Nëpër intervistat që lëshon lartë e poshtë Hashim Thaçi po artikulon pa pra se kinse mbrapa “ndryshimit të kufijve qendrojnë SHBA dhe BE”!
Hashim Thaçi spekulon edhe me SHBA, edhe me BE!
Ne e dimë të gjithë që Angela Merkel dhe Gjermania janë shprehur shumë qartë se janë kundër çdo ndryshimi të kufijve!
E njëjta gjë edhe me SHBA!
Nuk ka asnjë deklarim Amerikan që bie ndesh me qëndrimin e të gjitha administratave të SHBA dy dekada pas konfliktit të fundit në ish Jugosllavi!
Veç spekulime dhe fakenews !
Spekulime edhe për Këshilltarin e Presidentit Trump John Bolton! Se qenka “filoserb”! Po edhe sikur të jetë filoserb, në fillim ai është Amerikan dhe nuk del kundër interesave të vendit të tij!
Për ndryshime kufijsh është e interesuar Serbia. Dhe kjo nuk është asfare e re!
Hashim Thaçi është marionetë e Vuçiçit, prej frikës së Gjykatës Speciale! Kështu thonë të gjithë!
Serbia mban nën kontroll veriun e Mitrovicës duke shkelur Marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, kur NATO e largoi Serbinë përfundimisht nga Kosova si ish-ushtri pushtuese!
Megjithëse Milosheviçi nuk është më, ëndrra mitomane për Serbi të Madhe shprehet qartë në qëndrimin e qeverisë serbe, që ka minuar abc-në e kushteve esenciale për dialog dhe bashëkjetesë midis dy fqinjve, duke barrikaduar e mos lejuar as njohje të reja të Kosovës dhe as integrime të Kosovës në institucionet ndërkombëtare!
Por le të kthehemi tek qëndrimi Amerikan që nxjerr zbuluar spekulimet e Hashim Thaçit.
Portali serb B92 në anglisht sjell pjesë të intervistës së Ambasadorit Amerikan në Beograd Kyle Scott i ftuar sot në Prva TV.
Rreth dialogut Ambasadori Amerikan u shpreh se është shumë e rëndësishme që të dyja palët të ulen në tryezë dhe se taksa 100 % është një pengesë.
Jam shumë dakord me Ambasadorin Amerikan rreth taksës, por unë do t’i thosha Z. Ambasador se vendosja e taksës ka ardhur pas lojës me pengesa dhe stërkëmbsha që Serbia i vë Kosovës. Pra taksa është pasojë, konseguencë pengesash të njëpasnjëshme nga ana e Beogradit kundër Prishtinës.
Në lidhje me kufijtë e falenderoj Ambasadorin Amerikan në Beograd sepse ishte shumë i qartë për cilindo që ka mjergull në kokë, sikur Hashim Thaçi apo edhe Aleksandër Vuçiç.
Mediat serbe e citojnë pikë për pikë Ambasadorin Amerikan Kyle Scott që rreth kufijve të jetë shprehur ekzaktësisht duke nxjerrë në pah se: “Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme!” (“The map of Serbia in the United States and the map of Serbia in Serbia are different,” Scott pointed out.”
Nuk ka nevojë për koment. Në mënyrë shumë diplomatike, të qartë, pa ekuivoke, në mënyrë brilante, të sjellëshme por edhe troç Ambasadori Amerikan Kyle Scott shpreh realitetin që e shtrëmbëron aq shëmtuar Hashim Thaçi!
Thank you very much Mr. Ambassador!
https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2019&mm=02&dd=01&nav_id=106121
Komentet