VOAL – Mos i lini zemrat tuaja të trazohen. Besoni në Zot, besoni edhe në mua.
Një tjetër urdhëresë unë jua jap juve: Duajeni njëri-tjetrin. Aq sa ju kam dashur unë juve, duajeni ju njëri-tjetin.
Kështu unë ju them juve: Lypni dhe do t’ju japin; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe dera do të hapet për ju.
Mos jini në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja është në ankth për veten e saj. Le të jetën ankthi i të sotmes i mjaftueshëm për të sotmen.
Dhe dijeni se unë jam me ju përgjithmonë. Po, deri në fundin e kohës.
Gjithkush që e lartëson veten do të jetë i përulur, gjithkush që e përul veten do të jetë i lartësuar.
Njeriu nuk do të jetojë vetëm nga buka, por nga çdo fjalë që del prej gojës së Zotit.
Ja të gjitha urdhëresat: Mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh, mos lakmo, dhe kështu me radhë, të gjitha urdhëresat përmblidhen në një: Duaje fqinjin tënd si veten.
Nëse kërkoni të jeni të përkryer, shkoni, shitni pasuritë tuaja dhe jepjuani të varfërve. Dhe kështu ju do të keni thesarin në Parajsë.
Ai që është i pamëkate mes jush, le të kapë i pari një gur.
Unë po ju them të vërtetën, është e vështirë për një njeri të pasur të hyjë në mbretërinë e qiellit. Përsëri po ju them se është më lehtë për një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës sesa për një të pasur të hyjë në mbretërinë e qiellit.
Nuk janë të shëndetshmit ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. Unë nuk kam ardhur për të thirrur të pendohen të drejtët, por mëkatarët.
Unë jam Ai që jeton dhe kam vdekur, dhe ja, unë jam gjallë përjetë. Amen. Dhe unë i kam çelësat e Hadit dhe të Vdekjes.
Dhe, vini re, unë vij shpejt; dhe shpërblimi im është me Mua, për t’i dhënë secilit njeri sipas veprës së tij. Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit.
Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse ndokush dëgjon zërin tim dhe hap derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha me të, dhe ai me mua.
I gjithë autoriteti im në qiell dhe në tokë më është dhënë mua.
Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do të trashëgojnë tokën./Elida Buçpapaj
Komentet