa ndihmojne njeri-tjetrin me te ardhura financiare, materiale dhe strehe, duke deshmuar modelin me human te solidaritetit.
Ndersa kryeministri zapton ekranet (kur praktikisht duhet te ishte ne terren, atje ku specialistet nga e gjithe bota po kerkojne jete njerezish nen rrenoja). Ai flet papushim tamam si nje delirant qe i thote genjeshtra vetes, duke terhequr vemendjen nga teatri i tij absurd, me lajthitjet narciste, patetizmin emocional dhe ligesine e paskrupullt.
Si mund te jeni kaq i paturpshem kryeminister, kaq cinik, kaq i pafytyre, kur per fatin tragjik te Shqiperise po lutet dhe po kontribuon e gjithe bota?!
Si guxon ne nje situate te tille te çensurosh dhe te godasesh lirine e medias informuese?!
Kolegut Enkel Demi i eshte mbyllur portali 27.al, sepse shkrimet e tij realiste, sikur te skalitura nga nje dalte e mprehte, nuk e benin te ndihej rehat kryeministrin e papergjegjshem te Shqiperise.
Ti je vertet turpi i Shqiperise kryeminister. Po kaq edhe i paafte dhe megalloman i perbuzur nga kombi shqiptar.
Duhen arrestu te gjithe parlamenti une .te gjithe deputetet tane Jane anti shqiptare.
Turp te keni ju qe perhapni panik. Ju sjeni gazetare nuk keni as nje therime etike profesionale ne gazetari. Duhej tju kishin qeruar prej kohesh. Te keni turp dhe pas ketij artikulli qe keni shkruar sot.
Turp që ska më tej dhe atë nga kryeminstri, jeton apo nuk jeton ai në Shqipëri? Është apo nuk është Kryeministër i vendit. Apo është boss i bossave narkokriminelëve…?
Ai tani po e tregon ftyrën e tij të vërtetë prej hiçkushi. Të mjerët shqiptarë çfarë po u ndodhë me te!
KM ka nja 40 vjet qe ka ik per lesh. AI s mundet, se po te ish per te, kish fut ne burg gjithe popullin. Te vetmit qe ai I ka qejf jane; halabaket, krimibelet(sidomos) dhe ata qe jane me te cmendur se ai.
mso te shkruash ti pastaj eja na trego cmendurin e kryeministrit ton……po njerz si puna juaj nk i kan syt n ball t shohin ca njeriu eshte ai ……