“O,kështu na kanë thanë,
Dhe atje s’kena kanë”
AT GJERGJ FISHTA
Prolog
Jam i vrarë shpirtërisht nga ç’ndodhi në mes të ditës;në sytë e njerëzve.ajo dramë e madhe e”betejave me thika” të atyre”ferishteve”,fare të pafaj,duke i lënë pasojat prapa të një shoqërie që është ose në gjumin e madh,ose në shpërgenj (se djepe nuk ka që ta tundë këtë shoqëri që është kthyer në polare). Bëhen “therorë” fëmijë buzëqumësht dhe,në vend ta kërkojmë fajin,mes nesh,zëmë e bërtasim:_Fajin e ka shkolla.E ka mësuesi… drejtori dhe deri tek ministri apo kryeministri.
Dyzet e një vjet kam punuar mësues,nga viti 1959 e deri në vitin 2000. Kam qenë mësues,drejtor,formator e deri inspektor, por kurrë, në asnjë rast apo vit të ketë ndodhur kështu(tani në Tiranë dhe ca më parë në Gramsh). Askush nuk e vë dorën mbi plagë. Nuk e kuptojnë që,së pari, është familja që e dukon dhe,pas familjes, shkolla,mësuesi e deri lart.
Pa dalë tek themelorja që,pse po e sjell këtë tregim, do të më falë lexuesi dhe,për pak referenca.
*
ZHAN ZHAK RUSOI (pedagogu i madh zviceran)qysh në shekullin tetëmbëdhjete duke shkruar për “EMILIN”,mes tjerash,tregon. Po shetisja në një mbrëmje me Emilin. Në një pellg me ujë të kthiellët pasqyrohej HËNA.Mësues,-bërtiti EMILI,- dua HËNËN. Unë,u mundova,-tregon ai,- t’i shpjegoj se HËNA është në qiell. E dua,-ngulmoi EMILI.E do? Na,shko e merre! Dhe e hodha EMILIN në pellgun me ujë.
MIGJENI ynë i pavdekshëm,para së gjithash,ka qenë mësues dhe ja çfarë shkruan ai:
” Isha për darkë tek një malësor.Aty,në atë dhomë dhe fëmijët e tij.Tue u ngrof pranë zjarrmit,befas i zoti i shtëpisë, asht ndje ngusht për të mbështy dhe”hak” mbështyn mbi zjarr.Por shton MIGJENI dhe,siç thotë pedagogjia moderne,”flëmijët janë si majmuna”:Bëjnë çfarë shohin.Sa mbaroi i Zoti,filluan me radhë që të tre,tuj mbështy mbi zajrr.
*
Bëhej aktivi i arsmit në rrethin tonë(bëhet fjalë për rrethin e FIERIT,një nga më të mëdhenjtë,se me FIERIN përfshihej dhe MALLAKSATRA). Më kujtohej që i dërguar nga qeveria qe anëtari i byros politike,Spiro Koleka.
Nuk dua të përshkruaj se si zhvillohesh këto aktive,por,meqë i rri”tagent” tregimit tim, më kujtohet se ç’tha(në një rreth të ngushtë). “Një ditë,kur vij në shtëpi,mbi tavolinë gjej një zarf të hapur.Mbi zarf emri simeshoqeje,ku mësuesja i thoshte që të vinte në shkollë për timebijë. Siç duket,i ruhej presionit nga unë,si anëtar byroje.Nuk e lashë të ftohej “pilafi”.Thirra timebijë,hipëm në makinë e drejt e në shkollë.Mësuesja,sa më pa,u skuq sikur ajo të qe fajtore dhe jo imebijë.
-Hë,- i thashë mësueses,- çka bërë kjo imebijë?
-Shoku Spiro,-u mundua të “mbrohej” mësuesja.por nuk e lashë me kaq. Mësuese,- i thashë,- po çfarë metodash përdor ti për”këta lloj nxënsish”? Filloi të tregojë,skuqur e përskuqur,po unë ia preva:- Po kështu,moj mësuese ke përdorur për këtë”trazovaçe” dhe ia lëshova flakë shpullën. Dhe mund të vazhdoja me plot shembuj të tjerë.
*
Ky tregim, bazohet në një të vërtetë të dhimbshme. Sado tragjike dhe e dhimbshme ngjarja,është shumë domethënëse. Ma ka treguar DIBRANI i NDERSHËM,SELAMI KOCI të cilit i besoj fare pa hije dyshimi. Rrëfimi i tij,rrodhi pasi diiskutuam për atë vrasje mes fëmijësh dhe,siç duket, në gjykimin e tij,peshën e madhe e ka famija dhe shoqëria kaq e polarizuar
Në një fshat të madh të DIBRËS rronte një familje me emër dhe,për çudi, kryefamiljari një ditë prej ditësh,vëren që bashkëfshatarët,sa e shhnin,largoheshin si të shihnin një të panjohur. Kjo”ftohje” e vuri në hamendësi dhe nuk po ia gjente fillin. Kish kohë kjo”lloj ftohjeje” dhe ky njeri kaq i ndershëm edhe gjumin nuk po e flinte rehat. Shkoi një ditë në dyqanin e vetëm të fshatit,bleu diçka dhe,ndryshe nga herët e tjera,dyqanxhiu as i dha muhabet. Epo më nuk mbante më ujë pilafi. I futi në strajcë çka bleu dhe iu afrua dyqanxhiut.I thotë:- A të kam ndonjë send apo ndonjë lek borxh që nuk m’i hedh sytë.
-Qebesa,- foli dyqanxhiu,por nuk ta kam fajin as unë,as ata të tjerët,por bash djali yt që merret me hajni!!!
Sa e mësoi këtë të vëretë të dhimbshme, e falnderoi dyqanxhinë dhe u kthye në shtëpi të vetë. Aty nga mesnata u kthye i biri nga”punët e bukura” që bënte natën. Babai e kafshoi gjuhën e nuk u ndie. Tërë natën nuk mbylli sy dhe sa erdh sabahu,kur u çue çuni, e pyet:- Pse erdhe vonë,mbramë?
-I pata “do punë”,-iu gjegj i biri
-Ba me i ditë,çfarë janë ato”do punë”? Jo vetëm nuk iu përgjigj,por tek po lante sytë,tha:-Babë,ti je me të vjetrën dhe deshi me iu shmang pyetjeve të tjera.
Baba e ka nxjerë”shokin” prej brezi dhe i ka ra me ta:-“T’i gëzosh ato”do punë,hajn”! E vrau dhe u dorëzua në polici.
Më tepër dhimbje ndjeu,kur i thanë,se me”hajnitë” e veta,e meritonte plumbin.
Epilog
Duke e sjell këtë tregim,nuk është se i mshoj pafajësisë së shkollës si vatër edukimi,por kemi shoqëri sa indiferente aq dhe polare. Harrojnë atë që thotë MIGJENI:”Fëmijët janë si”majmuna”:bëjnë ashtu siç shohin të mëdhenjtë. Të mëdhenjët,njëri më faqezi se tjetri: shajnë,fyejnë me fjalor rrugaçësh,njëri grup tjetrin, dhe si kapak”mbi tenxheren me presion”,qëndron “fjala “elokuente” e kryeministrit, e epitetin metaforik:”Ndoc RRokun”,do të merrni!!! Ndaj dhe MIGJENi,në kohën e tij. bërtiste:”Shoqëri,hiqi brangashat!”.
Por,me të vërtetë,si mund të kemi disiplina në shkolla,kur nxënësit,turma-turma, në një dorë celularët dhe në tjetrin cigare(më të shumtët e cigareve janë me drogë dhe ca më keq:më të shumtat e cigareve në dorë të femrave.)
Nëpër intervista,psikologe ,pastorë dhe deri nga ato”përputhen” japin mend se si duhet të jetë shkolla. Drejtori i një
shkolle,në një intervistë,deklaronte:” Unë jam mysliman dhe të xhuman shkoj në xhami.E keqja.merrte dhe nxënës me vete.
Së fundi,mund të them:-Familja dhe shoqëria janë themeli. Shkolla u jep dituri dhe i përgatit për jetë.
Kurrë mos u përsëritët ajo dramë aq tragjike që nuk kompensohet me asnjë fajtor
Tiranë,3 dhjetor 2024