THINJAT
Thinjat e përhime nxitojnë,
e mbulojnë kokën me radhë,
Vetëm në shpirtin dot nuk shkojnë,
Edhe pse jeta shtrydhet si dardhë.
Kështjellë e shpirtit në bedena,
Nxjerr ushtarët e ndjenjës,
Sulmojnë ushtritë e thinjave me shigjeta
Kreshpëruar prej rrenës,
Që ua prapsoj me vendosmëri,
Nga muret e shpirtit,
Le të rrinë në kokë si stoli
Edhe pse ikin vitet…
KËSHTU…
Kurrë nuk e kuptova si po rritej
bimën,filizin e drurit,
kështu s`kuptohen si ikin
as vitet në dhëmbë të kohrave lënuar.
Po kur u rrit pa u ndjerë
Dhe sythat ktheu në frut,
Erdh uria dhe në të
Frutet këput.
Kështu me të riun ndodh
Ndaj s`dëshëron të rritet,
se vijnë dhe e gjuajnë me top vitet…
TRUPI
Në neps,dridhje tmerr
Fërgëllon qejfqeder,
Dridhet e çlidhet në ankth,
Mornicat zjarrmojnë eter.
Klithje, vidhisje
Foleza qelizash bosh,
Lëkurën ia ndrisin,
Ia zbrazin kot.
Habi e të ëmblit shtrat
Në krah të mungesës,
Forcën ia mat,
Delirin e përtesës.
Kur vjen fjala pareshtur
Puhizë në mish,
Dhe shpirtin e ngjesh
Me fllade stuhish.
Anatomi e përsosur,
Me organe të turpit,
Gjen veten të marroset
Në epshin e strukur…
VETËM
Iluzionet me leckë i mbështjell
I hedh tutje,
Era nuk i lëviz,
I fshikullon me përbuzje.
Vetëm iluzionin e dashurisë
E mbështjell me lëkurë shpirti,
Ose me shkëndijën e fantazisë
Të ndezë erën që për të mjaulliti…
MASKA
Kaq gjatë ndenjta me maskën
Si sorra me laraskën.
Secila s`di kë ka nënë,
Si hëna veten në ujë
Apo në qiell e ka zënë?
Dhe unë s`e di kush e krijoi
Të parin, njërea tjetrën
Fytyra apo maska,
Ndaj gjithnjë bisht do laraska…
Komentet