Berlin, mesgusht 2020
1.
Kohët e fundit s’kam shkruar shpesh për Maqedoninë shqiptare. Kosova ishte kthyer sërish në pikën turbulente e, natyrshëm, do t’më rrëmbente vëmendjen dhe energjitë. Mendoja, ashtu si tani, se një Arbni veriore e ringritur, do t’shpërndante energji e ndikim të mbarë politik dhe në Iliridë.
Megjithatë, s’mund t’mos impenjohesha, në mënyrën time, ndër zhvillime elektorale të pjesës së poshtme, juglindore e aq të bukur, të Atdheut. Ishte alfabeti i gjakut që kërkonte këtë…
Dhe ky impenjim nga larg, ka formën dhe notën modeste të thirrjes: që t’shihet e vërteta në sy dhe të vritet frika prej lirisë.
2.
Ndaj, iliridas rrënjëlashtë dhe emërmëdhenj,
mos votoni numrin 9! Ju thërrasin prapë njëj patosi të konsumuar, por ju mos e votoni.
A nuk mjafton një jetë për të lexuar mashtrimin? Për të ndjerë tehun e vuajtjes, varfërisë, shpërnguljes e pabesisë? Dhe, pra, vendin e të dytit – e kjo dmth. vendin e humbësit në tokën e vet?
Mos votoni më numrin nopran 9!
Sepse duke injoruar atë, ju refuzoni Idiotin me pagesë, atdhetarin e Maqedonisë, ajatollahun e vogël e të neveritshëm që nuk merr kurrë mbi supe detyrime pushtetesh, por rri mënjanë e sehiron…
Dhe sepse, anashkalimi i ndërgjegjshëm i këtij numri rrëzon kupolën e krimit, hajninë legale, mbytësit nepotikë të Ëndrrës suaj, e dhunëtarët e njëjtësisë së shansit për lumni…
Natyrisht, nëse nuk votoni – e s’duhet t’a votoni – numrin 9, ju i grisni petkun fshehatar kryefistarit të “popullit të padukshëm”, kësaj bote të zellshme spiunore, pastaj shfuqizoni trathtarin e karrierës: kolaboratorin e shtetit sllav që, kështu i komponuar, është armiku juaj.
Gjithësesi, ju, të çmuar bashkëkombës, nuk do t’përligjni më grabitësin e fatit dhe pronës suaj. E, poaq, vjedhësin publik të bukës dhe gëzimit të djalërisë shqiptare që, e pashpresë, degdiset udhëve botës…
Tani, në vend të shprehjes së besimit për kthjellësinë dhe vendosmërinë e prerë, ju them vëllezërisht e përulshëm: votoni për Veten tuaj, ju të dërmuar nga frika e të poshtëruar nga mohimi!
Nëse pa ju s’mund të ketë Maqedoni, aherë përse duhet të ketë Maqedoni kundër jush?
3.
Këtë presin nga ju, jo vetëm Votra dhe Fëmijët që nuk duan më disfatat e brezave, dhimbjet, makthet, zhgënjimet dhe deshpërimin tuaj.
Ata duan fitore. Ag të ri. Dhe triumf të lavdisë së racës.
Por, njëkohësisht, këtë presin të gjithë nacionalistët e kulluar, kudo që zemra ndjen e pulson shqip!
4.
Së fundmi, e zbërthyer sërish: shpërfilleni, përbuzeni dhe refuzojeni 9-tën, këtë numër të mallkuar.
Dërgojeni të zon’ë e tij përgjithmonë atje në strehën natyrale: në pluhnajën e historisë! E, ashtu, hapni portat e mëdha të jetës së lirë të njeriut të lirë.
Maqedonia e veriut, ose duhet të jetë Dyetnike në të gjithë piramidën shtetërore ose nuk e meriton ekzistencën mbi varrin e interesit shqiptar!
r. k.
Komentet