“The Chicago Tribune” ka botuar, të enjten e 10 prillit 1919, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të gazetares amerikane Alice Rohe me Rexhep Bej Jellën zhvilluar asokohe në Romë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Princit iu ofrua titulli i Dukës për ta kthyer kombin prapa (në fe)
E mbajnë në Romë
Deklaron se kombi i tij nuk është ende gati të bëhet republikë
Nga Alice Rohe
(Shërbimi i Lajmeve të Jashtme të Chicago Tribune.)
Romë, 8 Prill. — Roma ka si mysafir brenda mureve të saj historike, Rexhep Bej Jellën. Në të vërtetë princi shqiptar thotë se mikpritja në Qytetin e Përjetshëm është shumë urgjente.
Beu — në letrat e të cilit është skalitur (gdhendur) trashëgimtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes — është shumë i etur për të shkuar në Paris.
“Italianët janë një popull kaq simpatik. Unë nuk mund ta kuptoj pse ata nuk e organizuan qëndrimin tim të zgjatur mes tyre pas kthimit tim nga Konferenca e Paqes dhe jo sot”, tha beu në mënyrë diplomatike. “Ata më thonë megjithatë se prania ime mund të jetë e sikletshme në Konferencën e Paqes.”
Flet shumë gjuhë.
Beu foli me një theks ultra-anglez, i cili ishte e vetmja gjë për të — duke përjashtuar nacionalizmin e tij shqiptar, i cili nuk mbante markën “Made-in-Vienna”. Sepse Beu sapo është liruar nga një rezidencë e detyrueshme trevjeçare në kryeqytetin austriak. Rrobat e tij edhe pse prej pëlhure angleze, ishin të prera vjeneze. Gjatë tre viteve të paraburgimit në Austri, ku ai ishte nën vëzhgim si simpatizant i Antantës, shpjegoi ai, ai fitoi një njohuri të përsosur të gjermanishtes. Kjo i shtoi gjuhën e nëntë listës së gjatë të arritjeve të tij gjuhësore, e cila përfshin anglishten, frëngjishten, italishten, arabishten, turqishten, persishten, greqishten dhe shqipen.
Histori fantastike dhe thashetheme romantike qarkullojnë në qarqet e kufizuara të Romës ku dihet prezenca e aristokratit shqiptar. Ishte një ditë pas audiencës së tij me Papën që unë kërkova të pyesja për një intervistë këtë shef të fisit të egër malësor. Sapo mbarova së lexuari disa artikuj udhëtimi që i përshkruanin shqiptarët si shqiponja malësore të egra, të trazuar dhe të paarsimuar, duke i ndalur luftërat e tyre aq sa për të ndryshuar kostumet e operës apo pantallonat dhe bluzat e gërshetuara të bardha,herë pas here të zbukuruara me një fustanellë,unë isha krejtësisht e papërgatitur për t’u përballur me rininë ultra-anglishtfolëse të Oksfordit, të veshur me “modën” më të fundit të dyqaneve vieneze, e cila në mënyrë delikate dhe diplomatike u përpoq të mos u përgjigjej disa pyetjeve kryesore, të cilave unë dëshiroja t’u përgjigjegj veçanërisht.
Nuk mund ta kuptoj këtë histori.
Beu, pavarësisht nga njohja e tij me amerikanët dhe anglezët, nuk mundi të kuptonte pse qenia e tij për të parë Papën dhe për të pasur një audiencë për një orë ishte “një histori”. I një familjeje myslimane — një nga më të lartat, më të fuqishmet dhe aristokratet në Shqipëri — pritja e tij nga Papa ishte, siç i shpjegova, disi interesante.
Thashethemet kishin dhënë tashmë lajmin se Papa i kishte ofruar një titull dukal beut nëse ai do t’i kthente ndjekësit e tij në fenë e paraardhësve të tij të largët. Sepse para pushtimit turk në shekujt XV dhe XVI Shqipëria ishte e krishterë. Ekziston ende një element i fortë i krishterë katolik romak dhe grek ortodoks midis klaneve (fiseve) të ndryshme.
Rexhep Bej Jella — nga familja e rëndësishme dhe e lartë — që kishte titullin ekuivalent të Princit, refuzoi të pranonte se një titull dukal papal do ta joshte.
“Kam kaluar një orë të këndshme me Papën — një burrë i kulturuar, i zgjuar dhe simpatik — kemi diskutuar shumë gjëra — ai ishte i këndshëm për mua — më pëlqeu shumë takimi me të”.
Shpresat tek Presidenti Wilson.
Vizita e shqiptarit Jella Beu në Vatikan nuk u njoftua në njoftimet zyrtare, siç është zakon kur personalitete të larta vizitojnë Papën.
“Natyrisht që dua të shkoj në Paris”, tha atasheu shqiptar, “nuk mund ta kuptoj pse miqtë e mi të sjellshëm italianë duhet të mendojnë se prania ime mund të jetë e sikletshme në Konferencën e Paqes.Të gjithë shqiptarët qëndrojnë së bashku në një qëllim të bashkuar për vendin tonë të vogël.Para së gjithash jam nacionalist.Familja ime, që rrjedh në kohë edhe më të vjetra se ato të regjistruara, është e gjurmueshme pesëqind vjet më parë. Sot ne shqiptarët jemi të gjithë aq krenarë për gjakun tonë sa duam ta shohim Shqipërinë të denjë për veten dhe të mirë në rrjedhën e përparimit. Shpresa jonë e madhe qëndron te Presidenti Wilson.
Unë jam një admirues i madh i amerikanëve dhe i anglezëve.I shkolluar në shkollën amerikane në Konstandinopojë dhe më pas në Oksford është e natyrshme, dua të shoh çdo fëmijë në Shqipëri t’i jepet një shans arsimimi.Në vendin tim me malësorët e tij të shumtë të izoluar, duhet të kuptoni se të gjithë i njohin dhe i duan amerikanët.Ata i duan sepse tashmë Kryqi i Kuq Amerikan ka ardhur në mesin e të varfërve dhe nevojtarëve tanë duke u sjellë atyre veshjet, ushqimet dhe ilaçet aq të dëshiruara.Unë vetë kam qenë shumë i lumtur që kam shërbyer sadopak në ndihmën e Komisionit Ballkanik të Kryqit të Kuq Amerikan me disa nga hartat e tij për shpërndarjen e furnizimeve në rajonet malore. Ne të gjithë, të pasur dhe të varfër, sot e shikojmë Amerikën me shpresë”.
“Dëshiroj ta shoh vendin tonë patjetër të kufizuar sipas gjakut dhe gjuhës. Në të gjithë botën, nuk ka detyrë më të lehtë sesa të mbështetemi në gjuhën për të përcaktuar kufijtë tanë.
“Shqipëria nuk është ende gati për një republikë. Shqipëria e re, kur të realizohen reformat që ne nacionalistët dëshirojmë, do t’i hapë rrugën republikës.”