Artem Uss, sipërmarrësi rus dhe djali i guvernatorit të një rajoni të Siberisë, i arrestuar më 17 tetor, me një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoriteti gjyqësor i Nju Jorkut, u arratis nga arresti shtëpiak pasi theu byzylykun e tij elektronik,
Nga sa mësohet, sipërmarrësi në pritje për të kundërshtuar vendimin e gjyqtarëve është zhdukur nga shtëpia në zonën e Milanos ku ndodhej në arrest shtëpie pasditen e së mërkurës së 22 marsit. Policia është në kërkim të tij.
Ditët e fundit, gjykata e apelit në Milano kishte miratuar ekstradimin e biznesmenit mbi bazën e akuzave të kontestuara të kontrabandës së naftës nga Venezuela në Kinë dhe Rusi me shmangie të sanksioneve dhe mashtrime bankare.
Por ai kishte vërtetuar gjithashtu se kushtet për ekstradim nuk ekzistojnë për akuzat e kontrabandës së teknologjisë ushtarake nga SHBA në Rusi dhe as për pastrim parash.
Akuzat shumë të rënda ishin ngritur si pjesë e një hetimi nga gjykata federale e Nju Jorkut dhe kishin të bënin me pesë shtetas rusë, njëri prej të cilëve ishte Artem Uss, djali i guvernatorit Aleksandr të rajonit të Krasnoyarsk, i arrestuar me mandat amerikan në aeroportin Malpensa teksa ishte gati të hipte në një fluturim për në Stamboll.
Ndër materialet e fituara në mënyrë të paligjshme nga grupi, sipas aktakuzës, ishin gjysmëpërçues dhe mikroprocesorë të avancuar të përdorur në avionë luftarakë, sisteme raketore, municione inteligjente, radarë, satelitë dhe aplikacione të tjera ushtarake të prodhuara nga SHBA, të blera nga kompani të fshehta dhe të destinuara për ushtrinë ruse të angazhuar në Ukrainë .
Mbrojtja e Uss kishte theksuar në një seancë se arrestimi i tij do të përdorej për “shkëmbim të të burgosurve”sepse Shtetet e Bashkuara do të ishin të interesuara për të siguruar lirimin e Paul Whelan, një biznesmen i dënuar në Moskë me 16 vjet në 2020.
Dhe më 21 tetor, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, tha se “misionet diplomatike ruse do të bëjnë çmos për të mbrojtur interesat e SHBA”. syri.net