Mbrëmë, më 6 qershor 2021, nëpërmjet rrjetit zoom, u zhvillua mbledhja themeluese e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, e përbërë nga gazetarë me karrierë të suksesshme profesionale dhe aktivë në mediat shqiptare dhe perëndimore, krejtësisht të pavarur nga politika dhe biznesi.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbledhja theksuan domosdoshmërinë historike të krijimit të këtij institucioni të gazetarisë shqiptare profesioniste në Perëndim. Në rrethanat kur mediat në Shqipëri dhe në hapësirat e tjera shqiptare janë gjithnjë e më të kontrolluara dhe të sunduara nga oligarkët mediatikë e nga politika, është më e domosdoshme se kurrë që Diaspora Perëndimore të japë atë model të gazetarisë i cili i mungon realitetit mediatik në Atdhe, duke u vënë gjithnjë e më shumë në mbrojtje të së vërtetës, në mbrojtje të fjalës së lirë e të mendimit të lirë, në mbrojtje të demokracisë perëndimore kudo në hapësirën shqiptare dhe realitetin shqiptar.
Në mbledhje e morën fjalën Shenida Bilalli, Alba Kepi, Taulant Dedja, Robert Papa, Elida Buçpapaj, Jeta Dedja, Rafaela Prifti, Ardian Murraj, Artan Kutra, Arben Kallamata, Skënder Buçpapaj.
Gazetari Adriatik Dosti qe eshte pjese e ketij Unioni themelues per aresye thjesht teknike te lidhjes ne Internet fatkeqesisht nuk u inkuadrua dot ne kete takim te pare tonin online.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës zgjodhi organet drejtuese. Kryetare e Unionit u zgjodh Shenida Bilalli, nënkryetar Artan Kutra, sekretare Alba Kepi, ndërsa zëdhënëse u zgjodh Rafaela Prifti.
Ky institucion është i hapur për anëtarësimin e gazetarëve të tjerë shqiptarë profesionistë në Diasporën tonë në Perëndim dhe për bashkëpunim me personalitetet intelektuale shqiptare të të gjitha fushave që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në vendet perëndimore.
“VËSHTRIM NGA SESIONI I KUVENDIT THEMELUES TË UNIONIT TË GAZETARËVE SHQIPTARË PROFESIONISTË TË DIASPORËS”
Më 06. qershor 2021, duke filluar ne ora 20:00. . online ne Zoom u mbajt kuvendi zgjedhor i UGSHPD ku moren pjesë gazetarë shqiptarë profesionistë nga SHBA, Kanadaja, Franca, Zvicra, Italia dhe Kroacia
Grupi nismëtar që kishte ftuar themelimin e shqatës ishin: Shenida Bilalli, gazetare, regjisore, redaktore botuese, Kroaci, Elida Buçpapaj, botuese, Zvicër, Skënder Buçpapaj, botues, Zvicer, Alba Kepi, gazetare, Rome
Ne kuvend ishin pranishem Artan Kutra, Radio France International, Paris; Rafaela Prifti, editore e anglishtes, Dielli SHBA; Arben Kallamata, shkrimtar, gazetar, Kanada; Taulant Dedja, botues Kanada; Adriatik Riza Dosti, gazetar, SHBA; Robert Papa, gazetar, New York; Ardian Murraj, gazetar, SHBA.
Asambleja themeluese u drejtua nga Shenida Bilalli. U përcaktua Elida Buçpapaj mbajtëse e procesit verbal dhe dy verifikues Taulant Dedja dhe Ardian Murraj.
Në kuvend u miratua Agjenda:
⦁ Qëllimi i themelimit të shoqates
⦁ Emri i shoqates
⦁ Marrja e vendimit për themelimin e shoqates
⦁ Marrja e vendimi për miratimin e statutit të shoqatës, marrja e vendimi për miratimin e vules së shoqatës.
⦁ Propozimi dhe miratimi e përfaqësuesve në organet drejtuese të shoqatës.
Zgjedhjet: Kryetari, zvkryetari, sekretarja e përgjithëshme e shoqatës, anëtarët e bordit dhe zëdhënësja:
Shenide Bilalli- kryetare
Artan Kutra-zvkryetar
Sekretare e përgjithëshme: Alba Kepi
Zëdhënëse: Rafaela Prifti
Antarë të bordit: Shenida Bilalli, Elida Buçpapaj, Arben Kallamata, Jeta Dedja, Robert Papa
⦁ Emërimi i personit të autorizuar për të përfaqësuar-/kryetarja/-në rast te sëmundjes zvkryetari
⦁ Bordi mbikqyres: Tulant Dedja, Ardian Murraj, Adriatik Riza Dosti
⦁ Kryetari i nderit Skender Buçpapaj
6. Përzgjedhja e likuiduesit: Kujtim Morina
7. Marrja e vendimit për fillimin e procedurës për regjistrim në Regjistrin e Shoqatave te Kroacise
Projekti dhe statuti u paraqit nga Shenida Bilalli dhe miratua nga te gjithe anëtarët e pranishëm.
Unioni i gazetarve shqiptarë profesionistë të diasporës” është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse me shtrirjen e diasporës në botë, që në program synon përmirësimin e statusit social të gazetarëve dhe të drejtat e tyre.
Qëllimi i themelimit të shoqatës:
Vendimi u mor unanimisht.
Objektivat që duhen arritur dhe aktivitetet kryesore të shoqatës.
Simbas nenit 9-të të Statutit të UGSHPD –
Objektivat janë:
a) Ndjekja e interesave profesionale, etika dhe liria e shprehjes publike;
b) Promovimi e të drejtave të garantuara kushtetuese të publikut për t’u informuar për të gjitha zhvillimet në shoqëri dhe të drejtën e çdo personi për lirinë e shprehjes, mendimit dhe qasjes në të gjitha mediat;
c) Ruajtjen e reputacionit dhe dinjitetit të profesionit;
d)Mbrojtja e gazetarëve nga arbitrariteti i botuesve dhe pronarëve të mediave;
e) Mbrojtja materiale dhe sociale e gazetarëve.
f)Mbrojtja kultures dhe tradites te kombit ose pakices ne ate shtet ku jetojnë
Në përputhje me qëllimet e tij, UGSHPD vepron në fushën e kulturës demokratike-politike, informacionit publik dhe medias, në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës për të hyrë në informacion, dhe në fushën e asociimit profesional.
Qëllimet e UGSHPD po ashtu janë:
a) Organizimi i anëtarësimit, bashkëpunimi me Sindikatën e gazetarëve ne Dispore, Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, me qeverinë atyre shteteve, institucioneve dhe shoqata joqeveritare profesionale dhe shkencore për zhvillimin e informacionit dhe mbrojtjen e publikut brenda dhe jashtë vendit;
b) Këshillimin për gjetjen e ndihmës ligjore dhe vazhdimisht ngritjen e zërit ndaj shkeljeve të të drejtave të gazetarëve me qëllim informimin e publikut, duke mbrojtur pozicionin profesional, material dhe reputacionin e gazetarëve;
c) Sigurimin e fondeve në rastin për ndihmë sociale;
d) Kërkesa që gazetarët profesionistë me arsim të lartë të punësohen në media prezentuese të atij shteti ku jetojnë si prezentues pakices shqiptare në atë shtet;
e) Organizimin dhe mbështetjen e formimit profesional, si dhe tubime profesionale dhe shkencore.
2. Në arritjen e objektivave dhe mbrojtjen e interesave profesionale, gazetarët mbrohen nga statutet e redaksive dhe kontratat kolektive me punëdhënësin.
Pas diskutimit të objektivave të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, u konkludua se është e justifikuar dhe është e nevojshme të fillohet krijimi i një shoqate që do të ketë statusin e një personi juridik cili funksionon ne gjithë diasporen dhe ne shtetet ame.
Programin e përgatiti: Shenide Billalli, Zagreb, 06.06.2021
Komentet