Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi pas një kohe të gjatë do të udhëtojë në Uashington. Ai do të ketë takime më zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit më 19 janar, ku edhe do ta mësojë nëse do të bëhet President.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka kohë që nuk ka shkelur në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Diplomatët amerikanë në dy vitet e fundit ai i ka takuar kryesisht në Prishtinë ose gjatë seancave të KS të OKB’së ku ka marrë pjesë.
Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Thaçi do të jetë në Washington më 19 janar ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Këto takime pritet të jenë vendimtare për fatin e tij politik- respektivisht Thaçi do ta mësojë nëse do të jetë President i Kosovës, ashtu siç parashihet me marrëveshjen PDK-LDK të vitit të kaluar.
Komentet