Ishte heret ne mengjes dhe si ne enderr ngaqe kisha ardhur vone se beja dy pune,mu duk se binte zilja e telefonit e ca nga lodhja e ca nga bezdija u ktheva ne anen tjeter te shtratit dhe mbulova koken me jastek por tingulli i saj s’kish te pushuar e i detyruar u ngrita dhe kapa receptorin.Ishte vellai nga Shqiperia e pasi u pershendetem shpertheu;
-Te poshterit..
Ne c’ast e nderpreva dhe e pyeta ?
-Si eshte puna ?
Po ja erdhi nje liste para disa ditesh nga Tirana per ata te burgosur politik qe kane bere me shume se dhjete vjete burg e qe nuk kane shtepi…. u takon nje hyrje ….ishte dhe emri jot ne fillim por e hoqen dhe ja dhane nje personi qe nuk kishte bere asnje dite burg….vetem e vetem se ai eshte vegel e PD-ckes dhe ne jemi ketu me Ballin.
_Shendoshe kokat dhe fytyra -vazhdova do ngrihemi edhe ne pak nga pak prandaj morrem dhe rruget e mergimit te detyruar qe te mbetemi te ndershem e te mos behemi pal me krimin dhe me persekutuesit tane.
-Ashtu eshte vazhdoi vellai-….por te vjene inat se eshte gjaku dhe rinia jote e humbur burgjeve e te takon se ata larot per vehte kane zene Tiranen dhe jane pasuruar ne emer te vuajtjeve tona e jane bere pale me pjellen e kuqe e
Nena jote rrri akoma ne kasolle pas gjithe atij valgari vuajtjesh e pas pak vazhdoi;
Pa le ,pa le e nxorri koken dhe i biri H.Dostit Tomorri qe i ktheu kurrizin Ballit e u be pjese e bandes neokomuniste ne pushtet.Une e kam njohur qe n’ate kohe dhe shkova ne Tirane ta takoja duke menduar se jane larot e ketushem qe te hoqen emrin por sa hyra ne zyre jo vetem me priti me kembet e para por me tha qe vendi im eshte ne burg sepse kam drejtuar greven e urise se te burgosurve e persekutuareve politik ne Vlore ….dhe gjithe inatin e kishte se ata xhandaret e Berishes e PDse nuk arriten te thyejne greven e ti rrahin grevistet sic bene ne qytetet e tjera por ja mbathen si lopet per ne Tirane e pas nje pauze vazhdoi;
Dhe poshtersia e pabesia me e madhe erdhi me vone kur i biri i F.Dibres,Xhaiti si kryexhandar i gardes dhe Berishes ,erdhi ne Vlore pas greves dhe me urdher te tije ,rrahen disa pleq te burgosur politik.E kupton deri ku ka arritur puna.Kurren e kurres nuk na i merrte mendja qe njerezit e kalvarit te vuajtjeve do te na ngulnin thiken nga prapa….
Eh…..vazhdova -brum i thartuar ..e pas pak castesh i thashe;
Sidoqofte ti je me i fituar sepse ti i qendrove besnik idealit per te cilin vuajte nje jete te tere dhe ke te paster fytyren.Eshte veshtire te mbetesh deri ne fund njeri e ta mbyllesh si burre.Banda neokomuniste qe morri pushtetin jo pa qellim piketoi te tille renegate duke ju dhene grada e poste …jo me kot e mbushi parlamentin me tridhjete e gjashte deputete e kryedeputete, bije eksponentesh,te burgosur e djallosur……e pasi folem dhe pak i thashe;
Sidoqofte une do te ndihmoje sa te mundem prandaj dhe po bej dy pune e pas pak e mbyllem biseden.
Ju afrova shtratit ngaqe me kishin mbetur edhe dy ore gjume por nje ndjesi e cuditeshme pushtoi gjithe qenien time.Ndeza nje cigare,pastaj nje tjeter e ne cast mendimet nisen te permbysin njeri tjetrin e ashtu papritur u arratisa edhe une atje,atje ku nje drame e re edhe me e dhimbshme po zinte vend .Skenari Katovices i gatuar ne zyrat e R.Alise dhe sigurimit famkeq me ndihmen edhe te renegateve kishte filluar te zbatohej me perpikmeri dhe s’kish si te ndodhte ndryshe .Zjarrin e idealit te cilin e kishim rruajtur me aq vetmohim e fanatizem brenda galerive vrastare e qelive te akullta qe hanin mish njeriu na e kishin vjedhur e po e shuanin dalengadale…..
Keshtu ndodh kur ta falin lirine ata qe te vrasin e ta vjedhin kete liri
U vesha dhe u nisa per ne pune
NY
RENEGATET
Ky liber ju kushtohet Martireve dhe gjithe QENDRESTAREVE
Komentet