• “Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”
Heidegger
• “Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”
Holger Pedersen
• “Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”
Filip Shiroka
• “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”
Eqrem Çabej
• “Shenjat e civilizimit të një populli janë:si kujdeset ai për drunjtë e tij, si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë si sillet ai me gjuhën e tij. Por gjuha është më e rëndësishme,është detyrë e tij që ta ruaj dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”
Erwin Chargaff
• “Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”
Mit’hat Frashëri
• “Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
Naim Frashëri
• “Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”
I. Kadare
• “Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”
Gjergj Fishta
• “Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”I. Ajeti “Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”
E. Çabej
• “Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”
N. Jokl
• “Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”
Q. Murati
• “Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”
Gjovalin Shkurtaj
• “Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”
Sami Frashëri
• “Gjuha ruhet atje ku shkruhet”
Populli
• “E mjera shqipe, ç’i punojnë e s’ka gjuhë të ankohet!”
T. Zavalani
• “Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
Nonda Bulka
• “Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë”
Volter
• “Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”
Një mendimtar i lashtë