VOAL

VOAL

Thaçi reagon ashpër ndaj Berishës: I mbushe me naftë tanket e Millosheviçit kundër Kosovës, strehove vrasësin e shqiptarëve

August 4, 2018
2 Comments
  • author avatar
    BERATI 6 years ago Reply

    nje mut jeni te dy qelbesira sherbetore te ultra orthodoksise serbo greke ruse

Komentet

Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm

Raketë e sistemit amerikan, ATACMS.

 

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të hënën ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Administrata e presidentit Joe Biden e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë armët e prodhuara amerikane për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, thanë mediat amerikane të dielën.

Baerbock, megjithatë, tha se kjo nuk përbën ndryshim të strategjisë nga Perëndimi.

“Vendimi nga pala amerikane – dhe dua ta theksoj se ky nuk është rimendim, por thjesht intensifikim i asaj që kanë dhënë deri tani partnerët e tjerë – është tejet i rëndësishëm në këtë kohë”, tha Baerbock në Bruksel para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së.

The New York Times, Associated Press dhe Reuters raportuan më 17 nëntor se Biden ka hequr këto kufizime, duke u thirrur në burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këto raportime dhe nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment dërguar nga Radio Evropa e Lirë. Këshilli për Siguri Kombëtare po ashtu nuk ka komentuar për këtë raportime.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën amerikane, pasi Kievi që një kohë të gjatë i ka kërkuar Uashingtonit që ta lejojë që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk i konfirmoi drejtpërdrejt raportimet, por tha se një nga pikat kryesore të “planit të tij të fitores” që ia ka paraqitur aleatëve përfshinte përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga ushtria e tij.

“Sot, shumë njerëz në media po thonë se kemi marrë leje për veprime të përshtatshme. Por, [ushtritë] nuk godasin me fjalë. Gjëra të tilla nuk bëhen publike. Raketat do të flasin vetë”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Reuters, duke cituar burime, raportoi se Kievi planifikon të kryejë sulmet e para me armë me rreze të gjatë veprimi pas disa ditësh, por nuk dha më shumë detaje.

Ukraina me gjasë do të përdorë raketat e sistemit ATACMS – që kanë rreze veprimi deri në 300 kilometra – tha Reuters, duke cituar tri burime që kanë informacione për këtë çështje.

ATACMS apo Sistemi Raketor Taktik Ushtarak është raketë e fuqishme hipersonike, balistike që mund të udhëtojë deri në 300 kilometra. REL

Pas SHBA-ve, Franca dhe Britania lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Franca dhe Britania e Madhe, kanë lejuar Ukrainën përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi SCALP dhe Storm Shadow për të sulmuar brenda territorit rus, shkruan Le Figaro.

“Francezët dhe britanikët kanë lejuar Ukrainën të përdorin për sulme thellë në territorin rus raketat SCALP/Storm Shadow”, u tha nga Le Figaro.

Artikulli më pas fokusohet më shumë në autorizimin e presidentit amerikan, sa i përket përdorimit të armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi nga ana e ukrainasve sa i përket sulmeve në Rusi me raketat ATACMS.

New York Times kishte raportuar se Joe Biden kishte lejuar për herë të parë, që forcat ukrainase të përdorin raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS për të sulmuar në territorin rus.

Ato fillimisht do të duhej të përdoreshin për të goditur rusët dhe trupat verikoreane në rajonin Kursk të Rusisë.

SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit me Rusinë.

Midis shkurtit 2022 dhe fundit të qershorit 2024, SHBA dorëzoi armë dhe pajisje me vlerë 55.5 miliardë dollarë, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.

Aleatët e tjerë si Gjermania dhe Britania e Madhe kanë dhënë armë dhe pajisje përkatësisht me vlerë 11 dhe 9,6 miliardë dollarë. Armët përfshijnë avionë, mbrojtje ajrore, tanke dhe drone.

Britania e Madhe e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të quajtur Storm Shadows, por nuk e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë ato kundër territorit rus.

Sistemi i raketave të ushtrisë MGM-140, ose ATACMS, është prodhuar nga Lockheed Martin. Këto raketa mund të arrijnë deri në 300 km (186 milje) dhe janë të vështira për t’u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto armë si pjesë e një pakete mbështetëse, dhe ato tashmë janë përdorur të paktën një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar.

Ato lejojnë Ukrainën të godasë më thellë zonat e mbajtura nga Rusia, duke synuar bazat, objektet e magazinimit dhe qendrat logjistike.

Rusia ka deklaruar më parë se këto armë nuk do të ndryshojnë rrënjësisht rezultatin e luftës, por Putin ka paralajmëruar SHBA-në kundër përdorimit të tyre në territorin rus. sn

Ish-zyrtari i NATO-s pasi Biden e bwautorizoi të përdorë armët me rreze të gjatë: Cilat do jenë objektivat e Kievit

Ish-zyrtari i NATO-s Nicholas Williams ka reaguar pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të hequr kufizimin për përdorimin e armëve amerikane nga ana e Ukrainës kundër Rusisë. Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm.

Williams tha për Sky News se kjo lëvizje e bërë nga ana e Biden është e rëndësishme kur është fjala për pozicionin e Ukrainës, që të mos bëjë kompromise me territorin e saj në raport me shtetin rus.

“Kjo është një lëvizje domethënëse. Ukrainasit mund të thonë se është pak vonë, por se është tepër mirë të ndodhë diçka e tillë në një moment kritik”, tha Williams.

Ndër të tjera, ai tha se edhe telefonata e bërë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin tregoi se lideri i Rusisë nuk ishte i gatshëm që të bëjë hapa pas, me qëllim për të pasur paqe.

I pyetur se çfarë do të bënte tani Britania e Madhe, ai shtoi: “Starmer donte të tërhiqej dhe tani ai në mënyrë të pashmangshme do të vendosë të miratojë raketat me rreze të gjatë që sulmojnë objektivat ruse në afërsi të kufirit.” Sipas tij, Kievi do të synojë objektiva ushtarake “të cilat mund të kenë ndikim në kufi ose në betejë”.

Kujtojmë se sot presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që kufizimet për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë vendndodhje brenda Rusisë. bw

SHBA-ja raportohet se i ka dhënë leje Ukrainës të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë

Mediat amerikane kanë raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka hequr kufizimet që e parandalonin Ukrainën që të përdorte armët amerikane për të sulmuar thellë brenda territorit rus.

The New York Times, Associated Press dhe Reuters raportuan më 17 nëntor se Biden ka hequr këto kufizime, duke u thirrur në burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këto raportime dhe nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment dërguar nga Radio Evropa e Lirë. Këshilli për Siguri Kombëtare po ashtu nuk ka komentuar për këtë raportime.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën amerikane, pasi Kievi që një kohë të gjatë i ka kërkuar Uashingtonit që ta lejojë që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk i konfirmoi drejtpërdrejt raportimet, por tha se një nga pikat kryesore të “planit të tij të fitores” që ia ka paraqitur aleatëve përfshinte përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga ushtria e tij.

“Sot, shumë njerëz në media po thonë se kemi marrë leje për veprime të përshtatshme. Por, [ushtritë] nuk godasin me fjalë. Gjëra të tilla nuk bëhen publike. Raketat do të flasin vetë”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Reuters, duke cituar burime, raportoi se Kievi planifikon të kryejë sulmet e para me armë me rreze të gjatë veprimi pas disa ditësh, por nuk dha më shumë detaje.

Ukraina me gjasë do të përdorë raketat e sistemit ATACMS – që kanë rreze veprimi deri në 300 kilometra – tha Reuters, duke cituar tri burime që kanë informacione për këtë çështje.

ATACMS apo Sistemi Raketor Taktik Ushtarak është raketë e fuqishme hipersonike, balistike që mund të udhëtojë deri në 300 kilometra.

Administrata aktuale amerikane së fundi ka qenë duke kërkuar për mënyra se si të rrisë ndihmën për Ukrainën, para se Bideni të përfundojë mandatin më 20 janar 2025, kur presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump, të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka kritikuar mbështetjen e fuqishme që Bideni i ka dhënë Kievit dhe ka thënë se synon që t’i japë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur, por nën kushte që me gjasë do të jenë të papranueshme për Ukrainën.

Ende nuk ka ndonjë koment nga ekipi transitor i Trumpit, por këshilltari i tij kyç, Richard Grenell, e ka kritikuar këtë lëvizje të administratës Biden.

“Po i përshkallëzon luftërat para se të largohet nga detyra”, shkroi Grenell në X.

Sipas New York Times, lejimi që ukrainasit të përdorin armë me rreze të gjatë veprimi, ATCMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të Rusisë për të përfshirë në luftë trupat koreanoveriore.

Burimet e kësaj media amerikane thanë se përderisa nuk pritet që ky vendim i administratës së Bidenit të ndryshojë në mënyrë thelbësore rrjedhën e luftës, një nga qëllimet e ndryshimit të politikës, sipas tyre, është që t’u dërgojë një mesazh koreanoveriorëve se ushtarët e tyre janë të cenueshëm dhe nuk duhet të dërgojnë më shumë në Rusi.

SHBA-ja, Ukraina, Koreja e Jugut dhe NATO-ja kanë thënë se Koreja e Veriut – e cila ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë – i ka dërguar Rusisë mijëra ushtarë, për ta ndihmuar Moskën në luftën në Ukrainë.

SHBA-ja ka thënë se beson që 10.000 ushtarë koreanoveriorë gjenden në rajonin rus të Kurskut, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën.

Armët amerikane me rreze të gjatë veprimi, sipas burimeve të The New York Times ka të ngjarë që fillimisht do të përdoren ndaj trupave ruse dhe koreanoveriore në Kursk.

SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e Ukrainës, sa i përket ndihmës ushtarake dhe financiare, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit fqinj më 2022.

Adminsitrata Biden fillimisht kishte hezituar që t’i jepte Ukrainës armë të fuqishme sikurse ATACMS, tanket Abrams dhe Sistemin raketor të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), pasi kishte shprehur shqetësimin se Rusia mund t’i shihte si provokim.

Vetë Biden kishte nguruar që t’i lejonte Ukrainës të përdorte armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda Rusisë, por në maj Shtëpia e Bardhë i dha leje Kievit që të përdor raketat ATACMS për të kryer sulme të kufizuara përtej kufirit rus me qëllim që të parandaloheshin sulmet kundër Ukrianës.

Edhe mbështetës të tjerë të Ukrainës kanë shprehur frikën se lejmi i përdorimit të armët me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda Rusisë, mund ta provokojnë Moskën të kundërpërgjigjet, që do të mund të çonte në zgjerimin e luftës.

Përveç SHBA-së, edhe shtete të tjera e kanë pajisuar Ukrainën me armë të fuqishme, sikurse janë raketat lundruese britanike me rreze të gjatë veprimi, Storm Shadow, që mund të udhëtojnë deri në 250 kilometra.

Kremlini ka paralajmëruar më herët se nëse SHBA-ja apo ndonjë nga aleatët e tjerë perëndimorë i japin leje Ukrainës që të përdorë armë me rreze të gjatë për ta sulmuar Rusinë, Moska do ta shihte si përshkallëzim të madh.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Moska ka përdorur armë me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë për të sulmuar thellë brenda Ukrainës, duke goditur civilët dhe infrastrukturën si dhe caqet ushtarake. REL

UGSHPD: RAMA JU “RRIT” PENSIONET, VELIAJ JU UL SHEQERIN (Dy anët e monedhës së pushtet-korrupsionit)

 
Këtë të vërtetë do t’ua zbulojmë diku më poshtë. 
Më parë le të shohim skemën e mashtrimit që Rilindja Socialiste ka ndërtuar në çdo aspekt të jetës ekomomike dhe shoqërore për shtetasit shqiptarë. 
Pra le të kuptojmë sa më thjeshtë atë që dihet por nuk e vërtetojmë dot sepse pushteti i pavarur i drejtësisë ka ngrirë.
Le të kuptojmë se si ndodh që shqiptarët kanë mbetur të varfër dhe vazhdojnë të largohen çdo ditë, ndërsa të kamurit si vjedhës të pamëshirshëm i shijojnë jetët e tyre prej pushtetit dhe e gjejnë mburojën edhe prej Kuvendit dhe mbeten të paprekshëm.
Është koha që njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se pse aty në Kuvend përfaqësia politike e popullit rrëmbehet çdo katër vjet. Ndaj çdo protestë e drejtë të shihet jo thjeshtë si kërkesë përgjegjësish për premtimet e pa mbajtura dhe punët e pakryera sepse rotacioni politik do të kishte ndodhur çdo raund zgjedhjesh, por të shkohet më tej përmes drejtësisë dhe ligjit sepse nga më të pushtetshmit ndër vite këto protesta dhe lëvizje etiketohen dhe vihen në lojë. Janë fare cekët të trajtuara edhe nga mediat këto protesta, këndvështrimi i tyre politizohet skajshëm dhe qytetarët ndjehen të padobishëm për forcën që kanë. E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, pra vota e lirë që sjell ndryshim humbet integritetin dhe qëllimin, vidhet dhe vritet prej mendësisë kriminale dhe prej korrupsionit ashtu sikurse edhe financohet prej tyre.
Si po përcillet forca e pushtetit sot në Shqipëri do të shtrohej pyetja?
Kjo tani nuk do më shpjegim pasi lufta për pushtet veç propagandës për një Shqipëri drejt Evropës 2030 apo dhe më shpejt, është shtrirë dhe thelluar në kërkim të vjeljes së votës së diasporës. Dhe kur vijmë tek kjo pikë mund të kërkojmë transparencë dhe llogari se: – A ka ndonjë nismë parlamentare për të motivuar dhe justifikuar shpenzimet për lëvizjet e figurave publike dhe të partive politike me tubimet ndërgjegjësuese për votën e diasporës?
Ku gjinden paratë për të tubuar kryeministri dhe administrata e tij në Greqi, Itali dhe ShBA?
Nëse pjesëmarrja sa vjen e zbehet dhe emigrantët e protestojnë hapur në mënyrën se si po keq qeveriset Shqipëria, së paku propaganda e Rilindjes Socialiste e ka kuptuar se strategjia populiste me këngë e valle nga këngëtarët/et VIP, nuk janë më të pranishëm për t’ia ngrohur dajren Ramës para fjalimit si dhe për t’i kthyer pyetje përgjigjet në aheng* dhe tallava për pjesën e mbetur të kohës.
Propaganda i lë jashtë këto realitete dhe qëmton nga tubimet mesazhin që i duhet Ramës për të qëndruar në pushtet.
Fakti që u përmend diaspora në çështjen më lart është se pjesa dërrmuese e pensionistëve dhe pensionisteve në Shqipëri e mbajnë frymën me pensionet nga vitet e punës dhe të tjerë kush ka fatin mund të mbështetet financiarisht nga ndihma e fëmijëve emigrantë.
Duke ju kthyer zhvillimeve politike-shoqërore në vend palëkundja e korrupsionit në pushtet duhet parë përmes ideologjisë politike që frymëzon skemën për të sunduar dhe jo qeverisur.

Shpjeguar në pak vite pas histori Rama dhe Veliaj ishin dikur paralel në bashkëveprimin mes tyre. Por më pas me pushtetin në horizont për veten e tyre dhe jo për shqiptarët ata u bënë të njohur si zërat e rinj të opozitës. Kryesisht kundër së djathtës në pushtet dhe arritën të bëhen me parti. Ndërsa sot që të dy janë kryqëzuar në majat e larta të udhëheqjes të partisë që morën dhe interesat e Rilindjes Socialiste janë shprehje e shkëputjes nga ajo bazë i mbështeti ata. Rama dhe Veliaj të dy bashkë janë të pandashëm nga vlerat që përfaqësojë. Ata janë prerja më e re e monedhës së pushtet- korrupsionit që kryen transaksione vetëm me tregun e zi dhe aferat brenda Shqipërisë, Bashkimi Evropian vazhdon si pa kuptuar të shtyhet më larg. Shtyhet sepse kjo fytyrë e vërtetë e pushtet-korrupsionit nuk shkëmbehet dot me valutat ndërkombëtare. Slogani BE 2030 nuk nënkupton këtë keq qeverisje drejt BE-së, por lë të kuptosh zgjimin qytetar për t’u afruar me BE-në, një ëndërr e nisur dhe e mbetur peng prej një tranzicioni të tej zgjatur.

Në këtë këndvështrim ‘kokë a pilë’ sikur ta kërkosh shortin e zgjedhjes në monedhën rilindëse, rezultati është i njëjtë. Ke ose Ramën ose Veliajn.  Përmes mediave të kapura dhe propagandës që ushtrojnë tashmë ata kanë ngritur një kryeqytet brenda skemës së një sistemi të korruptuar. Ndër këta 11-12 vite të dy e kanë përforcuar rrugën e pashmangshme drejt autoritarizmit parti-shtet dhe kanë si synim jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të synojnë që të qëndrojnë edhe më gjatë, pavarësisht rivalitetit fundosës me njëri-tjetrin.
Duke parë afrimin e zgjedhjeve të ardhshme në qoftë se Rama dhe Veliaj nuk dalin për të shprehur përgjegjësitë përballë kësaj shkalle korrupsioni përpara shpalljes së vlefshme të kandidatëve nga subjektet politike, çdo përpjekje do të duket e humbur sepse pavarësia e pushteteve si e tillë në demokracinë shqiptare vërteton se nuk jeton më. Por do të pranohet dorëzimi i demokracisë kundrejt autokracisë dhe shteti do të sundohet nga monedha Rama-Veliaj (edhe pse ata nuk do të duan të jenë në një), ata janë bashkë dhe do të jenë të pandashëm në shërbim të njëri- tjetrit.
Ai që qeveris sot, pra Rama ka nevojë për pranë dhe korrupsionin e Veliajt sepse do t’i  duhet që t’i shkundë çdo qindarkë në emër të reformës në drejtësi po ja lypi puna.
Ka dy rrugë se si paratë mund të përdoren. E para, për të paguar shpenzimin e mbrojtjes nga avokatët dhe e dyta për të investuar tek votat për një mandat të katërt. Deri tani skema Rama-Veliaj  ka funksionuar edhe pse është e dështuar. Por e keqja e demokracisë në gjendjen e saj ende të brishtë lidhet me sistemin drejtësisë.
Sa i pavarur dhe sa pushtet më vete ky sistem drejtësie ka për ta mbrojtur demokracinë?
Zhvillimet e kuvendit e tregojnë më së miri këtë. Po shohim në çdo seancë plenare dhe në çdo komision njëanshmërinë dhe protestën. Deputetët e shumicës, rilindësit socialistë janë aty në bllokun e numrave të duhur për të kaluar çdo ligj që e ka pikënisjen nga qeveria. Më i fundit ishte edhe ai i buxhetit 2025. Por me forcën e kartonit rilindësit socialistë janë aty në bllokun e numrave të duhur që edhe të mbrojnë monedhën e pushtet-korrupsionit, të ndjehen se janë pjesë e elitës pavarësisht se janë jashtë interesave dhe programit të bazës socialiste dhe të Partisë Socialiste.
E për sa kohë kjo “luftë” që tërheq vëmendjen në Kuvend vazhdon  lind pyetja se ku ishin vendndodhjet e Ramës dhe Veliajt gjatë zhvillimeve të ditëve të fundit? 
Të larguar nga lajmi i ditës, por edhe të angazhuar në fshehtësi me daljet e tyre në faqet e propagandës dhe mediave që e mbështesin.
 
Njëri (Rama) në COP29 për nismat globale të energjisë me një delegacion të ngjeshur të Rilindjes Socialiste dhe tjetri (Veliaj) duke vazhduar me “kujdesin” për të moshuarit dhe pensionistët aty ku Rama e la, diku me ndonjë përurim çerdheje, diku me ndonjë mbjellje fidani, por më therësja ishte kur Veliaj drejton mesazh për kujdesin e shëndetit të  pensionistëve  në ditën Botërore të Diabetit:-“Sot, në Ditën Botërore të Diabetit, një thirrje për të gjithë: Kujdesuni për veten! Kontrollet e rregullta janë çelësi për ta mbajtur diabetin nën kontroll dhe për të jetuar një jetë të shëndetshme”. Veliaj i padukshëm me mesazhin e tij përdor ngritjen e një stendë ku ofrohen analiza falas dhe ky ndërgjegjësim bëhet nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi, dhe me zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli  shoqëruar edhe nga një grup mjekësh. Teoritë dhe propaganda për ta pasur ushqimin bio dhe jetesën e shëndetshme në një qytet si Tirana janë jo vetëm tallje, por edhe një shuplakë ndërgjegjësuese qytetarëve që të zgjohen se ende nuk po e kuptojnë se për çfarë po flet qeveria Rama që premtoi mjeksinë falas. 
Po kjo është e “vërteta”, falas vetëm për një ditë. 
Po për 364 ditët e tjera?
Për 364 ditët e tjera kemi atë pjesë humori që përmendëm më lart. Indeksimi i pensioneve që shpesh shitet si rritje e pensionit krijon një çorientim. Premtimi për rritjen e pensioneve është parë si një rrezik për rënien e qeverisë, prandaj Rama e ka ndërruar tashmë atë shteg. Ai dhe ekonomistët e tij i shmangen edhe shifrës së indeksimit sepse kjo ishte një disfatë që tregoi se rritja ishte jo vetëm qesharake nga njëra anë, por ajo la zbuluar rimbursimin e barnave. Lista e barnave për një pensionist dhe nevoja për mirëmbajtjen e shëndetit shkon edhe më shtrenjtë se sa vetë vlera e pensionit që merr një shtetas shqiptar. 
Kjo është pjesa e zbërthimit të mënyrës se si propaganda dhe imazhi i Rilindjes Socialiste vazhdon të punojë. Dy anët e monedhës së pushtet-korrupsionit. Rama ju “rrit” pensionet, Veliaj ju ul sheqerin.
Rama ka pohuar në fund të muajit Tetor se ka një bonus për pensionet:- qeveria akordon aktualisht 350 milionë euro”. Ai nuk jep një shifër ekzakte sepse ushtrimin aritmetik u a lë  710 000 përfituesve pensionistë që janë 1/3 e popullsisë, por që vota e tyre u duhet mot.
Kjo është propaganda elektorale që nuk ka për tu ndalur me këtë strategji deri në zgjedhjet e 2025. Pensionistët në nevojë janë e vetmja shtresë numerike e popullsisë që mund t’u japë votën në shkëmbim të lëmoshës ashtu sikurse mazhoranca e përdor forcën e kartonit për ta mbrojtur këtë mënyrë qeverisjeje. Kjo është edhe mungesa e dinjitetit, bindjet që njerëzit kanë dhe fatkeqësisht detyrohen nga pamundësia fizike dhe e mbijetesës që t’i mbrojnë. 
Kjo pjesë na shpie pikërisht në pasqyrën e zhvillimeve të javës.  Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për të kuptuar se a e kanë të zgjedhurit nga populli qëllim kryesor gjetjen e zgjidhjeve për të mbrojtur dhe interesat shtetasve?
Gjatë kësaj jave vendi kryesor i betejës politike u bë sërish Kuvendi i Republikës së Shqipërisë madje me orë të zgjatura për të kapur limitet fundore të kohës. Kështu u mbyll në mënyrë të njëanshme e Komisioni Hetimor “Për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up-it në shëndetësi” i  miratuar me vendimin përkatës i cili u drejtua pas shumë përpjekjesh nga opozita që prej krijimit të tij në muajin Mars 2024. Po kështu është mbyllur edhe Komisioni Hetimor “Për trajtimin e të Dhënave të sistemit TIMS”, ku depozitimi i procesverbaleve dëshmitarëve të thirrur me dyer të hapura ka prekur një numër të konsideruar funksionarësh të administratës deri në ministra që janë pas hekurave nën hetim dhe të dënuar për shpërdorim detyre dhe të lidhur me krimin. Por ka patur  gjithashtu edhe funksionarë të lartë të cilëve u janë deleguar në detyra të tjera brenda Rilindjes Socialiste që kanë depozituar përgjigjet e hetimeve me dyer të mbyllura. Pjesa e tretë ata më të fuqishmit dhe me funksione të pandryshuara, nuk kanë depozituar asnjëherë dëshmi, nuk kanë dalë përpara përgjegjësive dhe më keq akoma kanë intimiduar dhe vonuar proçesin. Me mbështetjen e propagandës dhe të analistëve në media pushteti dhe mazhoranca e kanë parashikuar mos daljen e rezultateve. Madje përmes mediave të ushqyera dy Komisionet Hetimore të opozitës janë ndëshkuar si instrumente të politizuara dhe një kryekomisioner, Ervin Salianji po vuan dënimin me burg për një proces të stisur, kurth i ngritur dhe fajtor për “shpifje”. Në anën tjetër Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një tjetër kryetare, Elisa Spiropali ka marrë pozicionin për të siguruar vazhdimin e lojës pro kryeministrit pasi, opozita në parlament është bashkuar, përveç individëve dhe grupimeve të vogla që dikur kanë qenë kundërshtarë të pandjeshëm ose opozitë fasadë që ishte e pajtuar me rolin e saj për të mos e shqetësuar pushtetin e Ramës dhe të elitës së Rilindjes Socialiste. 
Por cila ishte kundër goditja e mazhorancës për pranimin e dy Komisioneve Hetimore të sabotuara tashmë të opozitës?
Askush nuk po mendohet për shifrën e 200 milion € që është përdorur gjatë periudhës 10 vjeçare 2015 e këtej. Por buxhetit të 2025 do t’i shtohen sa parashikon kjo qeverie dhe 142 milionë € pjesë e kontratave koncensionare, pra vetë skema e PPP-ve ku Sterilizimi dhe Check Up vazhdojnë edhe për dy vite me nga një shtesë përkatësisht 39 milion € dhe 18 milion €. Këto dy zëra pra me rreth 60milion € janë jashtë përllogaritjeve për  inceneratorin e Tiranës i cili do të marrë rreth 40 milion  edhe pse nuk ekziston akoma. 
Me këtë buxhet të shtuar mazhoranca luan si të dojë me forcën e kartonit në Kuvend, por ndërgjegjësimi qytetar do të jetë edhe më i madh kur propaganda nuk përtypet dhe kur drejtësia vepron dhe jep rezultat. 
Pikërisht në kuvend mazhoranca goditjet nga “komisionet e dështuara” ose më mirë të shprehura të sabotuara qëllimshëm i është përgjigjur me ngritjen dhe funksionimin pa pengesa të katër Komisioneve të Posaçme me qëllim fitimin e “kredisë politike” në opinionin publik që përmes emërtesave të goditura duket se është Rilindja Socialiste që do ta sjellë BE-në që nesër. Një propagandë dhe vetëlavdërim ku duket qartë se zhvillimet e jetës politike të Shqipërisë kanë mbetur në duart e po atyre  protagonistëve që drejtohen nga interesa të njëanshme partiake  dhe që me  praktika jo demokratike. Kjo në vetvete është kredia e partisë-shtet që fiton mbi një opozitë të bllokuar, të ndëshkuar për mospjesëmarrje në jetën parlamentare apo të paralizuar plotësisht.
Kështu Komisionet e Posaçme si; 1- “Për Rolin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, 2-“Për Reformën Zgjedhore”, 3- “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, 4- “për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, janë mënyra me moderne e kufizimit të të drejtave dhe lirive të shtetasve në emër të një partie e cila do të konsolidojë nesër pushtetin e saj pa nevojën e pasjes së një opozite.
Në këtë pikë të mbërritur zhvillimesh duhet të kujtojmë dhe të dallojmë mirë rolin dhe veçorinë e kthimit të opozitës së bashkuar në Kuvend. Në qoftë se precedenti që krijohet me mbylljen e njëanshme të Komisionit Hetimor Për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up-it në shëndetësi”  thjeshtë për mbarimin e afateve kohore dhe pa vlerësuar humbjen nga milionat e shpenzuara sikurse dhe gjetjet nga dokumentacioni i të dhënave të ndjeshme të sigurisë kombëtare mbi lidhjet e krimit me korrupsionin shtetëror nga Komisioni Hetimor “Për trajtimin e të Dhënave të sistemit TIMS”,  situata do të vazhdojë të përkeqsohet. ështu përfunduan dhe u depozituan dokumentet e
Jetëgjatësia e tij me  në të kundërt  edhe përsa i përket imazhit të shëndetësisë shqiptare. Kjo është një tragjedi-komedi e mazhorancës në Kuvend. Mënyra e vetme e funksionimit të parti-shtetit në qeverisjen qendrore dhe vendore. Duke imituar dhe plotësuar njëri tjetrin me pushtetin në duke paralel në vitet e largëta të tre mandateve, Rama dhe Veliaj po kryqëzohen dhe bashkohen në një pikë tani para zgjedhjeve të 2025. Nuk bëhet më fjalë se kush e pret ja i pari rrugën shokut, por se kush e nxjerr jashtë rruge tjetrin. Kjo është strategjia e të korruptuarve për të mbajtur pushtetin
____________
*aheng- argëtim i lëshuar ose dëfrim i shthurur nga përmbajtja.

14 Nëntor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Si po plaket Shqipëria, 20% e popullsisë mbi 65 vjeç- Të dhënat e INSTAT

Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite duke u rritur me 7 vite nga vitit 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023. Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet ne mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

Duke analizuar grup-moshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

Pas viteve ’90, norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

Mungon infrastruktura për të moshuarit

Brezi i sotshëm i pensionisteve jetoi rininë me mungesë kulture dhe njohurish për të siguruar mbrojtje financiare për pleqërinë.

Një shoqëri e bazuar në një traditë të brezave ku fëmijët kujdesen për prindërit në pleqëri po venitet nga nivelet e larta të emigracionit që kanë shkëputur lidhjet fizike ndërmjet prindërve dhe fëmijëve.

Edhe pse në tranzicion solidariteti mes brezave ende funksionon në aspektin financiar, pasi emigrantët shqiptare vazhdojnë të çojnë të ardhura pranë familjeve të tyre. Në vitin 2023 këto prurje ishin më shumë se 930 milionë euro, më shumë se gjyma e faturës së përgjithshme për pagesën e pensioneve nga qeveria shqiptare,

Për shumë të moshuar jeta do të lehtësohej po të funksiononin azilet, të cilat sot mungojnë në raport me nevojat që ka vendi për këto shërbime. Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) evidentoi pak vite më parë se popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë, ndërkohë që vetëm 1.6% e tyre përfitojnë mbrojtje.

Azilet publike mungojnë, ndërsa iniciativat për hapjen e shtëpive të kujdesit për të moshuarit gjithashtu mungojnë. Mirela një grua shqiptare që shërben në një shtëpi të moshuarish në Milano prej 20 vitesh ka dëshirë të sjellë këtë përvojë në Shqipëri, por tha se e ka vështirë për të gjetur staf që të ketë aftësitë për t’u kujdesuar për të moshuarit. Disa biznese nisen të investonin në qendra të posaçme për të moshuarit, por kërkesa e shpejtë për shtëpi i zhvendosi projektet e tyre.

Numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi në vitet në vijim për shkak të bumit të lindjeve në vitet 1950-1960. Në vitin 2021, një në 7 persona ishte mbi 65 vjeç. Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050. Të dhënat demografike tregojnë se, popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2022 dukë zënë rreth 16% të totalit të popullsisë më 2021 nga 5.5% më 1990. Në të ardhmen, popullsia mbi moshën 65 vjeç e lart do të rritet në 623 mijë persona dhe pjesa e saj në totalin e popullsisë do të rritet në 26.4% deri në vitin 2050.

Sipas Ministrisë së Shëndetësie në shkallë vendi funksionojnë rreth 39 qendra për të moshuar nga 259 qendra shërbimesh që janë në Shqipëri. 14 qendra ose 36% e tyre ofrojnë shërbime për të moshuar në qarkun e Tiranës, ndërsa 25 të tjerat ofrojnë shërbime përkatësisht në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (nga 2 qendra) dhe Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier e Kukës (nga 1 qendër). Këto qendra nuk janë të mjaftueshme as 2% te të moshuarve në nevojë.

Mungon furnitura dhe logjistika për të moshuarit

Duke qenë se të moshuarit një grup i popullsisë që konsumon pak dhe nuk ka fuqi blerëse në treg ka shumë mungesa në produktet të dedikuara për këtë moshë, duke nisur që nga veshjet, furnitura e përshtatshme që i ndihmon ato në lëvizje etj.

Mirëpo në njësitë e shitjes me pakicë në vend shpesh mundësitë e zgjedhjeve për mosha të vjetra janë të kufizuara për faktin se bizneset e veshjeve, si çdo biznes tjetër ofrojnë produkt nisur nga aftësia blerëse, pohojnë tregtarët e pakicës.

Në vendin tonë aftësia blerëse është e përqendruar në grup-moshën 20-45 vjeç, pasi kjo ka të ardhurat më të larta dhe për rrjedhojë dhe shpenzimi është më i lartë. Sakaq tregu shqiptar i veshjeve nuk ofron shumë mundësi dhe cilësi për moshat mbi 80 vjeç, siç mund të gjenden në tregun europian.

Nevojat për kujdes intensiv për të moshuarit po rriten në Shqipëri, por nga ana tjetër, logjistika që mbështet me furnizime këtë kategori konsumatorësh pothuajse mungon. Në cens 2023, INSTAT numëroi se në Shqipëri jetojnë mbi 87,000 persona mbi 80 vjeç.

Një familje që trajton me shërbim në shtëpi një person në këtë moshë e ka shumë të vështirë të sigurojë pajisje që lehtësojnë rutinën e tij.

Në Shqipëri mungojnë njësitë e shitjes me pakicë për të moshuarit, të cilat në vendet e Europës Perëndimore janë mjaft të përhapura. Farmacitë kanë nisur të fusin furnizime të posaçme, por tregu ofron shumë pak në raport me nevojat që paraqiten.

Kompanitë që ofrojnë pajisje për shtëpi nuk kanë thuajse asnjë produkt të përshtatshëm për moshat e thyera, si krevate të lëvizshme dhe pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë e të moshuarve.

Pajisje që mund të manovrohen lehtë me prekjen e një butoni, si hapja e dyerve, dritareve apo krevate dhe dollapë, të nevojshme për moshat e vjetra. Pajisje mjekësore si karriget me rrota, sistemet e shpërndarjes së oksigjenit, pajisjet ndihmëse të lëvizjes etj.

Tualete të përshtatur për të moshuarit, mobilie si ashensor, banjot në këmbë do të kenë shumë shpejt një kërkesë në rritje edhe në vendin tonë.

64 mijë të moshuar jetojnë vetëm

Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona). Gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona. Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.

Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011.

Të dhënat e cens treguan se nga 755,950 njësi familjarë që u numëruan nga cens 49% e tyre janë mbi 60 vjeç./Monitor

Presidenti Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund luftës vitin tjetër

VOA/Marrë nga Reuters

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Ukriana duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur që lufta me Rusinë të përfundojë vitin e ardhshëm përmes diplomacisë, një koment që bëhet në një moment vendimtar pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane të republikanit Donald Trump dhe ndërsa Rusia po bën përparime në fushën e betejës.

Sidoqoftë, presidenti ukrainas dha se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshjeje paqeje.

“Sa na takon neve, duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, tha zoti Zelenskiy në një intervistë në radion ukrainase të transmetuar të shtunën.

Ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë tha të enjten se Rusia do të ishte e hapur për negociata për përfundimin e luftës nëse ato do të niseshin nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, megjithëse sipas tij në bisedime do të duhej të pranoheshin “realitetet territoriale”.

Moska e përdor këtë frazë për të nënkuptuar që Ukraina do të duhet të heqë dorë nga katër rajonet që forcat ruse i kanë pushtuar pjesërisht dhe për të cilat Rusia pretendon kontrollin e plotë.

Presidenti Zelenskiy është shprehur vazhdimisht që kur Rusia nisi agresionin në shkallë të gjerë në shkurt të 2022, se nuk mund të ketë paqe derisa të dëbohen të gjitha forcat ruse dhe të rimerret i gjithë territori i pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.

Megjithatë, rikthimi tek kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës të vitit 1991 nuk u përmend në “planin e fitores” të Presidentit Zelenskiy, që ai e prezantoi publikisht muajin e kaluar.

Presidenti Zelenskiy tha se lufta kishte të ngjarë të përfundojë më shpejt nën administratën Trump, i cili u shpreh gjatë fushatës së tij se do t’i jepte fund konfliktit me shpejtësi, pa dhënë detaje.

Presidenti Zelenskiy tha se ligji amerikan e pengonte atë të takohej me zotin Trump përpara inaugurimit të tij më 20 janar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne (për të siguruar një takim). Ne patëm një takim vërtet të mirë në shtator”, tha Presidenti Zelenskiy, duke shtuar se ai do të bisedonte vetëm me vetë zotin Trump dhe jo me ndonjë të dërguar apo këshilltar.

Shpallen martirë nga Vatikani dy klerikët shqiptarë, i dërguari i Papa Franceskut drejton meshën. Massafra: Dhanë jetën për fe e atdhe

Kjo e shtunë e 16 nëntorit, shënoi një ditë të rëndësishme për Kishën Katolike por edhe kombin shqiptar, me shpalljen të lumë të dy martirëve At Luigji Paliq dhe Don Gjon Gazullit që i bashkohen listës prej 38 martirëve shqiptar të shpallur në 2016-ën nga Vatikani

Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.

Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe. Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë. Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit Ernest Troshani dhe arqipeshkëvi i Kosovës Dodë Gjergji u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.

Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë në këtë moment historik. bw

“Ndaluni! Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri”, Amir Rrahmani në konferencën pas ndeshjes: Tri herë i kërkova gjyqtarit të ndërhyjë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.

Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.

“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.

“Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë”.

“Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar”.

“UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të rëndë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni”.

“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, ka përfunduar kapiteni i Kosovës. bw

Osmani: Kosova nuk mund të përmbushë detyrimet e dialogut derisa Serbia nuk hedh asnjë hap

VOA/Leonat Shehu

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimeve që dalin nga marrëveshja me Serbinë derisa Beogradi nuk hedh asnjë hap drejt zbatimit të saj, ndërsa ngriti mundësinë e zbatimit të njëanshëm të saj në këmbim të garancive ndërkombëtare për çështjen e sigurisë, njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Pra në qoftë se partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar që ne te ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahjen ndërkombëtare, pra garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare kjo është një situatë e re megjithatë deri tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se kjo është vetëm një ide e saj personale dhe jo qëndrim i institucioneve të vendit, Presidentja Osmani i tha agjencisë së lajmeve Kosovapress se më një qasje e tillë, Kosova ka përfituar në të kaluarën.

“Qëndrimi im, e kam thënë ka të bëj me mënyrat se si ne e kemi shfrytëzuar në vitin 2007 – 2008 që do të thotë atëherë kur Serbia nuk zbatonte ne e kemi pasur marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët tanë. Pra edhe pse Kosova e kishte zbatuar pakon e (Martti) Ahtisaarit në mënyrë të njëanshme, ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.

Në muajin shtator Presidentja Osmani gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kërkoi më shumë bashkërendim me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të hapen më shumë rrugë për Kosovën në politikën e jashtme, nëpërmjet anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani akuzoi ndërkaq Beogradin se po përpiqet të destabilizojë Kosovën nëpërmjet masave të shpallura në fund të muajit të kaluar me të cilat e shpalli Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Serbia e ka arsyetuar legjislacionin me synimin që të mbrojë të drejtat dhe sigurinë sociale të qytetarëve serbë në Kosovë.

Kundër atyre projektligjeve janë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të cilët e kanë quajtur shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.

Bashkimi Evropian ndërkaq sot sërish bëri thirrje për shmangie te veprimeve të “njëanshme” të palëve dhe zbatim të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha se blloku do të vazhdojë të lehtësojë dialogun derisa Kosova dhe Serbia janë të interesuara për procesin e anëtarësimit.

“Sepse që nga viti i kaluar kur u arrit marrëveshja në Ohër, palët u pajtuan ose palët pranuan se përparimi në dialog është i lidhur me përparimin e tyre në procesin e anëtarësimit. Pra, nëse nuk ka dialog, nuk ka proces anëtarësimi”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani tha sot se nuk mund të kërkohet zbatim i detyrimeve vetëm për Kosovën pasi sipas saj nuk ka kuptim marrëveshja.

Kosova dhe Serbia në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mungesë gatishmërie për zbatimin e marrëveshjes. Serbia ngulë këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova akuzon palën serbe se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke mohuar detyrimet e saj.

Osmani: Taktikat e Serbisë nuk e ndryshojnë realitetin e pakthyeshëm të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën.

Ajo ka theksuar se Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë për ta ndryshuar realitetin e pandryshueshëm për Kosovën e pavarur.

“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar  Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.

Qeveria serbe ka miratuar një projektligj për, siç e ka quajtur ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera të territorin e Kosovës. Përveç këtij, ajo ka miratuar edhe një vendim përmes së cilit e shpalli Kosovën si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

E, ndërkohë me gjithë kritikat e ndërkombëtarëve, këta të fundit nuk arritën ta bindnin Serbinë që të heqë dorë nga to. Beogradi zyrtar ka shprehur qëndrimin se do ta mbajë në fuqi vendimin për ta shpallur Kosovën “zonë të veçantë sociale” dhe se do ta miratojë në Kuvend ligjin për juridiksionin mbi veprat penale në Kosovë. sn

Mbi 44 mijë dokumente, blloqe shënimesh dhe…- DPA çel ekspozitë me dorëshkrimet e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), ka çelur në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë një ekspozitë që shpalos për herë të parë dorëshkrimet e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Mbi 44 mijë dokumente, me dhjetëra publikime, blloqe shënimesh të hedhura gjatë procesit krijues, një roman i pabotuar, përmbledhje me poezi dhe skica, që përshkruajnë veprimtarinë letrare të pangjashme të autorit, i cili e përcolli Shqipërinë në rreth 50 gjuhë të globit, vijnë pranë publikut artdashës. Në hapjen e kësaj ekspozite ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, e bija e shkrimtarit të ndjerë, Znj. Besiana Kadare, Drejtoresha e Bibliotekës së COD-it, Znj. Jetona Koçibelli, shkrimtarë, botues, kritikë letrarë dhe gazetarë.

Në fjalën e marrë, kreu i DPA-së u shpreh se pas digjitalizimit në kohë rekord, këto dorëshkrime do të kalojnë në procesin e përpunimit dhe të restaurimit, për t’u dhënë brezava mundësinë e depërtimit në labirintin e mendimit të Kadaresë. “Është nder dhe kënaqësi që në kuadër të një viti të rëndësishëm për historinë tonë, sikurse është 80-vjetori i Çlirimit, të ekspozojmë figura që janë identitare për kombin. I tillë ishte edhe Ismail Kadare. Këto dokumente janë jo vetëm vepra të pabotuara apo thjesht drafte të veprave që më pas janë botuar, apo skica. Janë procesi krijues. Ne arrijmë që përmes tyre të shkojmë hap pas hapi në mendimin e Kadaresë, në mënyrë që të shohim që nga gjeneza deri në draftin final, labirintin e mendimit të tij. Këto dorëshkrime janë të rëndësishme edhe për studime të mëtejshme. Janë digjitalizuar brenda një jave, për të siguruar paprekshmërinë e tyre të mëtejshme. Pas këtij procesi, do i nënshtrohen përpunimit tekniko-shkencor dhe restaurimit, me qëllim që vepra e Kadaresë të jetë e përjetshme”, u shpreh Bido.

Në fjalën e saj të rastit, Znj. Besiana Kadare vlerësoi ekspozitën e paraqitur, duke theksuar se këto materiale do t’u shërbejnë studiuesve, si një udhërrëfyes i kombit. “Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që ndodhem sot me ju. Një falenderim i veçantë dhe mirënjohje për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Z. Bido që mori përsipër përgatitjen e kësaj ekspozite kaq domethënëse, në vijim të dhurimit që familja jonë kreu pranë Arkivit të Shtetit. Jam shumë e emocionuar t’i shoh dorëshkrimet të paraqitura kaq bukur. Më vjen mirë që është ruajtur me kaq kujdes që të kenë akses brezat e ardhshëm, apo edhe studiuesit sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një shkrimtar, por një kronikë të rrugëtimit të kombit shqiptar”, tha Znj. Kadare.

Mes dokumenteve të ekspozuara, publiku do të mund të shohë nga pranë fragmente nga romani i parë i pabotuar i Kadaresë, “Tri shokët”, shkruar në moshën 11-vjeçare, si edhe të bjerë në gjurmët e vokacionit të tij për letërsinë ndikuar nga vepra shekspiriane, nëpërmjet dorëshkrimit të sprovës letrare “Hamleti, princi i vështirë”. Pjesë e ekspozitës janë po ashtu:

-Dorëshkrimi i romanit të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë ndërkombëtare të pafrerë;

-Dorëshkrimet e romaneve më të lakuara dhe polemike, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” dhe “Përbindëshi”;

-Dorëshkrimet e dramës “Stinë e mërzitshme në Olimp” dhe të sprovës letrare “Dante i pashmangshëm”, ku narrativa përcillet mes mitit dhe bashkëkohësisë;

-Dorëshkrimet e romaneve “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”, që portretizojnë Shqipërinë zakonore;

-Dorëshkrimet e romaneve “Piramida” dhe “Qorrfermani”, që paraqesin alegorinë e një sistemi totalitar;

-Dorëshkrimi i librit “Ra ky mort e u pamë”, shkruar në formën e një ditari mbi Kosovën;

-Dorëshkrimet e romanit “Lulet e ftohta të marsit” dhe të sprovës letrare “Mosmarrëveshja”, të cilat ravijëzojnë Shqipërinë përballë vetes.

Prej këtij fondi të rrallë dokumentesh, janë evidentuar edhe dorëshkrimet e veprave “Spiritus”, “Ftesë në studio”, “Darka e gabuar”, “Koha e parasë”, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve”, “E penguara” (Requiem për Linda B.), “Jeta, vepra dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Hijet” dhe “Mëngjese në Kafe Rostand”. Në këtë korpus materialesh, nuk mungojnë vlerësimet me çmimet dhe titujt “Komandant i Legjionit të Nderit”, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, “Princi i Asturias”, “Çmimi i karrierës” dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si edhe dekreti për dhënien e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

“Dorëshkrimet e Kadaresë” do të qendrojë e hapur për të gjithë të interesuarit pranë COD-it deri në datë 18 nëntor. Dokumentet nga krijimtaria e ngjeshur e shkrimtarit, u dorëzuan pranë DPA-së në shtator të këtij viti, në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar me familjen Kadare.

E853a9da 85f5 457d A7ae 103d80cfd79b
80908d46 0109 4e96 A4ad 3f3510a6720e
D8beb8b5 0597 4415 9afc D58e55ff7de1
5487560d 2cc4 40aa 82cf C1aa9bbc6791
3c466ebd Fd9f 442d B7da A4db029d8f43

Send this to a friend