Në vizionin tand
Gravitonte kombi.
Me hapin tand
Ecte atdheu.
Tue shkri nëpër damarë,
Tue mbajt mbi supe
Shekujt e hershem edhe të vonë
Nëpër gurgullimat
e Marahunes,Drilonit,të Astibosit
Nën plisin përjetsisht të bardhë
të Arbanasit,të Sharrit,
të Pindit
Filloi me buzqeshë
Dardania Antike
Në Vulën tande
Shqiponjes krenaria iu ringjall
në fluturim drejt yllit dardan.
Në Artin e së mundshmes
Ti valltari ma i imirë
nëpër skenat ilirjane.
Jo në maje shpate
me fuqinë dhe shkathtsinë e muskujve.
Por në majën e gjuhës
Nëpër zikzaket shumëngjyrshe të arsyes.
Nji gjoks mbylli nji grykë topi,
Në histori u ngrit shtatore mbi vdekjen.
Ti mbylle Shpellën e ferrit
Prej nga nëpër dekada e shekuj
Çparnagohej Boreu
Me u sul me tërbimin e bishës,
Me shfrenimin shoven
Anti Dardano-Kosovar.
Sepse Ti e indentifikove me kohë,
Me vend e përdore
Si ushtar i mirë
Armën ma të fuqishme të kombit
KAMBNGULJEN STOIKE
Unë jam Unë
As nuk zhbihem
As nuk zhbahem.
Djali Babën do ta trashigojë,
Kosovari-Dardanin.
Me ball ma krenar,
Me shpatulla ma të gjana,
Me frymmarrje ma të lirshme.
Kjo pendë, mur kinez
E ndërtueme me durimin e të pavdekshmit
Ia ndrroi kahjen stuhisë.
Fusha e tej ngime në gjak
Përherë të pare i shpëtoi përmbytjes,
E mposhti Balozin.
“The Friend in need
Is the Friend indeed”
Po i ndryshohej padyshim
kahja historis.
Pak fole, shum the.
Prajshëm u shprehe,
Zani yt kaloi oqeanet.
Trokiti po aq prajshëm
Ne veshin e njerzimit
Ma imadhi i botës të tha:
Ti, ma i shtypuni,
Ma i nëpër kambuni
I Kontinentit të Vjetër
Ma kurr pranga s’do të kesh mbi duer,
nëse vetveti ato nuk ia ven.
Oborrin ma kurr s’do ta kesh të përmbytun në gjak,
Nëse vetvetes gjakun nuk ia derdh.
Kosova kishte vesh
Kostumin e nusnis.
Priste vetëm vellon
Me ia ngrit mbi ball.
Burri ma i merituem
Në buzë urimin me ia vulos.
Krenarin për emën,
përjetë me ia ringjall.
Kur pa rreshtat
E krushqve rranzë mali jo,
Ishin vargjet e homazheve
nëpër gjatsinë e bulevardeve.
Jo për Rexhën në grazhd të kalit,
Por,për Prijsin në holl të Kuvendit.
Kanga hollsi sqaruese
Kurr s’ka dhanë,
Cili kal e vrau Rexhën?
Përveç se thot
Ka qenë vranq.
Por, s’dihet a ishte ambicioz
Karvanit të hipizmit me i pri.
Apo ishte llupës,
Kuajve vrapues
taxhinë nga strajcat
Deri në kokërr me ua fshij.
Lajmi Kosovës
Kostumin ia bani akull,
Prej syve i rridhnin lot të bardhë.
Por me kujdesin dhe ngrohtësinë e Nanës
Birin e vet në gji e ka marrë.
Në ndonji epokë ma të hershme,
Në hapsinat tjera kombesh antike
Ty do të shpallin padyshim
PROFET
Në rrugën e Paqes
Nëpër hapsinat Ilirjane
Ishe kampion dhe Kampion
Ke me mbet.