Hetimet për Nuredin Dumanin marrin tjetër kthesë. Dumani ka marrë statusin e të penduarit.
Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se Dumani ka rrëfyer për krime të rënda. Rrëfimet e Dumanit nuk janë ndalur vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Durrës, Shkodër dhe vende të tjera.
Dumani ishte ndër më të shumëkërkuar dhe tashmë ai ka dhënë detaje të forta për ngjarjet kriminale dhe pendesa mund të dritë duke bërë që jo vetëm personazhe të botës së krimit , por edhe njerëz të pushtetshëm të mund të përfundojnë pas hekurave.
“Nuredin Dumani ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe po rrëfen të gjitha krimet e kryera . Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë. Dumani ka rrëfyer krime të rënda…Sipas burimeve pranë SPAK, “News24” mëson se edhe miku i tij Henrik Hoxhaj ka marrë statusin e të penduarit. Bëhet fjalë për dy të penduar që pritet të hedhin dritë për ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend. Dumani ka folur me emra konkret për persona që kanë urdhëruar krimet. Një nga ngjarjet që Dumani ka zbërthyer ka të bëjë me masakrën e Bradasheshit, ka folur edhe për ngjarje të tjera kriminale deri tek ngjarja e fundit ku ishte edhe vëllai i Talo Çelës. Por ka folur edhe për atentatin e vëllezërve Baho , për ngjarje kriminale në ngjarjen e Durrësit.
Bëhet fjalë për dy të penduar dhe SPAK thotë se dëshmitë përputhen dhe tashmë ka gjasa të çohen pas hekurave jo vetëm njerëz të krimit por edhe të pushtetshëm, rrezikojnë të shkojnë pas hekurave shumë persona. Mbrojtja e tyre është në masa shumë të larta. Dumani ishte ndër njerëzit më të shumëkërkuar, në rastin konkret ka dhënë detaje të forta për ngjarjet kriminale në qytete të ndryshme në vend dhe pendesa e tyre mund të hedhë dritë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Durrës , Shkodër, etj”, tha gazetarja Klodiana Lala, duke shtuar: “Bëhet me dije se ai kishte marrë një listë personash për të ekzekutuar, por për shkak se u arrestua nuk arriti të kryente këto ekzekutime”.
(BalkanWeb)
Komentet