Thomas Muller, një nga heronjtë e fitores së Bayern Mynihut theksoi se sfida me Juventusin ka qenë “një ndeshje tërësisht e çmendur”
MYNIH (AA) – Thomas Muller, një nga heronjtë e fitores së Bayern Mynihut në ndeshjen spektakolare të kthimit në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve me Juventusin (4:2), theksoi se sfida në Mynih ka qenë “një ndeshje tërësisht e çmendur”.
“Asgjë nuk na shkonte sipas planit dhe ishte plotësisht një ndeshje e çmendur. Ishte pikërisht e çuditshme. Nuk u mbrojtëm mirë gjatë pranimit të golave, por në fund doli gjithçka siç duhet për ne”, tha Muller, i cili në kohën shtesë të referit shënoi gol duke barazuar rezultatin në 2:2 me çka Bayerni siguroi vazhdimin, ndonëse bavarezët ishin në disavantazh prej 2 golash.
Edhe trajneri i Bayernit ishte i lumtur pas ndeshjes. “Kur keni rezultat prej 0:2 kundër ekipit italian dhe pastaj arrini të shënoni katër gola, kjo mund të quhet epilog i pabesueshëm. Lojtarët e mi meritojnë të gjitha lëvdatat”, tha Pep Guardiola.
Në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve janë plasuar tre ekipe spanjolle (Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid), dy gjermane (Bayern, Wolfsburg), nga një angleze (Manchester City), franceze (PSG) dhe një portugeze (Benfica). Hedhja e shortit për çerekfinalen është caktuar të premten në ora 12 në selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Komentet