Le të shtrohet pyetja: cila është familja më hipnotizuese në politikën amerikane?Ju mund të thoni Kenedët ose mund t’i zgjidhni Obamët, banorët aktualë të Avenysë 1600 të Pensilvanisë, apo Bushët, një dinasti tre gjeneratëshe, që ishin rivalë të kohës moderne jo vetëm të Kenedive, duke dhënë një senator, dy guvernatorë dhe dy presidentë.
Por, jo. Sa i përket rrëmbimit të imagjinatës së publikut, fuqisë së tyre, rëndësisë së vazhdueshme, askush nuk përshtatet më shumë sesa Bill dhe Hillari Klinton.
Aktualisht, vëmendja është te Hillari. Ajo ishte e shkëlqyeshme e shtetit dhe nga publiku admirohet më shumë sesa ndonjë anëtar tjetër i administratës së Obamës apo Kongresit.
E la postin e sekretares në fund të mandatit të parë të Bark Obamës dihet- por çka pastaj?
Tani, një mundësi e re është hapur.
BILL KLINTONi, natyrisht që nuk ka qenë aristokrat. Ai është rritur nën hijen e njerkut abuziv dhe të alkoolizuar në Arkansasin qafëkuq.
Ndryshe nga kontët dhe konteshat e Grantamit, ai nuk trashëgoi asgjë. Që nga vitet e tij të universitetit donte të bëhej president- dhe këtë e arriti duke iu falënderuar sharmit të tij, trurit dhe ambicies dhe dhuntisë së jashtëzakonshme për politikën.
Por, një telenovele të mirë, natyrisht se i duhen edhe komplotet e ndryshme, dhe jeta e Klintonit i ofron ato.
Me Billin asnjë kthim mbrapa nuk ka qenë i përhershëm. Aftësia e tij për ta futur veten në telashe, është mundur nga aftësia për ta larguar veten nga telashet.
Republikanët po çmendeshin nga paaftësia e tyre për ta gozhduar atë.
Pothuaj dy vjetët e fundit të mandatit të Billit janë shquar për skandalet reale dhe të imagjinuara.
Billi duhet të jetë presidenti më i hetuar i kohërave moderne. Pavarësisht kësaj, ai u largua nga kabineti, me rejtingun më të madh se cilido president tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.
Por vetë njeriu mbetet ende me ne, një burrështetas 69 vjeçar, armiqtë e të cilit janë harruar kaherë, ndërsa ky udhëton në botë, duke çuar përpara fondacionin e tij filantropik prej qindra miliona dollarësh, por asetet më të mëdha gjenden në karizmën e tij.
Komentet