Dhe tani, zotërinj,
Ju jap një fjalë që ta mbani mënd për kujtim,
Si themel e si finale për gjithë metafizikën.
(Kështu studentëvet profesor i vjetër,
Në mbarim të kursit të mbushur plot).
Pasi studjova sistemet e rinj e të lashtë, të grekëve e të gjermanëvet
Pasi studjova e shpjegova Kantin, – Fichte, Shilling, Hegel,
Spjegova dijen e Platonit – e të Sokratit, më i madh se Platoni,
Dhe pasi kërkova e spjegova për shumë kohë atë që është më i madh se Sokrati –
Krishtin birin e Perëndisë,
Dhe shoh me mend ata sisteme grekër e gjermanë,
Shoh gjithë filozofët – kishat e krishtere dhe besimet,
Po nën dhé shoh qartë Sokratin –
E nën dhé shoh Krishtin e Perëndisë,
Dashurin e madhe të njeriut për shokun e tij – brezin që lidh
mikun me mikun, burrin e martuar mirë me gruan – të prindërvet
e të fëmijëve,
Të qytetit me qytete, të vëndit me vënde.
Komentet