Thesari i Qarkut në Çikago përgëzon shqiptarët për Ditën e pavarësisë së Shqipërisë
Në Çikago në një manifestim rasti në lokalet e Thesarit të Qarkut, Maria Pappas organizoi pritje për shoqatat shqiptaro-amerikane dhe me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë i përgëzoi për festën kombëtare të kombit shqiptar në Ballkan.
Maria Pappas tash sa vjet ka zhvilluar bashkëpunim me shqiptaro-amerikanët dhe përmes institucionit Thesari i Qarkut në Çikago ka afruar përkrahjen dhe informimin e duhur për bisneset dhe afaristët tjerë shqiptarë në këtë qytet milionësh dhe shumë dinamikë në lëvizjen e trendëve të reja në fushën e bisnesit për shqiptaro-amerikanë dhe pagesa e tatimit sipas ligjeve të shtetit amerikan,kështu u tha në këtë takim me Maria Pappas.
Në aktivitetin e Thesarit të Qarkut në Çikago,për herë të parë u konfirmua nga zyrtarja e parë Maria Pappas se tash e tutje përmes linkut edhe në gjuhën shqipe, pagesat e tatimeve ligjore për bisneset dhe afaristët tjerë mund të bëhen në gjuhën e tyre shqipe. Kjo ishte një ngjarje e ditës dhe nderim për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton e punon në qytetin me rrethinë në Çikago, u shprehën njëzerit të pranishmit në këtë organizim për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë aktivitet të Thesarit të Qarkut morën pjesë Gjeneta Harusha, kryetar i KSHA-së si dhe përfaqësuesit e shoqatave Mahmut Skenderi, Lirie Mehmeti, Tefik Abdullahu, Riza Ismajli, Arbër Ajeti, Arjana Jupi, Riza Milla dhe Samedin Mehmeti, të cilët Maria Pappas i nderoi me mirënjohje të Thesarit të Qarkut në Çikago.
Skënder Karaçica

Komentet