VOAL

VOAL

THAÇI ËSHTË I ZËNË ROB?! – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

August 7, 2018

Komentet

AT GJERGJ FISHTA: SHQIPTAR JETOI GJITHË JETËN! Në ditëlindjen e tij Nga Frank Shkreli

23 Tetor, 1871 – 30 Dhjetor, 1940

Ja, erdhi edhe një përvjetor ditëlindjeje i At Gjergj Fishtës! Edhe kjo si të gjitha më parë – përvjetorët e lindjes dhe kalimit të tij në amshim — vjen e shkon, pa u kujtuar, pa u përmendur, zyrtarisht — dhe i harruar nga shumica, pothuaj ashtu si dikur nën regjimin komunist të Enver Hoxhës kur ishte shpallur, armik, fashist, i shitur e tradhëtar. Si rrjedhim dhe me qëllim që të mos i përmendej emri as vepra e tij. Të konsiderohej i paqenë, sikur të mos ketë ekzistuar fare!

Këto rreshta modest sot, le të shërbejnë vetëm si një kujtim kalimtar për lexuesin e rendomtë se me 23 Tetor, 1871 ka lindur At Gjergj Fishta, një burrë i madh i Kombit –- por i harruar dhe i abuzuar nga një diktaturë fatzezë për veten dhe për Kombin. Që për pothuaj 50-vjetë komunizëm dhe për rreth 35-vjet regjimesh në “demokraci”, të përbëra nga post-shërbetorë dhe nostalgjikë të atij regjimi, deri në ditët e sotëme.

Kjo, megjithse sot, emri i Gjergj Fishtës mund të përmendet, aty këtu, ndërsa veprat e tija botohen nga individë dhe ente private, por për autoritarët politikë të “post-komunizmit” aktual dhe për akademikët e varur prej tyre, ideologjikisht dhe financiarisht– përfshir Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, po edhe atë të Kosovës — zyrtarisht, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi e shumë të tjerë si këta, të njohur dhe më pak të njohur — vazhdojnë të konsiderohen ashtu si në diktaturën komuniste – tradhëtar, të shitur e armiq të Shqipërisë — të harruar dhe të abuzuar për pothuaj një shekull tanai! Apologjetët e sotëm të diktaturës komuniste në Shqipëri nuk kanë turp në fytyrë. Jo vetëm që kujtohen rregullisht në raste të nevojshme, por me fonde të shtetit shqiptar, shkrimtarëve të realizmit socialist-komunist po u rinovohen shtëpitë e tyre dhe po u dedikohen muze me vendime zyrtare dhe me pëlqimin dhe miratimin nga shërbëtorët dhe nostalgjikët e ish-regjimit enverist – gjithnjë në pushtet dhe poste për të marrë vendime të tilla.

Fatkeqësia e përjashtimit dhe e harresës — që ka pësuar gjatë shekullit të kaluar dhe vazhdon të pësojë At Gjergj Fishta në Atdheun e vet — për të cilin luftoi aq shumë për të ndërtuar një Shqipëri të vërtetë dhe për bashkimin kombëtar në periudhat më të mjerueshme për të— është se ai po vazhdon të injorohet madje edhe sot në Shqipërinë post-komuniste, ashtu siç qe përjashtuar ai dhe vepra e tij nga regjimi komunist për një gjysëm shekulli. I hedhur në harresë nga vet kombi i vet, të cilit gjithë jetën u përpoq t’ia mbronte të drejtat, vlerat dhe interesat e tij në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Por, ndoshta edhe për faktin se – ndryshe nga ish-regjimi komunist dhe nostalgjikët e tij, Fishta me veprat e tija të pavdekshme, ka përjetësuar vlerat dhe traditat kombëtare të fisit të shqiptarit, për brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm të shqiptarëve.

Për fat të keq të Kombit, mashtrimet dhe tradhëtia, për pothuaj një shekull komunizëm e post-komunizëm ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, vazhdojnë. Nuk ka ndryshuar asgjë as nga “përdhunimi historik”, ndaj tij, kujtesës dhe veprës së tij: harresa e qëllimtë zyrtare dhe denigrimi historik kundër At Gjergj Fishtës, vazhdojnë. E nga kush?!

Nga një klasë politike post-diktatoriale por me influencë në vendimarrje të tilla — nga një grup i brezit të historianëve politikë të idoktrinuar, që edhe sot kryesojnë dhe drejtojnë, ndër të tjera, Akademinë e Shkencave dhe entet e tjera kryesore akademike e kulturore, në vend. Është e pafalshme heshtja arrogante e autoriteteve politike dhe akademike shqiptare në lidhje me këtë çështje. Kjo heshtje nuk është e denjë për një shtet si Shqipëria, vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian –ndërsa nuk çon aspak ujë në mullirin e dobisë së interesave afatgjata kombëtare – të kësaj familje të madhe trako-ilire, një familje kjo sipas At Gjergj Fishtës, historikisht, “në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve”.

Nuk mund të durohem, por më duhet të shtroj pyetjen për ata që kanë pushtetin në dorë e që mund të marrin kollaj vendime në favor të figurës së Gjergj Fishtës dhe rolit të tij në historinë kombëtare. Se si mund të gënjeni duke u deklaruar si pro-perendimorë, se po, deshironi t’i bashkoheni Evropës dhe aleancave perëndimore, por njëkohësisht, vazhdoni të përjashtoni dhe të mos kujtoni At Gjergj Fishtën, shqiptarin, ndoshta më pro-perëndimor të fisit shqiptar ndër shekuj – që nga koha e Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Na është thenë se Shqipëria ka “shënuar një moment historik në procesin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke hapur grup-kapitullin e të negociatave në kuadër të Konferencës Ndër-qeveritare të mbajtur në Luksemburg, një javë më parë. Megjithse shpresat janë të paka dhe procesi shumë i gjatë, por nuk besoj se Shqipëria hynë në Bashkimin Evropian pa vlerat pro-perëndimore të At Gjergj Fishtës.

Për mua është e vështirë të marr me mend se pse gjithë ky inat e mllef ndaj At Gjergj Fishtës, madje edhe sot kur Shqipëria aktuale politike pretendon se jeton në një “demokraci”, ndonëse e brishtë! Përveç faktit se komunistët shqiptarë të periudhës së Enver Hoxhës dhe nostalgjikët e sotëm të komunizmit, nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat kombëtare dhe dashurinë At Gjergj Fishtës për Atdheun, për Shqipërinë. Sepse, siç ka shkruar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Fishtës Karl Gurakuqi Frank Shkreli: Karl Gurakuqi, mjeshtër i shqipes, mik dhe bashkpuntor i Avni Rustemit | Gazeta Telegraf – “…Gjëndemi përpara dy mendësive, (sa i përket trajtimit ose keq-trajtimit të Fishtës nga autoritetet shqiptare në të kaluarën dhe tani, shënimi im) e që janë shumë larg njëra nga tjetra, sa nata me ditë: simbas edukatës së Poetit (Fishtës), të marrur në rini e simbas ambientit në të cilin është rritur: Shqipëria duhej të dilte në dritë me bashkim zemrash, me vëllazëri, me arsim e kulturë, me nderim të cilësive karakteristike shqiptare: besë, burrni, nder e fe. Kurse, Shqipëria e anës kundërshtare (e komunizmit dhe shërbëtorëve të diktaturës sot, shënim i imi), është mbështetur në mëni, në ndasi, në errësirë, në vrasje e në përçmim të gjërave më të shënjta, si histori, letërsi, gjuhë e flamur. Me fjalë tjera, kanë qitë cekën me e shburrëruar Shqipërinë, me e shfisnuar e me e bastardhuar. Është program i atyre që nuk e kanë dashur kurrë Shqipërinë, janë ata të shkollës së Tartufit…”, ka shkruar i ndjeri Karl Gurakuqi.

Këta, vërtetë janë të shkollës së tartufit — hipokritë! Mirë e ka thënë Karl Gurakuqi. Kemi të bëjmë me dy pikpamje të ndryshme – si nata me ditë — sa i përket vlerave kombëtare dhe dashurisë për Atdheun. Kemi të bëjmë me doktrinën internacionaliste të komunistëve shqiptarë të cilët ishin gati të ndryshonin dhe e ndryshuan flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbe për qëllime ideologjike duke e hedhur në baltë, e duke i shtuar drapër e çekiq, simbolet e komunizmit ndërkombëtar. E nga ana tjetër kemi Gjergj Fishtën — siç na kujton edhe Karl Gurakuqi në shkrimin e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Poetit — i cili sipas tij, me guxim të pashoq, kur Shkodra ishte e pushtuar nga fuqitë ndërkombëtare të kohës që nuk lejonin valvitjen e flamurit shqiptar, vetëm nji vit pas pavarësisë, në kundërshtim me ta, Gjergj Fishta ka ngritur flamurin e Kombit mbi kambanën e Kishës së Franeskanëve, ndërsa nepër rrugët e Shkodrës nxorri fëmijtë e shkollës për të kënduar himnin e flamurit të përpiluar nga vet Fishta: Gjergj Fishta – Hymni I Flamurit Kombetar – Gurakuqi kujton fjalët e Fishtës kur u predikonte fëmijve duke u thëne se, “Nuk preket toka shqiptare, se trolli ynë është i shejtë, i huaji nuk ka çka bën ndër ne kur vjen me qëllime të këqia…”, duke shprehur të drejtën e shqiptarëve për të jetuar në tokën e të parëve të vet dhe për ta mbrojtur nga të gjithë të huajt me të gjitha fuqitë dhe me ndihmën e Zotit, sipas Fishtës:

Jo, po na sot këtu sundojmë;
Këtu s’ecë fjala e tjetërkuj;
Gjallë lirinë na nuk e lshojmë
S’njohim mbret e as krajl të huej!
Zoti në qiell e na mbi tokë;
Me gjithkend vëllazen e shokë,
Por secili n’cak të vet!

Dhe më në fund në këtë përvjetor të lindjes së Gjergj Fishtës u kujtojmë të gjithë atyre që ende mund ta konsiderojnë atë “tradhëtar”, “i shitur”, dhe epitete të tjera fyese, sidomos atyre që, “nuk po u kuqet fytyra t’a bajnë Atdheun plaçkë shkëmbimi”, sipas fjalëve të Karl Gurakuqit. U kujtojmë atyre dhe gjithë të tjerëve se Gjergj Fishta – në këtë përvjetor të lindjes dhe gjithmonë — jetoi dhe mbeti shqiptar. Ndryshe nga ata që e kanë përjashtuar dhe këta që vazhdojnë ta përjashtojnë, ta harrojnë dhe të mos e kutojnë as në ditëlindjen e tij, për vlerat, kontributet dhe dashurinë e tij për Atdheun – Fishta, “Shqiptar jetoi gjithë jetën. I varfër leu dhe më i varfër vdiq. Nuk grumbulloi pasuri, por i la kombit pasurinë më të madhe: veprat që nuk dijnë kurrë mort!” (Karl Gurakuqi)

Gëzuar ditëlindjen, At Gjergj Fishta, Apostull i Madh i bashkimit dhe vëllazërimit shqiptar!

Frank Shkreli

ARMA E FUNDIT E OPOZITËS – BOJKOTI I KOALICIONIT ME LVV!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ              

      Parti, partiza dhe grupime minore, kanë bërë koalicione parazgjedhore, nga frika e mos arritjes të përqindjes së nevojshme të pragut zgjedhor. Ndoca parti të tjera janë koalicionuar, për të arritur kuotën e vendit të parë, respektivisht, të dytë. Opozita aktuale ka zgjedhur sulmin frontal, madje, skajshëm, të sforcuar kundër pozitës, sondazhet e së cilës janë shqetësuese, deri në tmerrim. Andaj, qysh tani, opozita, ndoshta edhe pozita, kanë filluar të bëjnë llogaritë për koalicionet pas zgjedhore.
     Është hedhur ideja e bojkotimit të koalicionit me LVV-në, ngjajshëm siç veproi opozita gjermane, e kryesuar nga CDU, duke e amortizuar fitoren e Kancelarit Richard Schröder të SPD, me dyshimin që hodhi Amerika, karshi tij për flirtimet me Rusinë, dy dekada më parë. Ngjajshëm ndodhi, më vonë, edhe me partinë e ekstremit të djathë austriake, me afri programi me partinë naziste të Hitlerit, të kryesuar nga Jorg Hajder, e cila nuk u pranua nga SHBA, duke imponuar atë t`ia lëshoi vendin partisë së dytë fituese, për të krijuar qeverinë.
     Realisht, opozita destruktive aktuale e Kosovës, e kryesuar nga PDK, me zvarranikët e saj në PAN, rrëshqiti në faj, deri në krim, duke u bërë aleate besnike e Serbisë, në akuzat e rënda ndaj Kurtit. PAN-i u vu në rolin e spiunimit tek Qendrat e Vendosjes, në përpjekjen e ethshme të shpalljes – non grata – të Kryeministrit të Kosovës. Për rrjedhojë, realizoi – sanksionet – e padrejta, deri në absurditet të Kosovës; mos pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës; vënien në dyshim të ndihmave dhe favoreve tjera nga BE-ja; e mbi të gjitha, bartjen e fajësisë nga Serbia dhe mveshja e së keqës Kosovës. Për këtë u angazhua edhe pjesa me e madhe e mediave, e kulmuar me “analistët” banalistë, argatë të PAN-it kriminal. Tashmë, e gjithë kjo gamë poshtërsish është vërtetuar katërcipërisht!
 
            Parafushata e jashtëligjshme e “analistëve” gërditës të PAN-it, rrast e sforcuar!   
     Gërdia për shumësinë e “analistëve”, ka kulmuar në opinion, në atë përmasë, sa i fusin të gjithë në emërtesën pezhorative -banalistë-. Ata duke qenë në shërbim të padronëve të tyre, respektivisht të PAN-it, kanë humbur sensin e masës, duke glacuar marrëzishëm, madje pa u skuqur fare.
     Lukunia e “analistëve” kolektiv dhe unik, në shërbim të PAN-it, në raste të pakta, njëri nga paneli shprehë opinion të kundërt, sa për ta “nxehur” debatin! Citojmë vetëm njërin syrësh, Visar Ymerin, i cili, në njërin nga debatët e fundit, tha: “Kështu duhet të jetë përbërja e qeverisë së ardhshme”, duke përcaktuar se “e duhur për Kosovën do të ishte formimi i një qeverie prej partive opozitare!” Me arsyetimin se, gjoja, “Kosovës i duhet stabilitet, bashkëpunim e zhvillim!”
     Thënë troç, Visari lobon për PAN-in, “i donë “komandantët”, sërishmi, në pushtet”, madje, hiç më pak se “dy mandate!” Analisti elitë i përnatshëm, Visar Ymeri, amniston, madje në grup, PAN-in, i cili për dy dekada qeverisjeje kriminale, të shoqëruar me krime vrastare politike; hajni zyrtare industriale; shkatërrim të institucioneve, deri në rrezikim të zhbërjes të shtetit. Ai është i vetëdijshëm se ish-bashkëpartiakun e tij, Albin Kurtin, tashmë, “fenomeni Kurti”, “komandantët” rrast të inkriminuar nuk mund ta mundin. Andaj, bashkimi i opozitës, përfshi edhe LDK-në, “e ka shansin e artë”, siç shprehet ai, për ta hequr qafe Kurtin me Vetëvendosjen e tij.
     Vërtet, dihet botërisht, LDK-ja nuk ka pasur as struktura të krimit vrastar dhe as hajnor të organizuar, siç e ka, realisht, PAN-i. Por, bartë fajësinë e mbajtjes në pushtet të partive-banda, të koalicionuara në PAN. Edhe pse këtë e bëri një klan, rreth vicioz, brenda LDK-së, i katapultuar me shantazh e terror, në kupolën partiake, megjithatë heshtja nuk justifikohet.
     Akuza e opozitës se “Kurti mashtroi shqiptarët e Kosovës, me slloganin e Bashkimit Kombëtar”, është lajthitje e qëllimshme e saj, për të mos e përmendur premtimin e madh dhe të shumëpritur nga shqiptarët e përbotshëm: “Kriminelët dhe hajnat në burg”. Parulla e “bashkimit kombëtar”, në atë kohë të pakohë, ishte fajësi e Kurtit me shokë. Sepse ishte dhe është sikur t`i thuash Serbisë dhe ndërkombëtarëve: “Ejani ta ndajmë Kosovën”, siç loboi Hashimi me PAN-in e tij, dje dhe sot, duke paguar edhe agjenësi lobuese, që nga New York-u e deri në Paris, tashmë, të konfirmuara dhe me dokumente pagese, fakte që bartin elementin e krimit, deri në tradhti kombëtare.
 
           Përgjegjësi historike i një populli, kthimi në pushtet i PAN-it të kriminalizuar!
     Përkundër sugjerimit, më saktë, kërkesës që bënë analisti Visar Ymeri me kolegët debatues, pothuajse, në të gjitha mediat, por edhe opozita PAN-iste e çoroditur dhe, skajshëm, destruktive, e cila, tashmë, llogaritet palë me Serbinë, përsa i përket – dialogut – dhe të veprimeve sovraniste që ka ndërmarrë dhe vazhdon të ushtrojë qeveria aktuale e Lëvizjes Vetëvendosje, në koalicion me Listën  Guxo dhe Alternativa si dhe me përfaqësuesit e partive minoritare, personalisht, mendoj krejt ndryshe.
     Përsa u përket subjekteve politike, PDK-AAK-NISMA, të dala nga “Lëvizja Popullore e Kosovës”, (LPK), ish të koalicionuara në PAN, krerët e tyre, së bashku me disa “komandantë”, të kamufluar me uniformën e shenjtë të -UÇK-së-, përgjatë luftës dhe pas luftës të Kosovës, të instruktuar nga Sigurimsat e Enver Hoxhës, u zhytën në krime vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Qysh para luftës, ata sabotuan Fondet financiare, të hapura për mbijetesën e popullit të Kosovës, duke përçarë emigracionin ekonomik dhe poplitik të Shqiptarëve, madje kudo që jetonin dhe punonin në botë. Me fillimin e luftës, sabotuan unifikimin e faktorit ushtarak, duke dështuar mbledhjen në Osllo të Norvegjisë dhe duke kulmuar me ekzekutimin zyrtar të Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit.
     Në ekzekutimin e kreut të luftës, Krasniqi, ishin koordinuar krerët e LPK-së, me SHP të UÇK-së të saj dhe krerët socialistë të Tiranës zyrtare. Edhe pse e kishin proklamuar themelimin e UÇK-së së tyre, atë kurrë nuk e futën në Luftën e Kosovës. Dhe, janë themeluesit e kësaj UÇK-je, ata që akuzojnë SHTAB-in e Rogner-it, për sabotim të luftës, madje duke i denoncuar eksponentët me emra dhe mbiemra, sipas pozitës politike dhe ushtarake që mbanin në atë kohë. Dhe, e gjithë kjo është një e vërtetë publike, e thënë dhe e shkruar në forume dhe mediat gjithëshqiptare, madje edhe të huaja.
     Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e kompozuar nga Tirana zyrtare social-komuniste, e barti në Kosovë praktikën fashizoide të Enver Hoxhës, me byroistët e tij kriminelë, të cilët, për afro gjysmë-shekulli, ushtroi dhunë, terror, gjenocid, karshi popullit shqiptar të Shqipërisë. Në mes shumë mijëra të deklasuarëve politikë, me vrasje, burgje dhe internime, ekzekutoi edhe 6.000 intelektualë, duke i lënë edhe pa varr! Kështu filloi sundimin kriminal edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e cila po përballet me dosjet faktike të shumë qindra krimeve, të bëra ndaj ushtarakëve luftë-bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së; gazetarëve-korrespondentë të luftës; si dhe kuadrove të hershëm të LPK-së.
      Rrjedhimisht, partitë-banda të PAN-it, me krimet serike të krerëve të tyre partiakë dhe të shumë kuadrove të tyre, të bëra përgjatë dhe pas luftës, siç janë vrasjet e kundërshtarëve politikë dhe korrupsioni masiv, përkatësisht, hajnia zyrtare dhe shkatërrimi i ekonomisë, i institucioneve, në veçanti të Sistemit të Drejtësisë, Arsimit, me blerjen e diplomave nga “komandantët”, sot me doktorata shkencore, “profesorë” në Universitetet e Kosovës, duke sjellur vendin në stadin më të ulët shtetëror, që kulmon me pazarët e pista e tradhtare me Serbinë, për ndarjen e Kosovës!
     Pra, qytetari i Kosovës, është para një sprove historike, me përgjegjësi të lartë kombëtare, në zgjedhjet e shkurtit 2025, PAN-in duhet ta lënë ta vazhdojë opozitarizmin e merituar, të paktën, për një 10-vjeçar. Partitë e PAN-it, respektivisht, PDK-AAK-NISMA, për veprimtarinë e tyre kriminale, në një shtet normal, duhej të shpalleshin – të jashtëligjshme -. Por, për hirë të anëtarësisë, të mashtruar me propagandën lehaqene, tipike enveriste, këto parti duhet jo të
  • re-formohen -, por të – ri-formohen -, duke i spastruar radhët e tyre nga elementët e inkriminuar dhe të korruptuar, të cilët, mjerisht, janë të bollshëm, numerikë. Madje, me rastin e -riformimit-, për t`u distancuar nga e kaluara kriminale e ish-partiakëve, duhet të emërtohen ndryshe, pra, me emra të rinj dhe përcaktime, djathtas apo majtas, sipas bindjeve përkatëse individuale. Pra, të shpëtohet atë çka mund të shpëtohet. Dhe, kjo do të ishte e shëndetshme për partitë e reja dhe Kosovën tonë. Partitë e sotme të PAN-it, nuk kanë asgjë nga djathtizmi klasik. Përkundrazi, janë tërësisht të majta, madje, tipike enveriste-staliniste.
     Koalicionet e partive të mëdha, në botën demokratike, për interesa shtetërore, nuk i pengojnë qenia e majtë apo e djathtë normale. Ndërkohë, ekstremet janë alergjike, pavarësisht të cilit krah janë. Përcaktimi LDK-së është i njohur dhe i pranueshëm, pothuaj se, nga të gjitha palët, subjektet. Për LVV majtizmi i saj është ekzagjeruar, është bërë “gogol” për opinionin! Realisht, VV është heterogjene, siç shkruante shkrimtari ynë, Azem Shkreli, në hyrje të romanit “Karvani i Bardhë”: “Ndër këto troje është përzier gjithfarë ujemi!” Sigurisht, fjalën e kishte për multietnicitetin, më saktë, kolonët e sjellur qëllimshëm, për ta ndryshuar strukturën e popullatës në Kosovë.
     LDK dhe LVV nuk kanë pasur dhe as nuk kanë struktura të krimit dhe as hajni të organizuar. Rrjedhimisht, e kaluara e këtyre dy subjekteve është pa mëkate, që mund t`i hamendësojnë qytetarët e Kosovës, për ta besuar votën e tyre, pa frikë të abuzimit me pasuritë e brezave të sotëm dhe të ardhshëm shqiptarë. Koalicioni i parë LDK-LVV ka qenë krejt i natyrshëm dhe hiç aksidental. Dilema e zgjedhjes për koalicion në Kosovë, është e madhe sa bjeshka. Sepse Kosova është përgjakur jo vetëm nga Serbia, por edhe nga shqipfolësit, hafije të Serbisë dhe të Shqipërisë. Kjo përgjakje ka qenë e ngeshme, skajshëm cinike, ka qenë SHTAB-iste, me hartimin e listave vdektare emërore. Dhe, kjo ka ndodhur vetëm përgjatë LDB në Shqipëri dhe e vazhduar në monizmin e saj fashist. Mjerisht e besnikërisht është bartuar në Luftën e Kosovës gjysmë-shekulli më parë, duke e përgjakur, andepërtej, Kosovën tonë!
     E përsërisim, koalicioni LDK-LVV, ka qenë normal, ndërsa prishja e koalicionit ka qenë aksidentale. Ndërhyrja kriminale e Vuçiqit, Hashimit, Grenellit,  Ramës …, realizoi prishjen e koalicionit, i vetmi i pranueshëm nga pjesa më e madhe, madje absolute të shqiptarëve botërorë. Ishte një prishje e ngutshme e koalicionit, me afat një javor, që kreu LDK-së të atëhershme, i shantazhuar nga SHIK-u vrastar, e miratoi. Për LDK-në, respektivisht, udhëheqjen aktuale të saj, e cila, të paktën, i ka filluar reformat në parti, me premtimin dhe shpresën e vazhdimit të tyre, anëtarësia, në veçanti, dhe Shqiptaria, në përgjithësi, shtron pyetjen logjike: “A është më e pranueshme të bësh koalicion me LVV, apo me PAN-in, i cili ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën dhe kurrë nuk ka kërkuar as falje dhe as pajtim?!!!”
    Një njeri, një parti, një popull që nuk ka parime, vlerat e tij shumëzohen me zëro. Ka ardhur koha që shqiptarët, më në fund, të vetëdijësohen. Padrejtësia që i bëhet një individi, gjëma që i shkaktohet një njeriut, një familje, një lagje, një fshati, duhet të përjetohet kolektivisht dhe angazhimi duhet të jetë maksimal, për ta lehtësuar gjëmën e tyre, duke bërë drejtësinë, në raport dhe përmasën e krimit.
     Poeti shquar çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatore, bënte thirrjen proverbiale: “Njerëz, ju kam dashur. Jini vigjilentë!”

Miti se në Perëndim pasurohesh Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Nacionalizmi, ç’do të thotë kjo? Nëse do të thotë të duash Atdheun dhe Kombin tënd më tepër se vendet dhe popujt tjerë, duke mos urryer askënd që nuk urren kombin dhe vendin tënd, atëherë unë jam nacionalist. Një Shqipëri (natyrale) më e fortë, më e sigurt, një Shqipëri më e shëndetshme shqiptare; kjo është ajo që unë dua, kryesisht për mbrojtjen e racës shqiptare. Nëse nuk luftojmë për të, ne jemi të humbur. Ne duhet të heqim dorë nga emigrimi, imitimi negativ, tjetërsimi, asimilimi, shkatërrimi. 
***
Kozmopoliti shqipfolës është një “milet” i sertë dhe goxha i komplikuar në tru në krahasim me të tjerët. E konsideron veten para së gjithash qytetar i gjithë botës, dhe ndoshta vetëm pas kësaj një hije e kombit dhe vendit të tij. Pra, e shkelën tmerrësisht përkatësinë kombëtare duke qëndruar “fortë” në tokë me këmbët e ngrita në hava, nuk është as në qiell as në tokë; tragjikomik që mendon kot dhe flet për havaje. Ne kemi shumë prej tyre, gjinden kudo: sidomos në politikë, akademi, gazetari, shtëpitë e Zotit. Ngatërrestarë fenomenal, që jo vetëm poshtëron dhe shkatërron veten por ngatërron edhe të tjerët. E lutin armikun t`ia dhurojnë tokat, ujin, detin, ajrin, qiellin, diellin, dritën, nderin, duke mbajtur për vete terrin. Sa të shqetësuar nga nervat, mendoj se së shpejti do të vijë koha kur shqiptarët kozmopolitë do të rrihen në mes të rrugës sepse dikush prej bashkëkombësve janë patriotë.
***
Në Gjermani e Japoni vendësit prodhojnë më shumë makina sesa fëmijë. Si është në Shqipëri?
Ne nuk prodhojmë asgjë. Prit një minutë, ne prodhojmë mjaft mjerim, kanabis dhe politikë-bërës analfabetë kriminelë që e kanë kapur shtetin, ngrenë tre gishtërinjtë për të nderuar simbolin e armikut, torturojnë protestuesit paqësorë me gaz helmues, shesin përditë pjesë të atdheut. Patjetër t`i shporrim kalbësirat e shoqërisë, me mjetet që i kuptojnë. Përndryshe Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare do të vdesin brenda 4-5 vitesh.
E dua shtetin amë Shqipërinë dhe gjithë pjesët e amputuar të saj, por nuk më pëlqen instalimi i një sistemi të cilën ajo e zbaton. Një sistem që shkatërron të gjitha shpresat dhe ëndrrat, që i dëbon të rinjtë nga ky vend, që u pamundëson të moshuarve një pleqëri të denjë, një sistem që u dhuron pushtuesve çfarëdo që ata kërkojnë. Paraardhësit tanë rrotullohen në varr sepse turpërohen për indiferencën tonë, lejojmë që të na shkatërrojnë djajtë, ku dikush ka gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asgjë.
***
Kombet normalë dhe të përparuar kanë kaluar nëpër sitë dhe janë rikuperuar përmes historisë, por ato kanë arritur t`i krijojnë shtete vetvetes, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje sepse jemi të manipuluar, nuk dimë apo nuk duam të kuptojmë, kështu që secili ka qëllimin për të shkuar atje larg ku dikush me mundime ka krijuar diçka, kurse ne si parazitë, dëshirojmë t`i ndajmë karamelet me ta.
Unë jam i tronditur kur lexoj në mediat tona se si atje “përtej” është më mirë, si rrjedh mjaltë dhe qumësht, ose kur shoh ato artikuj “që është vendi më i mirë për jetën në botë”. Artikuj si “Shqipëria, Kosova në vendin e fundit në …”. Por asnjë shpjegim tjetër.
Autorët që i shkruajnë këto gjëra dhe i dërgojnë për botim, zakonisht nuk e kanë lëvizur prapanicën nga Shqipëria, Kosova apo trojet tjera arbërore, dhe projektojnë jetën e tyre të mjerueshme në tekstet që ata qëndisin. Është e trishtueshme që mesazhet e tilla pothuajse gjithë rininë tonë e mbajnë në një gjendje të gjysmë-paralizës dhe presin të ikin. Askush nuk dëshiron të fillojë një jetë në atdhe sepse “nuk paguhet”, dhe nuk ka drejtësi të cilën duhet vetë ta fitojmë.
Për shembull, mediat theksojnë historinë e suksesit të një numri të vogël mërgimtarësh fillestarë (taze), dhe pastaj ne mendojmë se kjo është gjëja e duhur për të pasur sukses në jetë. E vërteta është se ndoshta 1% e mërgimtarëve taze (të këtyre 10 viteve të fundit) kanë sukses, dhe mediat shkruajnë dhe flasin me të madhe për ta. Por, pjesa tjetër, ata 99% të pasuksesshmit nuk arrijnë asnjëherë në faqet e para, sepse nuk është interesante për askënd.
Ky është një shembull i një rrëfimi të rremë (jo të plotë). Kështu që më pak se 1% e njerëzve tanë që shkojnë jashtë vendit bëjnë një sukses të madh dhe të gjithë shkruajnë për të. Ata potencialisht e ekspozojnë historinë e suksesit të ëndrrave dhe i kapin në grackë 99% të këtyre tjerëve të cilët, në rastin më të mirë, përfundojnë si skllevër të kohëve moderne, punojnë me përfitime minimale. Askush nuk përmend trishtimet, jeta në ndihmën sociale, izolomi në rrethin e huaj, pikëllimi, familjet e shkatërruara, burgjet plotë me keqbërës të lloj-lloj zanati, vajzat e martuara në Afrikë, Arabi e Azi, tjetërsimi, borxhet ndaj shtetit përkatës që nuk do mund t`i shlyejnë edhe pas vdekjes.
Ju e dini, suksesi gjatë natës nuk është një situatë normale, është anomali. Kjo 1% ishte ose me fat ose me të gjitha kriteret dhe ishte shumë e mundshme që ai/ajo do të kishte arritur të njëjtën sikur të qëndronin në Shqipëri (atdhe). Nëse jeni një ekspert i lartë, ose nëse keni lidhje të forta me njerëzit e duhur, suksesi është i garantuar praktikisht kudo. Rrallë prej jush është me profesion “kirurg truri” apo “shkencëtar raketash” siç i lavdëron Perëndimi “refugjatët” fals, prandaj ku do të punësoheni?! Forcat prodhuese dhe mjetet e prodhimit (ato klasike) zëvendësohen me teknikën më moderne të sistemeve kompjuterike. A e dini se me milionë banorë perëndimorë janë të papunë, marrin ndihmë sociale por të përkohshme, dhe janë të detyruar të punësohen në ndonjë vend pune bajate, që zyra sociale ta gjen pa dëshirën tënde që të mos jetosh si parazit?
***
Tregime të trishtuara dhe dëshirë e madhe
Në Perëndim askush nuk është duke të pritur me krah të hapura. Të gjitha pozicionet në diell janë zënë tashmë, por ju mund të vendoseni diku në hije. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe keni nevojë për shumë para për të mbijetuar, apo t`i përvishesh kriminalitetit që do të ishte me pasoja fatale për ty dhe familjen tënde. Me mijëra shqipfolës “jetojnë” në burgjet perëndimore. A e dini ju se si dënohen keqbërësit e krimeve ekonomike në Perëndim? Ndoshta nuk dalësh asnjëherë prej burgu.
A e dini se sa shumë fëmijë shqiptarë të diasporës u janë marrë prindërve naiv nga institucionet për “Mbrojtjen e fëmijëve” me shpjegimin se prindërit kanë treguar “Dështim kujdesi” për ta? Llafi vjen: i kanë mëshuar një shuplakë të vogël prapanicës, nuk e kanë lejuar të dal në rrugë me minifund, nuk e lejojnë të shoqërohet me atë e me këtë. A e dini se shumicën e fëmijëve të tillë prindërit nuk do t`i shohin kurrë më sepse institucionet përkatëse i kanë adoptuar te pleqtë e pa-fëmijë ose edhe më keq?
Kur shkoni në Evropë si turistë, ju gjithmonë jeni të kënaqur se si funksionojnë gjërat dhe se njerëzit janë të mirë. Të nevojiten shumë vite për të kuptuar se kjo buzëqeshje është biznes dhe se mjedisi për fat të keq shpesh është shovinist nën lustër të shkëlqyeshme. Përjashtime nderi. Në Evropë, ju gjithmonë do të jeni gjenerata e parë, muhaxhirë të padëshiruar. Ndoshta fëmijët tuaj do të pranohen pak a shumë, por ata gjithmonë do ta njohin këtë theks. Nëse mendoni të shkoni për të punuar me çmim të ulët, bëni një veprim të kot, sepse kjo nuk është mënyra e duhur. Të huajt atje punojnë me paga shumë të vogla, dhe ka miliona prej tyre.
Kam takuar shumë bashkëkombës të cilët punojnë në Perëndim, kam dëgjuar me kujdes dhe kam studiuar fatin e tyre. Nuk ka të bëjë me pagën. Ekzistojnë kaq shumë aspekte të trishtuara të këtij “suksesi” jashtë atdheut. Shumë bashkëshortë nuk kanë fëmijë, sepse u mungojnë kushtet. Që të mos përmendi ato fëmijë të mjerë që prindërit padrejtësisht i lënë te gjyshërit në Shqipëri, Kosovë, FYROM etj dhe vetë ikin në botën e bardhë për të fituar disa lek. Shpesh këta fëmijë kalojnë në korridoret e errëta të jetës dhe në përgjithësi kurrë nuk i falin prindërit e tyre.
Budallallëk të mendosh se jashtë vendit është më mirë për ty. Është normale që një familje të qëndrojë së bashku, që fëmijët të rriten me gjyshërit e tyre. A është më mirë të paguash dhe të çosh fëmijët në çerdhe? A është më mirë që ti duke u përpjekur kinse të pasurohesh do të plakesh (ndoshta edhe vdesësh) në mërgim, njëherësh nuk do të kesh shansin të gjendesh afër prindërve tu në momentet e fundit të jetës së tyre? Ndoshta nuk do të kesh mundësinë as në varrimin e tyre të shkosh.
***
Për të pasur sukses në Perëndim, duhet të filloni biznesin tuaj ose të bëheni pronar i pasurive të paluajtshme. Pra, një kompani apo pasuri të patundshme! Çdo gjë tjetër është e përkohshme. Ju mund të keni përkohësisht një vend pune dhe pagë të “shkëlqyeshme”, por është krejtësisht e parëndësishme. Suksesi i vërtetë është të jesh vetvetja në të tënden.
Paga mesatare në Perëndim është e lartë në raport me Shqipërinë, Kosovën etj, por edhe çmimet për të jetuar janë shumë më të larta. Patjetër të punojnë të dy bashkëshortët që të mbijetohet. Vetëm qiraja e një banese të vogël dhe të keqe në ndonjë qorrsokak kushton më tepër se një rrogë mesatare. Për të blerë banesën tënde duhet të paktën të kesh leje vendosjeje (të përhershme) që ndoshta mund ta marrësh pas disa vitesh qëndrimi, dhe një kapital prej disa qindra mijë euro që mund t`i fitosh vetëm pas vdekjes. Banka nuk jep kredit pa një kapital fillestar tëndin dhe pa garant se ke mundësi për kthimin e borxhit brenda një afati të caktuar (pune të përhershme dhe rrogë të mjaftueshme). Duhet shumë më tepër për të arritur klasën e mesme atje. Sa për fillim, ju duhet të jeni pronari i banesës së juaj ose të keni kompaninë tuaj, sepse ajo siguron akumulimin e lehtë të kapitalit. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore, ju nuk keni nevojë për të bërë miliona që të jeni të pasur, e mjaftueshme të kesh dhjetë herë më pak lek për të pasur atë mënyrë jetese të milionerëve, sepse Shqipëria është më e lirë. Paraja e fituar me një çmim shumë të lartë në tokën e huaj, nuk është një pasuri por tragjedi.
Këto janë fakte të pakontestueshme. Kush thotë se gënjejë le të më përgënjeshtroj, ama jo me pallavra siç ju mashtrojnë juve në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja, që dëshirojnë boshatisjen e vendit dhe shfarosjen e racës tonë.
***
Shqipëri! Shumica e bijve dhe bijave Tua të duam shumë, o Atdheu jonë i Shenjtë. Jemi me Ty, ndërsa Ty je më e fortë me ne. Me emrin Tënd në zemrat tona edhe ushtria më fortë marshon dhe çdo agresor e tmerron!

Serbia, përmes shërbimit ushtarak të detyrueshëm, do të nxitë shqiptarët e Luginës së Preshevës për shpërngulje- Nga REFIK HASANI

Serbia, që nga janari 2025, do të rifilloj  me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe më datën 18 të këtij muaji, një i ri student, nga Presheva ka marrë  ftesën për rekrutim.
Vazhdimi i shpërndarjes së ftesave për rekrutim, për të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, është   shqetësuese duke e parë këtë si një përpjekje për presion do të  detyrohen në shpërnguljen masive të rinjët shqiptarë për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak.
Rinia shqiptare, e tri komunave, sapo të mbushin 18 vjeç, përveqë që dominon diskriminimi përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, pasi egziston diskriminimi në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.
Ku mungon perspektiva, nuk pranohen diplomat nga Republika e Kosovës, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, dhe tani edhe shërbimi  ushtarak i detyrueshëm, është një arsye tjetër për t’u shpërngulur, pasi i pret ftesa për rekrutim.
Si ka mundësi kur nuk ka përfaqësim,  mungon përfaqësimi proporcional në zingjirin komandues të Policisë, si ka mundësi tani të pranojn dhe të  shërbejn  në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, ku nuk ka oficer shqiptarë të kësaj ushtrie  në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.
Rinia  shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku hasin në grafite antishqipatre, në media të Serbisë ku flitet e shkruhet në kuptimin e urrejtjes, por edhe në  asimilim e pastrim etnik.
Në çfardo proteste që mbahen në Serbi, përmendemi në kuptimin e një urrejtje, si të pajtohen në këtë frym që po kultivohet në Serbi të shërbejn në një ushtri shqiptarët, kështu do të detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht ka një tretman që kaherë ka kaluar  kufinjtë e diskriminimit.
Të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci,si mundë të jen pjesë e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak të Serbisë, ku i njëjti shtetë përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992,  por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjesë së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar.
Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijoj paknaqësi, jo vetëm  tek ne  shqiptarët por edhe tek Hungarezët, Bullgarët, Boshnjakët, Rumunët dhe gjithë pakicat e tjera.
21 tetor  2024

AT SHTJEFËN GJEÇOVI MERITON MË SHUMË! Nga Frank Shkreli

12 Korrik 1874 –14 Tetor 1929

“Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me e mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë. Le ta marrë vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër, i patën prej etërve tanë, Pellazgëve”. (At Shtjefën Gjeçovi)

At Shtjefën Gjeçovi — klerik shqiptar françeskan, shkrimtar, publicist, përkthyes, etnograf dhe arkeologu i parë shqiptar. Më 1929, për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, arsimore dhe kulturore u vra nga serbët në Kodrën Rrezin të Zymit të Hasit të Thatë. Viti 2024 do duhej të ishte shpallur vit kushtuar At Shtjefën Gjeçovit, me rastin e 150-vjetorit të vrasjes së tij nga armiqtë shekullorë të Kombit shqiptar. Ky propozim është bërë në një letër dërguar Ministrit të Kulturës të Republikës së Kosovës, zotit Hajrullah Çeku, në fillim të këtij viti nga Kryetari i Akademisë dhe Arteve Republikës së Kosovës, Akademik Mehmet Kraja, sipas linkut të bashkangjitur: U mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit (150-vjetori i lindjes)” – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ashak.org)

Siç duket, propozimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, paska renë në veshë të shurdhër të enteve të tjera të qeverisë e shtetit por edhe të enteve të tjera të interesuara të Republikës së Kosovës, pasi nuk është venë re ndonjë veprimtari kushtuar vitit të Shtjefën Gjeçovit me rastin e 150-vjetorit të vrasjes së tij nga serbët. Tani shohim se paskan dalë bosh përpjekjet prej pothuaj prej një vit të Akademisë dhe Arteve të Kosovës, për të përfshir ente dhe institucione të tjera shkencore dhe kulturore të Republikës së Kosovës, në organizimin veprimtarive kushtuar At Shtjefën Gjeçovit në 150-vjetorin e vrasjes së tij nga serbët. Thuhet se entet që Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës shpresonte të bëheshin pjesë e këtij aktiviteti këtë vit, për të nderuar Shtjefën Gjeçovin, por që më në fund, duket se u tërhoqën, duke mos mbajtur premtimet, janë: Instituti Albanologjik, Instituti i Arkeologjisë, Universiteti i Prishtinës, Instituti i Historisë, Instituti i Trashëgimisë Kulturore, Komuna e Prishtinës, Komuna e Lipjanit etj. Por në radhë të parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duhej të ishte, sipas ekspertëve, enti kryesor bashkrendues përgjegjës. Sidoqoftë, siç duket, i vetmi aktivitet kushtuar 150-vjetorit të Shtjefën Gjeçovit nga serbët, u zhvillua me 14 tetor 2024, një organizim ky – në minutën e fundit — nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Me një organizim që të sjell në mend atë frazën popullore: “Më ka çu baba sa me la gojën”, u mbajt konferenca shkencore e quajtur “ndërkombëtare”, me titull: “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit. Por, pa mbështetjen zyrtare të enteve të lartëpërmendura, ndërsa pjesëmarrja duket, sipas fotografive, dukej shumë e pakët, madje sipas disa burimeve, një numër folësish që kishin premtuar të merrnin pjesë, emrat e të cilëve ishin në program, as nuk kishin ardhur.

Është e vështirë të merret me mend se në interes të kujt është që vepra dhe jeta e At Shtjefën Gjeçovit të “mbetet në heshtje për një kohë të gjatë” siç u shpreh edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja në fjalën e tij të mbajtur në konferencën shkencore me 14 tetor në Prishtinë. Nisma e Akademisë në fillim të këtij viti, për ta sjellë veprën dhe sakrificën e Gjeçovit në vëmendje të publikut në Kosovë, por edhe në Shqipëri, në 150-vjetorin e lindjes së tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme tek institucionet shkencore, kulturore dhe arsimore të Kosovës as të Shqipërisë. “Nuk e mbajtën fjalën të gjithë ata që na premtuan se do të bëheshin pjesë e kësaj devotshmërie dhe respekti për Gjeçovin dhe veprën e tij. Në mungesë të kësaj mbështetje, ne patëm vetëm një zgjidhje: përmes kësaj konference, t’i japim zë shkencor punës së vyer të Shtjefën Gjeçovit, duke hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme të jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Akademiku Mehmet Kraja në fjalën e tij në konferencën shkencore. Lexoni fjalën e plotë me këtë rast të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Z. Mehmet Krajës, marrë nga portali i tij (facebook):

“Dua të them që në fillim se ne e zgjodhëm 14 tetorin për këtë konferencë kushtuar Gjeçovit (pra dita e vrasjes së tij), për të kujtuar me pietet jo vetëm kontributin e tij për dijen dhe kulturën tonë, si themelues i arkeologjisë shqiptare, ndër të tjera, por më shumë për të sjellë në vëmendje se historia mund t’u përsëritet atyre që nuk dinë të nxjerrin mësimet e vyera prej saj. Pra, duke vlerësuar lart figurën e Gjeçovit në këtë 150-vjetor të lindjes së tij, deshëm që ky vit në Kosovë të quhej vit i Gjeçovit, sa në shenjë respekti për veprën dhe kontributin e tij, po aq edhe për faktin se gjatë periudhës së shkuar Gjeçovit nuk iu bënë nderet e merituara për punët e vyera, si themelues tashmë i padiskutueshëm i arkeologjisë dhe etnologjisë shqiptare. Kishte një arsye “jopublike” që Gjeçovi të mbahej në një heshtje për një kohë të gjatë: ai u vra nga një shtet, pjesë e të cilit Kosova ishte deri para 25 viteve. Por ajo që më bën përshtypje tani, është dijenia se mendësia e atij shteti që heshti dhunshëm Gjeçovin vazhdon edhe përtej kufijve kohorë të atij sundimi famëkeq. E them këtë jo pa mllef, sepse nisma e Akademisë për ta sjellë Gjeçovin në vëmendje të Kosovës në 150-vjetorin e lindjes së tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme tek institucionet shkencore, kulturore dhe arsimore të Kosovës. Nuk e mbajtën fjalën të gjithë ata që na premtuan se do të bëheshin pjesë e kësaj devotshmërie dhe respekti për Gjeçovin dhe veprën e tij. Në mungesë të kësaj mbështetje, ne patëm vetëm një zgjidhje: përmes kësaj konference, t’i japim zë shkencor punës së vyer të Shtjefën Gjeçovit, duke hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme të jetës dhe veprës së tij. Më anë tjetër, as në shtetin e Shqipërisë, Gjeçovi nuk gëzoi njohje, mbështetje dhe respekt, madje shpesh nuk iu njoh as merita e themeluesit të arkeologjisë shqiptare. Regjimi komunist nuk e deshi për tri arsye kryesore: ishte prift; ata që vriteshin në Kosovë, jo gjithmonë nderoheshin në Shqipëri; dhe e treta, nxori nga harresa Kanunin e Lekë Dukagjinit, kryeveprën e së drejtës zakonore shqiptare. Kanuni u identifikua me Gjeçovin dhe u konsiderua pengesa kryesore e shtrirjes dhe depërtimit të moralit dhe ligjeve komuniste në masat e gjera, në emër të emancipimit. Prandaj nuk është për t’u habitur që Kanuni, ndërsa në Kosovë u ribotua më 1972, në Shqipëri, pas botimit të parë më 1933, nuk njohu dritë botimi deri me rënien e socializmit dhe po ashtu nuk duhet të habitemi që një numër veprash në dorëshkrim të Gjeçovit, si drama, novela dhe përkthime nuk e panë ndonjëherë dritën e botimit.
Si përfundim, dua të theksoj këtu se Gjeçovi është rilindës, rilindësi më i rëndësishëm i Kosovës, me të gjitha atributet që i kanë burrat me mendjen më të ndritur të kombit shqiptar. Ai ishte i pari rilindës që zbuloi se jo vetëm idetë dhe fryma jolëndore mund të flasin shqip, por shqip mund të flasë edhe toka, edhe një terakotë, edhe një kambanë e lënë në harresë. Ai po ashtu zbuloi se mund të jetë monument kulturor me vlerë të paçmuar edhe e drejta zakonore e kodifikuar, padrejtësisht e apostrofuar nga ideologjitë si pengesë e prosperitetit tonë kombëtar”. (Dr Mehmet Kraja –ishte kjo fjala e tij në konferencën me rastin e 150-vjetorit të Shtjefën Gjeçovit, mbajtur në Prishtinë disa ditë më parë).

Unë e kam të vështirë ta marr me mend se kush janë personat, organizatat dhe entet zyrtare të shqiptarëve, qofshin ato edhe qeveritare, që vërtetë duan të hedhin në harresë veprën dhe kontributin e At Shtjefën Gjeçovit. Për më tepër pyes veten se pse? Besoj se në fjalën e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Dr. Mehmet Kraja hedhë dritë mbi disa prej arsyeve se pse At Shtjefën Gjeçovi nuk gëzon mbështetje as njohjen e duhur, zyrtare, për veprimtarinë e tij – as në Kosovë e as në Shqipëri. I madhi Faik Konica ka thenë se, “Po, At Gjeçovi është përmi çdo sharje.  Emri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur…” – Duket se edhe Konica paska qenë i gabuar në parashikimet e tija se emri i Shtjefen Gjeçovit, “do vejë duke u rritur”, ndër shqiptarë. Përkundrazi, kam drojë se – duke gjykuar punët nga ky organizim i cunguar për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e Gjeçovit në 150-vjetorin e tij — jo vetëm që emri i Gjeçovit nuk po rritet ndër shqiptarët, por ai gradualisht, po hidhet në harresë, zyrtarisht, si shumë të tjerë, përfshir At Gjergj Fishtën — në përputhje të plotë me trashëgiminë sllavo-komuniste — që për fat të keq të Kombit — ende mbizotëron në (mos)trajtimin zyrtar të këtyre figurave të mëdha kombëtare, në korridoret vendimarrëse të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Vlerësimet më të mëdha, me këtë rast, për Akademikun Mehmet Kraja dhepër ata kolegë të tij që u përpoqën ta shënojnë në mënyrë të dinjitetshme 150-vjetorin e At Shtjefen Gjeçovit! Turp për të gjithë ata — në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar — që për 35 vite tani, vazhdojnë t’i trajtojnë këto figura kombëtare, si At Shtjefen Gjeçovi, në frymën më të shëmtuar të nostalgjisë ndaj regjimeve sllavo-komuniste në trojet shqiptare. Siç tha në fjalën e tij edhe Dr Mehmet Kraja, përkujtime të tilla, siç është 150-vjetori i Gjeçovit, në mos për asgjë tjetër, atëherë duhet të shënohen, “më shumë për të sjellë në vëmendje se historia mund t’u përsëritet atyre që nuk dinë të nxjerrin mësimet e vyera prej saj.” Prandaj, Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë se kaq!
Frank Shkreli

Akademiku Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke mbajtur fjalën e rastit në konferencën që siç duket — në mungesë të mbështetjes nga entet e tjera, u organizua shpejt e shpejt, në minutën e fundit. Kjo shihet nga mungesa e të pranishëmve në sallë madje edhe e disa ligjëruesve (24 gjitsejt) emrat e të cilëve ishin në programin e konferencës për të folur, por siç duket nuk ishin prezent.

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes- Nga Aurel Dasareti

Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia dhe Afrika që Evropa (BE) nuk i do në vendet e veta.

Kombi shqiptar do të zhduket brenda 4-5 viteve, nëse nuk arrestojnë menjëherë kriminelin më të fëlliqur që ka ekzistuar ndonjëherë në trojet tona, nudistin e droguar që urren çdo gjë shqiptare.

Nevoja e shqiptarit për liri, e panevojshme, primitive?

Unë thjesht pyes veten se çfarë është kjo liri dhe për çfarë do të përdorët?

Dhe pse është kaq e natyrshme dhe e qartë që mafia hajdute kriminale ka nevojë për këtë liri (të pakufizuar), ndërsa populli i shtypur që është në zhdukje e sipër jo? Dhe pse e meritojnë lirinë kur lejojnë regjimin kriminal antishqiptar të bëjë çfarë të duan dhe askush nuk i ndalon me të gjitha mjetet në dispozicion?

Duhet të jeni të palëkundur, të pandashëm, të bashkuar dhe të paepur kur luftoni armikun e brendshëm. Në këto momente tragjike për Vendin dhe Kombin duhen lënë mënjanë interesat e përkohshme private, dallimet partiake e klanore, grindjet (…) mes jush. Kjo nuk ka të bëjë me cilën parti simpatizoni apo cilën parti e urreni, por me jetë a vdekje. Hiqni qafe një herë xhelatin e shqipes të paguar nga armiqtë e jashtëm, dhe pastaj bëni ndryshime, votoni kë të doni….

Kurvat e “rilindësve” të kryekriminelit bastard që kanë zaptuar edhe Kuvendin, po shpopullojnë Shqipërinë nga shqiptarët autokton dhe po e shndërrojnë në një kosh plehrash.  

PS: Nuk dua të keqkuptohem, por meqë shqiptarët nuk e meritojnë as lirinë, as demokracinë, u mungon një Enver për të shpëtuar Shqipërinë.

Aurel Dasareti

GJERMANIA DENON XHELATËT E KOMUNIZMIT, SHQIPËRIA MBRON  KRIMET E TYRE!- Nga BESIM NDREGJONI

Këto ditë mësuam nga DW, se një  ish –agjent i Stasi-t, ish sigurimi i shtetit të RDGJ, u dënua  me 10 vite burg nga  Gjykata e Landit të Berlinit për një vrasje në pikëkalimin kufitar të stacionit Berlinit – Friedrichstrabe në vitin 1974. Të hënën gjykata e konsideroi të provuar se tashmë i dënuari, 80 vjeçari, kishte qëlluar një shtetas polak gjatë operacionit të Stasi-t në zonën e tranzit të stacionit. Prokuroria kishte kërkuar dymbdhjet vjet burg. Komisionerja e Brandenburgut  për pasojat e diktaturës komuniste, Maria Nooke e përshëndeti vendimin. Është në përputhje  me vlersimin historik të rastit, tha Nooke. Gjygji tregon rëndësinë e rivlerësimit  ligjor dhe shoqëror  të padrejtësisë së RDGJ, deri sot..

Kjo është drejtësia gjermane, ai komb, që përballoi dy diktatura naziste dhe komuniste, nuk i harron krimet e komunizmit, dhe për dënimin e tyre vendos drejtësia jo politika,  dhe pse kan kaluar mbi 50 vite nga ai regjim.

Shqipëria është i vetmi vend ish komunistë-stalinistë i cili nuk ka marrë asnjë masë serioze për të pastruar jetën politike  nga mbeturinat e ish sigurimit të shtetit, të cilat ma shumë se kurrë, sot janë ma të rrezikshme se çfaqen në mënyrë të kaumfluar në institucjonet shterore dhe shoqërisë civile si mbrojtse e të drejtave dhe lirive të njeriut. Klasa politike shqiptare asnjëherë deri në sot nuk ka lejuar  që të analizohen shkaqet që çuan në hartimin e skemës së komunizmit shqiptar si një lloj i veçantë nga vendet e lindjes. Krimet e komunizmit në Shqipëri jo vetëm nuk ju nënshtruan analizave juridike, por u përdoren me retorika ideologjike për të gëzuar pushtet dhe jo për ti shërbyer të vërtetës, dhe demokracisë.

Dhe mbas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizmit, Shqipëria u mjaftua vetëm me një rezolutë parlamentare dhe kjo e votuar vetëm nga partia Demokratike, për arsye se partia Socialiste trashëgimtarja e partisë komuniste që i kreu këto krime, u largua nga votimi në parlament në vitin 1996 duke demostruar papergjëshmëri morale e politike për krimet e diktaturës komuniste.

Diktatura enveriste-staliniste në Shqipëri ishte një pushtet xhungël që u aplikuar në një vend të vogël ku krimi ishte dominues në mbatjen e pushtetit. Shifrat tronditse të krimit komunistë  që kan ndodhur në vendin tonë nuk kan të bëjnë fare me pushtetet komuniste në Europën juglindore. Xhelatët e xhunglës  shqiptare , vrisnin kundërshtarët politikë, vritshin mendjet e ndritura intelektuale të fushave të ndryshme si të artit, kulturës, të politikës etj, ata vritshin si fshatarin e thjeshtë, dhe intelektualin me përmasa kombëtare. Kufiri shqiptar ishte bërë arenë e vrasjeve të të  rinjve, dhe qendrat e banuara ishin bërë sheshe manifestimesh e dekorimeve të xhelatëve për vrasjet e shqiptarve antikomunistë dhe duartrokitjeve të komunistëve për aktin barbar që kryenin. Të gjitha këto krime kanë dosjet e shqiptarve të vrarë e të burgosur, të internuar e të mbijetuarve të diktaturës komuniste. Këto dosje i kan krijuar ish politikan, hetues, gjygjtarë, sekretarë partie, operativa të sigurimit të shtetit, administratorë të lartë të diktaturës hoxhiste, sot drejtues të politikbërjes shqiptare. Në cilin vend të botës demokratike mbrohen me kushtetutë krimet e komunizmit. 34 vite që politika shqiptare përdor heshtjen ndaj krimeve të komunizmit ku 35-40% e popullsisë i provoj këto krime me shkatrime brezash. Shqipëria përjeton demokraci formale për mbrotjen e komunistëve dhe nuk venë përball drejtsisë krimet që shkaktoi diktatura. Trumbetohet nga falangat e diktaturës , mbrotja e të drejtave dhe lirive të xhelatëve të diktaturës, dhe heshtet për krimet që pësuan kundërshtarët e diktaturës. I vetmi vend në Europë që ka mbi 6000 shqiptarë të vrarë që ju kan humbur dhe kufomat dhe sot ata që i dhanë Shqipërisë, pamvarsinë, krijuan shtetin e parë shqiptar mbas 500 vitesh pushtim otoman, ata që e pritën fashizmin me armë në dorë, ata që nën pushtimin nazistë, shpëtuan jetë hebrenjsh, ata që i rezistuan diktaturës komuniste për 50 vite, sot nuk kan një varr në tokën e tyre. Demokracia shqiptare flet për të drejtat e xhelatëve dhe nuk i çoi para drejtsisë si Gjermania, por përkundrazi ka ndërtuar ligje priviligjuese politike ekonomike dhe sot , të përndjekurit dhe të burgosurit politikë nuk lejohen të jenë pjesë e politikbërjes apo të marrin poste drejtuese në institucjonet e shtetit shqiptar. Po ju sjellim në vëmendje trajtimin e pensioneve në mes të ish sigurimit të shtetit dhe të ish burgosurve politikë. Të burgosurit politikë  marrin pensione qesharake 100 Ero, në muaj  kurse operativat, hetuesit, gjygjtaret, sekretarët e partisë kan pensione maramendse mbi 1000 euro.

Sot sistemi politikë, juridik arsimor,  shoqëria civile, drejtohen nga ish prokuror dhe hetues të diktaturës, drejtojnë sistemin politik në vend. Sot librat shkollorë e paraqesin diktaturën si një pushtet që ka ndërtuar Shqipërinë e ka ba luftën, dhe nuk ka një faqe të vetëm për krimet e tyre çnjerzore.

Ka mbi 34 vite që ju kërkojmë institucjoneve të shtetit shqiptar ti dënojnë krimet e komunizmit me ligj si Europa, por Presidenti, Parlamenti, Qeveria, edhe opozita kan mbi 10 muaj që heshtin ndaj kërkesës tonë për të bërë ligjin e dënimeve të krimeve të komunizmit. Konferenca Ipeshknore e Shqipërisë, Komuniteti Mysliman, Bektashian, Ortodoksë ju kan dorzuar kërkesën që të bëhet ligji i denimeve të krimeve të komunizmit. Gjithashtu edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë i është bashkuar heshtjes shtetrore. Turp kombëtar për këta institucjone që bëjnë politikë me gjakun e pafajshëm të shqiptarve antikomunistë.

Turp për ambasadorët e vendeve demokratike që i bashkohen kësaj heshtje antinjerzore.

A është antikushtetuese  Zotrinj parlamentar që këto krime mos të dënohen moralisht  dhe ligjërisht  dhe tani mbas 34 vitesh të ashtuquajtur sistem demokratik. A është antikushtetuese  zotrinj drejtues të shtetit shqiptar që diktatori ma i tmerrshëm mbas luftës së dytë botërore Enver Hoxha gëzon titujt e nderit  e viktimat e regjimit skan një varr. Përse në Shqipëri nuk u lejukan të dënohen krimet e komunizmit. Vetëm në kushtetutën  komuniste  ligjërohen krimet e mbrohen kriminelët. Të drejtë pasakan ata që kryen krime, ne që u viktimizuan duhet të heshtim për të “drejtat” e atyre që na viktimizuan. Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelve komuniste në një proces të mbeshtetun në drejtsi.

Ashtë rikthimi i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë , asht mbrotje nga “dora e shtetit” e nga “grushti i hijeve të zeza”… një shtet dhe shoqëri e këtill nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsi! Tek ne dhe sot , mbas 34 viteve nuk është dënuar krimi komunist 50 vjeçar , me gjith sjelljen tonë  fisnike që përbuzëm hakmarrjen. Ne antikomunistët jemi breznia që këputëm zingjirin e hakmarrjes, një fitore historike e shpirtit shqiptar.Duhen dënuar krimet e komunizmit siç po i dënon Gjermania për hir të breznive të reja që mos përsëritet e kaluara tragjike.

Kjo është një detyrë primare për të gjith, por sidomos për ne.

Zotrinj parlamentar ju sjell në vëmendje thënjen e një të burgosuri politik spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve të komunizmit derisa çdo rrjesht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë.” Dhe më tepër nga ju që jeni  ligjvënës e që duhet të mbroni të drejtat dhe liritë e njeriut.

Bëhuni palë në dënimin e krimeve të komunizmit siç vepron drejtësia dhe shteti gjerman se kështu u shërbehet jetëve njerzore të pafajshme shqiptare.

Morali është ligj i pashkruar , por që gjen zbatim çdo ditë në një shoqëri të civilizuar e demokratike.Këtë Shqipëri duam ne të mbijetuarit e xhunglës. Kjo nuk është Shqipëria  për të cilën luftuam ne kundërshtarët e komunizmit. Kjo nuk është Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarve të lirë. Për të cilën kemi andrruar e shpresuar në këtë 34 vjeçar tranzicjon komunistë” Ndiqni shembullin gjerman, zotrinj shtetarë shqiptar, dënimi i krimeve të komunizmit është drejtsi dhe jo hakmarrje, por dhe paqe për breznitë e reja.

Ne të mbijetuarit e diktaturës po presim çdo ditë, kur do ta kaloni ligjin në parlament që ti dënoni krimet makabre të enverizmit e ti bashkohemi Europës si vendet  e tjera demokratike!

“Hakmarrje Jo “ “Drejtsi po “

Besim NDREGJONI

35-VJET PAS SHEMBJES SË MURIT TË BERLINIT: ANË E MBANË BOTËS DEMOKRACIA ËSHTË NË RREZIK! Nga Frank Shkreli

Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë — përveç tjerash – edhe me një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, drejtuar vendeve anëtare të organizatës botërore që ai drejton, organizatave ndër-qeveritare dhe atyre jo-qeveritare dhe medias, në mbarë botën, mbi rëndësinë e demokracisë në botë. Në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nënvijoi se “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të fjalës së lirë, lirive civile dhe shtetit të së drejtës; llogari-dhënjen nga institucionet qeveritare si dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, si domosdoshmëri në procesin e zhvillimeve demokratike në botë. Kjo, tha me atë rast, udhëheqsi i OKB-së, është, veçanërisht, “me rëndësi këtë vit, kur më shumë se 50 vende – që, aktualisht, përfaqësojnë gjysmën e popullsisë globale – mbajnë zgjedhjet e radhës”. Antonio Guterres, theksoi gjithashtu se këto të drejta demokratike dhe vlera universale po sulmohen në mbarë botën. Liritë, në përgjithësi, po gërryhen, hapësira për pjesëmarrje qytetare në proceset politike po ngushtohet, ndërsa që polarizimi politik po intensifikohet, ndërkohë që mosbesimi ndaj vlerave demokratike, po rritet, ka thenë ai. Për fat të keq, kjo deklaratë tingëllon si deklaratat parlajamëruese të mëparshme ndaj rreziqeve që pëabll demokracia, por që tregon gjithashtu se zhvillimet dhe proceset demokratike në botë, jo vetëm që nuk po përmirësohen, por përkundrazi, problemet e demokracisë po shtohen gjithnjë dhe pa ndërprerje, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit. Si rrjedhim, anë e mbanë botës, demokracia po kërcënohet dhe po rrezikohet si sistem i preferuar qeverisës.

Për këtë fakt shqetësues për fatin e demokracisë anë e mbanë botës, shkruhet pothuaj përditë në median amerikane, ndërkohë që është theksuar edhe në shumë raporte ndërkombëtare organizatash jo-qeveritare, përfshir një raport të botuar në fund të marsit që kaloi nga Fondacioni prestigjoz gjerman Bertelsmann. Sipas këtij raporti të para disa muajve– siç ka raportuar DW – 63 vendeve të botës që konsiderohen demokratike, ua kalojnë me numër vendet autokratike – gjithsejt 74. Kjo, sipas fondacionit gjerman tregon se ka ndodhur një ndryshim i madh global i një distancimi të dukshëm nga qeverisja demokratike, drejt autokracisë – shkaktuar nga ngjarjet e fundit gjeopolitike, por edhe nga sëmundja Covid-19, sipas këtij fondacioni.

Sipas këtij raporti, faktet janë tepër shqetësuese për zhvillimet demokratike anë e mbanë botës. Thuhet se, gjatë 20-viteve të fundit, demokracia, proceset dhe vlerat e saj janë përkeqësuar në 137 vende të botës, vende të cilat konsiderohen në zhvillim e sipër, si nga pikëpamja politike ashtu edhe ekonomike. Sipas fondacionit gjerman, këto janë shtete të cilat nuk mbajnë zgjedhje të lira dhe të cilat nuk kanë një shtet funksional kushtetues. Në raportin e Fondacionit Bertelsmann, që citohet nga DW, thuhet se vetëm gjatë dy viteve të fundit, zgjedhjet që janë mbajtur në 25-vende të botës, cilësohen si më pak të lira dhe më pak të ndershme se ç’ishin më përpara. Për më tepër, sipas raportit, në 39-vende të botës, fjala e lirë dhe liria e shtypit kanë hasur në kufizime gjithnjë e më të mëdha, gjatë të njçjtës periudhë.

Megjithë retë e zeza në horizontin e proceseve demokratike në shumë vende të botës, Sabine Donner, njëra prej autorëve të raportit të Fondacionit Bertelsmann – një raport më gjithë-përfshirës të këtij lloji në botë — i ka thenë DW se ajo nuk është, krejtësisht, pesimiste mbi demokracinë në botë, sepse sipas saj, vitet e fundit, popujt dhe qeveritë janë më të vetdijshëm se para 10-vjetësh, për problemet dhe sfidat që paraqesin — për vendet demokratike — regjimet dhe liderët absolut — që formë qeverisje kanë autokracinë – tha ajo për DW.

Në raportin e fondacionit gjerman thuhet se lufta më efektive kundër prirjeve autoritare në një vend, është dhe duhet të mbetet angazhimi dhe mbështetja serioze e qytetarëve për zgjedhje të lira, për lirinë e shtypit dhe për funksionimin e ndarjes/pavarësisë së pushteteve. Autorët e raportit të Fondacionit gjerman Bertelsmann arrijnë në përfundimin se në vendet ku demokracia funksionon, normalisht, tanimë, qeveritë në ato vende duhet të kërkojnë – më shumë se ç’kanë bërë në vitet e kaluara — një konsensus sa më të madh politik nga një segment sa më i gjërë i shoqërisë. Ndonëse, sipas DW, autorët e raportit pranojnë se një gjë e tillë po bëhet gjithnjë e më e vështirë në një atmosferë në rritje e sipër të polarizimit të forcave politike, anë e mbanë botës.

Sipas, OKB-së, ndër 50-vendet që do mbajnë zgjedhje vitin që vjen janë edhe Shqipëria e Kosova, ku kanë filluar tanimë përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas vërejtsve të huaj dhe të brendshëm –në prag të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, ndonëse më pak në Kosovë – vihet re një mungesë e dukshme e përpjekjeve serioze për transformime politike drejtë vendosjes së demokracisë së vërtetë, sidomos të sigurimit se zgjedhje do jenë të lira dhe të ndershme. Fatkqesisht, jemi mësuar tani që dy shtetet shqiptare vazhdojnë të klasifikohen, në raportet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe zhvillimeve demokratike, si “pjesërisht të lira”. Kjo ndodhë, për disa arsye, por pikërisht për mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe për kufizimin e të drejtave dhe lirive bazë, siç është fjala e lirë dhe sidomos, liria e shtypit të pavarur. Është kufizimi i këtyre të drejtave bazë të njeriut, që po rezikojnë lirinë dhe demokracinë e fituar me aq vuajtje e sakrifica që, për fat të keq, po bejnë që edhe dy shtetet shqiptare dhe shoqëritë e tyre të shkojnë drejtë një polarizimi politik gjithnjë e më të ashpër – ndërsa po afrohen zgjedhjet. Një prirje kjo që rrezikon, seriozisht, arritjet e deritanishme të lirisë dhe demokracisë sado të brishtë në trojet shqiptare, e që dalngadal i hap derën distancimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve nga qeverisja demokratike drejt një sundimi absolut.

Ekspertët janë dakort se demokracitë e pjekura, të stabilizuara dhe me përvojë historike e kanë më të lehtë të luftojnë dukuritë që rrezikojnë sot liritë dhe demokracinë në vendet e tyre – por që është shumë më e vështirë për vendet me një demokraci të brishtë ose “pjesërisht të lira”, si Shqipëria dhe Kosova, të luftojnë prirjet anti-demokratike dhe përpjekjet drejt vendosjes së një regjimi autokratik – prirje të cilat rrezikojnë liritë bazë të njeriut dhe demokracinë edhe të shqiptarëve Progresi demokratik ka nevojë për një proces. Në krye të listës së këtij procesi janë zgjedhjet, vërtetë, të lira, të ndershme dhe demeokratike, për të gjithë dhe pa dallim.

Për fat të keq, përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë sot në botë bëhen edhe më të vështira kur sunduesit autokratikë gjithandej – diktatorë të majtë e të djathtë – bashkpunojnë kundër armikut të tyre të përbashkët – DEMOKRACISË SË VËRTETË – si në kohën e Stalinit e të Hitlerit, bashkpunim i turpshëm që më në fund çoi në Luftën e dytë Botërore. Mbetet për t’u parë se çfarë do sjellë ky bashkpunim fatkeq midis këtyre forcave të errëta – të djathta e të majta – për të ardhmen e demokracisë dhe lirive bazë për popujt e botës, në vitet në vazhdimësi.

Në shikim të parë, kam drojë se kemi mjaft arsye që të jemi të shqetësuar për gjëndjen e krijuar në botë, por duke shpresuar se demokracitë e vërteta do zgjohen nga gjumi letargjik përballë kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat përballet sot demokracia kudo.

KARDINALI SHQIPTAR ERNEST SIMONI – “MARTIR I GJALLË” I DIKTATURËS KOMUNISTE VIZITON SHTETET E BASHKUARA Nga Frank Shkreli

Kardinali Ernest Simoni (Troshani) — i cili vuajti burgimin, persekutimin dhe kërcënimet me vdekje për më shumë se 28 vjet gjatë regjimit sllavo-komunist në Shqipëri — ishte i pranishëm të djelën që kaloi në kishën katolike shqiptaro-amerikane, “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork. Kardinali shqiptar, ndonëse në moshë të shkuar 95-vjeçare, celebroi dy meshë në kishën shqiptare dhe u prit nga qindra besismtarë që kishin ardhur për të takuar “matirin e gjallë” dhe dëshmitarin e vuajtjeve dhe persekutimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Eminenca e tij, Kardinal Simoni u prit me nderime nga famullitari i kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj ndërsa është përshëndetur nga shumë besimtarë që kishin ardhur për të takuar klerikun e lartë shqiptar, i cili edhe sot, sipas Papa Françeskut, është simbol i vuajtjeve të burgjeve komuniste, “vazhdon të dëshmojë dhe të punojë për Kishën, pa u shkurajuar”. Pas celebrimit të dy meshëve në kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, për nderim të vizitorit të lartë, u shtrua një drekë nga Keshilli i kishës në Qëndrën Nënë Tereza të Kishës Zoja e Shkodrës, në Nju Jork. Kardinali Ernest Simoni shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë e takimit me komunitetin katolik shqiptar në Nju Jork, duke bekuar më në fund, besimtarët e mbledhur aty, të cilët i uruan atij ditëlindjen me një tortë të rastit dhe me urimin — “Zoti e bekoft Kardinalin tonë” — në prag të 96-vjetorit të lindjes — vizitorit të lartë nga Evropa dhe dëshmitarit të gjallë të vuajtjeve dhe persekuitmeve të klerikëve të pafajshëm nga regjimi komunist sllavo-aziatik i Enver Hoxhës.

Para se të shkonte për vizitë dhe shërbime fetare në kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork, Kardinal Ernest Simoni ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave studentëve të Universitetit Saint Leo, një kolegj i urdhërit jezuit në qytetin Tampa të shtetit Florida. Para të diplomuarve të këtij universiteti, Kardinali shqiptar mbajti një fjalim të rastit dhe ofroi bekimin për të diplomuarit. Kardinali Simoni vizitoi edhe qytete të tjera si Jacksonville të Floridës për tu takuar me bashkatdhetarët e vet. Është vërtetë e mrekullueshme që Kardinal Simoni, ndonëse në prag të 96-vjetorit të lindjes është aq aktiv dhe siç duket mirë me shëndet sa që mund të udhtojë përtej oqeanit, madje edhe në Amerikën e largët dhe të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme fetare e shoqërore.

Ndonëse kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga lirimi i tij nga burgjet komuniste, emri i Ernest Simon (Troshanit) nuk njihej aq shumë, sidomos nga brezi i ri i shqiptaro-amerikanëve, por ndoshta as në Shqipëri, përveç një rrethi të ngusht, ndoshta. E ndërkombtarisht, ai nuk njihej fare, deri në shtator të vitit 2014, kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, vizita e tij e parë në një vend të Evropës, si udhëheqës i Kishës Katolike Universale. Gjatë asaj vizite, Papa Françesku takoi, ndër të tjerë vuajtës të komunizmit edhe Dom Ernest Simonin, nga i cili dëgjoi me shumë vëmendje dëshminë e tij të vuajtjeve nën regjimin komunist – ndërsa, me lotë në sy, e cilësoi në atë kohë, Dom Ernest Simonin, si “martir dhe shenjtë i gjallë”.

Dy vjet pas vizitës së tij në Shqipëri, Papa Françesku i ka dhenë Dom Ernest Simonit titullin kardinal duke e ngritur atë në nivelin më të lartë të Kishës Katolike. Ernest Simoni (Troshani) e ka thenë shpesh herë se emërimin kardinal nga Papa Françesku e konsideron si një nderim për të gjithë martirët dhe katolikët e përndjekur në Shqipërinë komuniste, me ligj të vet-shpallur ateiste, kundër Zotit. I tillë ishte edhe emrimi i kardinalit të parë shqiptar në histori nga Papa Gjon Pali II, në vitin 1994, klerikun e njohur por shumë të vuajtur, Mikel Koliqi (1902-1997), bashk-qytetari i Ernest Simonit nga Shkodra edhe ai, i burgosur për 31 vite të jetës së tij në burgjet komuniste të Enver Hoxhës.

Papa Françesku, ashtu si edhe Papa Gjon Pali i II nuk kanë munguar kurrë së përmenduri vuajtjet dhe krimet e komunizmit në Shqipëri kundër një populli të pafajshëm të zenë rob në vendin e vet. Ashtu ndodhi edhe në fillim të këtij viti (shkurt 2024) që gjatë një audience publike në Vatikan për vizitorë dhe udhëheqës fetarë nga mbarë bota, ndërsa ka folur për martirët e fesë në të kaluarën, Papa Françesku përmendi në mënyrë të veçant Kardinalin shqiptar Ernest Simonin i cili ishte aty i pranishëm, duke thenë se edhe sot ka shumë martirë të persekutuar të fesë e të ardheut, në mbarë botën duke përmendur rastin e Ernest Simonit: “Më lejoni të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë. Ai, si meshtar, përjetoi 28 vjet burg, në burgun komunist të Shqipërisë, ndoshta persekutimi më mizor, më mizor”, nënvijoi Papa Françesku. Sot kardinali shqiptar, “vazhdon të japë dëshmi…Tani, është 95 vjeç e vazhdon të punojë për Kishën, pa u shkurajuar. I dashur vëlla, të falënderoj për dëshminë tënde. Faleminderit!”, i është drejtuar Papa kardinalit shqiptar, Ernest Simonit, para një audience të vizitorëve nga mbarë bota, shkurtin që kaloi në Vatikan ndërsa ka folur para një audience ndërkombëtare për vuajtjet e klerikëve por edhe për persekutimet si rradhë kund në botë, në “burgun më mizor” komunist në Shqipëri — për të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtim.

Kanë kaluar pothuaj 35-vjet nga shembja e Murit të Berlinit dhe nga koha kur bota Perëndimore demokratike festonte fitoren mbi komunizmin ateist, duke harruar shpejt krimet kundër njerzimit që ajo ideologji solli mbi mbarë botën shekullin e kaluar e që në disa vende të botës, në emër të komunizmit, krimet dhe vuajtjet e atyre që nuk pajtohen me të, edhe sot. Prandaj me të drejtë, disa analistë dhe komentues, por edhe ente dhe organizata shoqërore, kanë arsye të shqetësohen se shumë persona dhe regjime në vendet ish-komuniste – me kalimin e kohës — po i harrojnë shumë shpejt të këqiat dhe krimet e komunizmit ndaj personave të pafajshëm, siç është kardinali shqiptar Ernest Simoni. Jo vetëm që shoqëria në përgjiithsi, por siç duket as shteti e qeveritë “post-komuniste” nuk dëshirojnë të përballen me të kaluarën komuniste. Në nivel zyrtar në Shqipëri, është e qartë se nuk duan të merren aspak me krimet, vuajtjet dhe persekutimet më mizore të regjimit komunist në Shqipëri ndaj personave siç është Kardinal Ernest Simoni. Por, çfarë është edhe shumë më keq, gjatë viteve të fundit, në Shqipëri vihen re përpjekje aktive zyrtare dhe mbështetje në heshtje të asaj që Kisha Katolike shqiptare ka cilësuar si përjetësim i komunizmit dhe i simboleve të tij në atë vend, duke kërkuar nga ana e saj si ent fetar, dënimin e “apologjisë së komunizmit”.

Prej më shumë se tre dekadash të ashtuquajturit “tranzicion” politik — autoritetet zyrtare në Tiranë refuzojnë të njohin dhe të dënojnë krimet më mizore e barbare të komunizmit në Shqipëri. Heshtja e vazhdueshme dhe refuzimi i klasës politike shqiptare — pozitë dhe opozitë — për t’u përballur me të kaluarën kriminale komuniste në vend dhe për të dënuar krimet e komunizmit, ashtu siç ka bërë pjesa tjetër e Evropës ish-komuniste – megjithë kundërshtimet e tyre politike, të pakën në sipërfaqe — duket se është e vetmja gjë që dy partitë kryzesore politike në Shqipëri bien dakort me njëra tjetrën.

Por qëndrimet zyrtare — pozitë dhe opozitë në Shqipëri — për të mos u marrë, zyrtarisht, me krimet e komunizmit më mizor në Evropë e ndoshta në botë, nuk ndalon të tjerët e sidomos viktimat e pafajshme që kanë përjetuar vet krimet e sllavo-komunizmit aziatik, siç është Kardinali Ernest Simoni, t’i tregojnë, jo vetëm shqiptarëve, por të dëshmojnë edhe para botës mbarë krimet e regjimit komunist prej pothuaj gjysëm shekulli në Shqipëri. Zbulimi i së vërtetës dhe nevoja për t’a dëshmuar atë para botës, detyron sot një klerik katolik shqiptar – siç është Kardinali Ernest Simoni, që për më shumë se 25 vite me radhë ka bërë punë të detyrueshme në tunelet e errta të minierës së Spaçit dhe më pas, në kanalizimet e Shkodrës – që në prag të 96-vjetorit lindjes së tij – të udhtojë matanë oqeanit për të dëshmuar dhe për të treguar të vërtetën e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Zoti t’i falë shëndet Kardinal Ernest Simonit që të vazhdojë misionin e tij në shërbim të së Vërtetës historike dhe Drejtësisë.

Siç e kam thenë shumë herë në të kaluarën, po e prësiris edhe njëherë, se pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, aktualiteti politik dhe zhvillimet në vend po tregojnë, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë, historikisht të gabuar, por për fat të keq, ai rrugëtim nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm nga vet shqiptarët, por as nga miqt e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Frank Shkreli

Fotot nga faqja e “Our Lady of Shkodra” — Credit Vilson Lleshaj

Papa Françesku: “Vëlla i dashur, të falënderoj për dëshminë tënde”.

Ata që dëshirojnë të mos ishim- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Gjatë gjithë historisë së tyre të gjatë, shqiptarët kanë qenë në grindje të pandërprera reciproke, partiake, grupore, individualisht.
Shqiptarët përballen me shfarosjen. Mjaft me fjalë. Ne duhet të zgjohemi menjëherë dhe të veprojmë tani.
Në momentin që them: tani është e tashmja – atëherë kjo e tashme është tashmë e kaluara dhe e gjej veten në një të tashme të re, e cila një sekondë më parë ishte e ardhmja.
***
Shqipëria (përshirë Kosovën dhe trojet tjera nën pushtim) është një vend i sëmurë, i kapur tërësisht nga krijesat e çmendura! Megjithatë, shpirti pellazg-ilir-arbëror nuk pushon së ekzistuari aq lehtë, le ta dinë armiqtë e jashtëm dhe këlyshët e tyre shqipfolës, se vdekja e Shqipërisë shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pas vdekjes së tyre.

Mos lejoni që kuptimi i jetës së juaj të përshkruhet dhe interpretohet nga qeveritarët joligjor, analfabetë, sipërfaqësor, kriminelë të korruptuar, servilë të dashakeqëve. Por, as nga “analistë”, “historianë” dhe mediumet antikombëtare me motivet e tyre të fshehura, egoiste, dashakeqe dhe të dëmshme.

Mos lejoni që t’ju përshkruajnë dhe interpretojnë njerëz të shitur, pa dëshirë, pa njohuri dhe aftësi për depërtim të asaj që është thelbësore (pa depërtim në atë që ka rëndësi): e mirë, e bukur dhe e dobishme.

Nuk jam ndonjë këngëtar, por ndonjëherë kur nuk më dëgjon askush, ia them një kënge që gjyshja ime ma ka mësuar në fëmijërinë e hershme: “Nuk kam forcë të shtrydh një pikë tjetër të Diellit”. Dhe kënga, në vend që të përgjigjet, fluturon lartë dhe më shikon në mënyrë që i gjithë qielli bie në tokë.

Agimi i artë i tetorit 2020 është mbi Kaliforni ndërsa shkruaj dhe rishkruaj këto rreshta.

Si na shikon bota? Flitet se portalet-gazetat, TV dhe mediumet tjera shqipfolëse, me përjashtime nderi, shërbejnë për të shurdhuar dhe mbytur trurin dhe zemrën tonë dhe të gjithë botën me gjëra të vogla sipërfaqësore dhe të pavlefshme, si dhe rrena, mashtrime dhe shkatërrime të vetvetes. Por gjithçka në këtë botë mund të përdoret në mënyra të ndryshme.

Secili mjet shkatërron dhe ndërton, varësisht në dorën e kujt është.

Bota është shumë e madhe dhe jeta është e mrekullueshme që të qëndrojmë dhe të vendnumërojmë.

Sa më shumë pseudo-intelektual që i thonë vetes gazetarë, analistë, historianë, shkencëtarë, akademik koti me “diploma” të blera te Qafa Thanës, aq më pak gazetarë dhe intelektual të vërtetë.

Sa më shumë mbeturina në oborrin tonë, aq më pak lule.

Atdheu, në mjegull. Mjegulla, siç e dimë, nuk është gjë tjetër veçse avull uji i kondensuar, një re drite, e padukshme me sy të lirë, dhe në gishtin e zhveshur pika të paprekshme uji ose kristalesh të imëta akulli: me pak fjalë, asgjë që mund të shihet, dhe nga e cila nuk mund të shihet asgjë tjetër.

Kujt, edhe pas kësaj, diçka i mbeti e paqartë, më lejoni ta sqaroj:

Është e padëgjuar në historinë e rruzullit tokësor për t`u dhënë pushtuesve-barbarëve të ardhur nga Karpatet që na kanë shumë borxh – gjithçka që kërkojnë prej nesh, përfshirë historinë.

Ata (pasardhësit tanë) do t’i paraqesin secilit vëzhgues vlerat, traditat, zakonet dhe kulturën tonë, do të stimulojnë emocionet dhe do të kujtojnë nderin e luftëtarit dhe sakrificën e jashtëzakonshme që duhet të bënin për të pasur një Shqipëri, Kosovë (…) të pavarur dhe sovrane, që pastaj këlyshët ta trajtojnë si me qenë pronë private e tyre.

Atdheu, “një dhe i vetëm”, është vetëm një mjegull shumëngjyrëshe: bashkësia, historia, gjuha, kultura, traditat, zakonet, uniteti, identiteti, simbolika, energjia, rituali, kujtesa, jeta, e kaluara, e ardhmja, vuajtjet, sakrifica, liria, nderi i luftëtarëve – por edhe indiferenca, egoizmi, hajnia, tradhtia, fëlliqësia. Vende të përgjithshme të zgjedhura me kujdes nga katalogu i aksesorëve të lirë të atdheut plastik të zbrazur nga çdo kuptim, klishe për të patinuar artificialisht, asgjë e qartë, asgjë e përsosur dhe e rrumbullakët.

Asgjë nuk dihet, gjithçka është në një mjegull, një mjegull e mrekullueshme historike shumëngjyrëshe në të cilën nuk shihet as gishti në hundë. Asgjë e madhe e dukshme pasi nuk ka asgjë të shkëlqyeshme për të parë.

Këlyshët, gjatë 30 viteve, me veprimet e tyre kriminele, ia bëjnë më të keqen Vendit që gjendet në fazën e fundit të zhbërjes së plotë. Kjo po ndodh sepse nuk kanë frikë nga ne.

Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qengja të tredhur.

Pse të frikohen nga njërës me mënyra klanore të jetesës, dhe me qëndrim indiferent nga ajo që ndodhë, që nuk bëhen aspak merak dhe rinë mënjanë për çështjet që shqetësojnë shoqërinë? Njeri i ftohët, por jo aq i mençur, që nuk i bën përshtypje asgjë kur nuk i preken interesat personale aktuale. Por ata gjithashtu do të paguajnë shtrenjtë për marrëzinë e tyre, sepse pasardhësit e tyre do të mbeten nën robëri.

Nëse me të vërtet dëshirojmë të jemi një komb serioz që e meritojmë mbijetesën, atëherë përparësia e interesit të përgjithshëm është t`i largojmë nga kapja e shtetit, konfiskojmë pronat dhe futim në burg të gjithë delenxhinjtë e këtyre viteve terrorizimi, vrasjeje të gazetarëve dhe atyre që mendojnë ndryshe, shkatërrimi, uzurpimi dhe shitjeje e gjithçka-je që është shoqërore, si dhe dhënia e gjithçka shqiptare armikut: Historinë, gjuhën, vlerat kulturore, heronjtë, shenjtorët, por edhe tokën, ajrin, ujin, detin, diellin, qiellin.

Këta nuk përfaqësojnë vetitë të asaj që e quajmë qenie e gjallë (në kundërvënie me kafshën). Politik-bërsi duhet të jetë njeri i pendës, i shkencës, i kulturës, i pushkës; e jo analfabet, servil i armikut, i rrugëve, i qejfit, i parasë së pistë.

Kompromisi nënkupton pajtimin ndërmjet interesave në konflikt me lëshime nga të dy palët, shpesh në kurriz të parimeve. Shqipëria dhe Kosova (gjithashtu “politik-bërësit” tanë kloun të FYROM-it), në “marrëveshjet” me fqinjët pushtues, si servilë që janë, bëjnë lëshime të njëanshme. Ashtu që, kompromis pas kompromisi, trojet tona tkurren vazhdimisht, brenda pak vitesh, këto dy shtetet tona jo-funksionale do të pushojnë së ekzistuari. Për të besuar se armiqtë do të jenë të ngopur dhe nuk do të kenë kërkesa të vazhdueshme, duhet të jesh i sëmurë mendor.

Çdo lëshim (kompromis) të ashtuquajtura marrëveshje të radhës, është shumë më gjithëpërfshirës se ai i mëparshmi, dhe sjell ndërmend një tren pa frena.

Shqiptarët e zakonshëm në të gjithë vendin janë si uji i vluar që së shpejti do të flluskojë buzë tenxheres. Megjithatë, regjimi injoron atë që po ndodh.

Liria është një bekim për të cilin ia vlen të luftosh.

Gjëja më e rëndësishme tani është të mos dëshpërojmë dhe tradhtojmë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për atë që ëndërronin.

Secili prej nesh që thotë se Shqipëria është e jona, duhet të jetë i gatshëm të luftojë për të drejtat e shqiptarit, nëse jo për brezin tonë, atëherë për tjetrin.

Unë qëndroj i vendosur me të gjithë ju, në luftën për të drejtat dhe lirinë. Unë qëndroj për arrestimin dhe gjykimin kundër të gjithë të korruptuarve dhe tradhtarëve, për t’i vendosur ata pas hekurave përjetësisht. Unë qëndroj për t’i dhënë fund shkeljes së të drejtave themelore dhe dinjitetit të Kombit tim. Ne duhet të kthehemi në vlerat e duhura, për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.

PS: Gjyshërit e mi janë dëbuar nga vendi tyre, por dashuria e tyre për Shqipërinë nuk është fikur, vazhdon të jeton në gjeneratat e reja…

NDERIMI PËR MBRETIN ZOG ËSHTË NDERIM LEGJITIM PËR SHTETIN SHQIPTAR (me rastin e 129 vjetorit të lindjes)- Nga Ekrem Spahiu Bashkëkryetar i LZHK

Pas Ismail Qemalit, i cili ka meritën unike historike që e shkëputi Shqipërinë nga zgjedha otomane dhe e shpalli të lirë e të pavarur, shtetari i parë afatgjatë, që kornizoi Shqipërinë europiane, është Ahmet Zogu, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftrave botërore.

Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar.

Absolutisht është legjitim nderimi për aktin e madh të shpalljes së pavarësisë, por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës dhe, në roje të pavarësisë së saposhpallur të vendit, organizoi dhe angazhoi forcat e tij kundër forcave serbo-malazeze në Kakarriq, duke vënë jetën e tij në altarin e sakrificës për lirinë e Atdheut.

Është legjitim nderimi për Kongresin e Lushnjës. Por është po aq legjitim nderimi i faktit që Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e atij kongresi, iu besua edhe detyra për sigurimin e tij, duke e zgjedhur madje në qeveri, në detyrën delikate për kohën, atë të Ministrit të Brendshëm. Me këtë autoritet legjitim, ai i hapi rrugën qeverisë së dalë nga ai kongres për t’u zhvendosur dhe instaluar në Tiranë, si dhe për të vënën nën kontroll, në emër të asaj qeverie, të gjithë territorin e vendit.

Është legjitim përcaktimi i vendit të duhur në histori e në protokoll për të gjithë kryeministrat e vendit. Prej këtej, është imponim të nderohet edhe kryeministri Ahmet Zogu që qeverisi më gjatë vendin në ato vite të trazuara të pas Luftës së Parë Botërore.

Është legjitim nderimi për arritjet e çdo kohe çfarë ka qenë interes kombëtar shqiptar. E për këtë arsye, shteti shqiptar e ka për detyrim zyrtar të nderojë faktin se Mbretëria Shqiptare ishte shteti më i konsoliduar shqiptar që orientoi të gjitha strukturat dhe institucionet e qeverisjes për nga modelet më të mira Perëndimore. Si rrallë herë në historinë e Shqipërisë, ai thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, kodi civil, kodi tregtar, kodi penal, kodi i procedurës civile, etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës otomane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet demokratike.

Ministrat, deputetët dhe ambasadorët e kohës së Mbretërisë Shqiptare u zgjodhën nga njerzit më të ditur të vendit, të cilët i vunë aftësitë e tyre në shërbim të shtetit dhe shtetasve, siç e kërkonte statusi i tyre social dhe formimi i tyre. Mbi këto baza, u krijua edhe administrata e shtetit, dokumentacioni zyrtar i së cilës mbetet edhe sot etalon korrektese ligjore.

Me përvojën dhe autoritetin e krijuar, kontrolli i territorit u forcua në atë shkallë sa, në të gjitha kohërat më pas, kujtohet me nostalgji fakti që një xhandar i vetëm, mbante rendin e qetësinë në një zonë të caktuar.

Me ekspertizën më të mirë perëndimore u ngrit Ushtria Kombëtare, me të gjitha strukturat krahasuese europiane, të cilës iu dha një mbështetje e pashembullt, duke i alokuar buxhet përparësor.

U shenjtërua prona dhe kadastra si elemente themelore të së drejtës.

Liria e shprehjes dhe e shtypit ishte e garantuar. Në atë periudhë u botuan gazeta të gjithfarllojshme opozitare, në të cilat nuk ishte blasfemi dhe nuk ndëshkohej kush pse shkruante kundër qeverisë apo edhe vetë Mbretit.

U ndërtua nga fillimi infrastruktura rrugore dhe ura të shumta. Pikërisht në atë kohë mori formë kryeqyteti shqiptar, me korpuset kryesore, të cilët akoma edhe sot përbëjnë pasaportën e identitetit të tij urban.

Shteti në kohën e Mbretit Zog, e bëri krenar shqiptarin: me politikat e ndjekura, iu garantua lëvizja e lirë, me pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin e tij në çdo vend të botës.

Paraja shqiptare, napoloni i famshëm, ishte një nga monedhat më të forta të kohës.

U masivizua arsimi kombëtar duke i dhënë prioritet edukimit të brezit të ri me frymë kombëtare.

U respektuan, si në asnjë vend fqinj, të drejtat e minoriteteve për arsimim në gjuhën e tyre.

Mbretëria shqiptare garantoi me ligj lirinë e besimeve fetare. Me një lëvizje të vendosur dhe të papërsëritëshme, Ahmet Zogu krijoi të gjitha kushtet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Qysh në vitin 1925, ai kishte garantuar ngritjen në Shqipëri të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Askush nuk mund t’i mohojë këto vlera në historinë shtetërore të Shqipërisë. Atëherë shteti duhet të jetë serioz me veten që, në ceremonialin zyrtar të Shqipërisë, të përfshihet edhe përkujtimi i ngjarjeve historike e jetësore që lidhen me Mbretërinë Shqiptare.

Është një detyrim ndaj shtetarit të rrallë shqiptar, Ahmet Zogut.

Mos lejoni që t’ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

 

Në jetën e përditshme, ideja e sigurisë psikologjike ia vlen peshën e saj në ar.
***
Në një shtet totalitar nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit, pasi qeveria mund të sundojë popullin me forcë me ndihmën e një klubi politik. Por kur nuk mund t’i kontrollosh njerëzit me forcë, duhet të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit, dhe mënyra e zakonshme për ta bërë këtë është përmes propagandës.

Një shtet totalitar, siç është Shqipëria, është një sistem qeverisjeje ku ata që janë në pushtet kontrollojnë ose ushtrojnë ndikim pothuajse në çdo aspekt të sjelljes publike dhe/ose private, d.m.th., pamjen e përgjithshme të shoqërisë.

Në shtetet totalitare, besimi midis qytetarëve shpesh gërryhet dhe pranohet vetëm mendësia e ideologjisë mbizotëruese. Regjimet apo lëvizjet totalitare ruajnë pushtetin politik nëpërmjet përdorimit masiv të propagandës që përhapet përmes mediave të kontrolluara nga shteti, një parti që shpesh karakterizohet nga adhurimi i personalitetit, kontrolli shtetëror mbi ekonominë, rregullimi dhe kufizimi i lirisë së shprehjes, mbikëqyrja masive dhe përdorimi i gjerë i terrorizmit shtetëror.
***
Është e mahnitshme që kryeministri joligjor i droguar Rama, tradhtari më i keq në historinë e Shqipërisë, përmes mediave të tij antikombëtare, mund të inkurajojë shqiptarët kaq drejtpërdrejt t’i nënshtrohemi shpëlarjes së trurit duke e ekspozuar veten vetëm ndaj një këndvështrimi të shoqërisë.

Edvin Kristaq Rama na kërkon të mbyllim të gjithë zërat e tjerë dhe t’i japim atij dhe njerëzve të ngjashëm me të një qasje ekskluzive në mendjet tona. Çfarë dobie mund të ketë për t’i mbrojtur njerëzit nga të gjitha këndvështrimet e tjera të botëkuptimit sesa vetëm një?
***
Disa strategji që forcat politike dhe ekonomike, nëpërmjet medias, përdorin për të kontrolluar dhe manipuluar publikun: Lista e mëposhtme është një renditje e metodave të manipulimit masiv. Qëllimi i këtyre strategjive, sipas meje, është krijimi i individëve të bindur, të nënshtruar dhe tru-shpëlarje. Këtë e shkruaj veçanërisht në lidhje me analizën kritike të rolit të masmedias në shoqërinë tonë.

Strategjitë që përdor media për të na manipuluar

Shpëlarje e truve:

Është emri popullor për teknikat e ndryshme që përdoren për kontrollin sistematik dhe masiv psikologjik të shumëllojshmërisë (varietetit) totalisht pushtues, ku personi duhet jo vetëm të ndryshojë qëndrimet dhe besimet (perceptimet) bazë, por edhe të ndalojë së menduari në mënyrë të pavarur, të ndalojë së bëri pyetje dhe të dorëzohet (anashkalohet) plotësisht.

Shpërqendrimi:

Strategjia për shpërqendrim (ka për qëllim) përbëhet nga largimi i vëmendjes së publikut nga çështje të rëndësishme. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke vërshuar lajmet me histori për probleme të parëndësishme. Qëllimi është të shpërqendroni njerëzit dhe t’i mbani mendjet e zëna. Rezultati është se njerëzit pushojnë së bëri pyetje se pse media nuk flet për çështje të caktuara; njerëzit harrojnë çështjet e vërteta.

Problemi – Reagimi – Zgjidhja:

Kjo metodë korrespondon me kryerjen e një “sondazhi të opinionit” në politikë. Kjo do të thotë, se konsiston në testimin e popullatës duke përhapur thashetheme ose ide për të vlerësuar se si do t’i pranonte popullata. Po krijon një problem për ta zgjidhur më vonë. Pastaj publiku i sheh manipuluesit si heronj.

Gradualizmi (gradualisht):

Gradualizmi manipulon njerëzit duke i bërë ata të pranojnë vendime të padrejta shoqërore. Çelësi është ta bëni atë gradualisht, ngadalë, gjatë disa viteve.
Për shembull, le të themi se qëllimi është shkarkimi i 7o% të stafit të një kompanie të madhe të profilit të lartë. Media do të fillojë të përfshijë lajme negative për kompaninë: rënie të shitjeve, rënie të bursës, thashetheme, etj. Ngadalë do të ndërgjegjësohej dhe do të fillonte të përgatiste njerëzit për “lajmet e mëdha”. Nëse shkarkimet do të ishin bërë të njohura që në fillim, do të kishte bërë bujë publike.

Devijimi:

Një strategji tjetër që përdor media për të na manipuluar është që vendimet jopopullore t’i paraqesin si “të nevojshme”, “për një të ardhme më të mirë” ose “për të mirën tonë”. Ato e bëjnë publikun me të vërtetë të besojë se sakrificat e tyre do t’i bëjnë gjërat dukshëm më mirë më vonë.

Pra, qytetarët mësohen me cilësi më të ulët të jetës. Ata fillojnë ta shohin atë si normale. Përfundimisht, njerëzit do të dorëzohen në gjendjen aktuale dhe do të pushojnë së kërkuari atë që kërkuan.

Trajtojini njerëzit si fëmijë:

Sa më shumë që media do të manipulojë publikun, aq më shumë do të flasin me publikun sikur ata (publiku-njerëzit) të ishin fëmijë. Përdoren argumente, shenja dhe intonacione të pikturuara me trëndafil, sikur njerëzit të ishin shumë të dobët ose të papjekur për të trajtuar të vërtetën. Qëllimi është gjithashtu një reagim i nënshtruar, profesional. Ideja është që njerëzit të mos mendojnë në mënyrë kritike si të rriturit.

Apel për emocione:

Thirrjet emocionale janë shumë më të fuqishme se ato sterile, thjesht objektive. Mediat e dinë këtë, dhe kështu u bëjnë thirrje emocioneve të njerëzve. Përsëri, ata përpiqen t’i pengojnë njerëzit të mendojnë në mënyrë kritike; ata përpiqen të kontrollojnë mendimet e tyre. Mos harroni se sa e fuqishme mund të jetë frika.

Mbajtja e publikut në nivelin injorant dhe mediokër:

Sipas meje, media preferon një publikë (audiencë) injorante, të pa-kultivuar. Mbajtja e tyre të izoluar nga njohuritë i bën më të lehtë për t’u manipuluar. Gjithashtu mban larg mosbindjen dhe rebelimin. Informacioni është fuqi.

Inkurajoni njerëzit të kontribuojnë në mediokritetin:

Kjo pikë dhe ajo e mëparshme janë shumë të ngjashme dhe kjo është një nga strategjitë më delikate që përdor media për të na manipuluar. A janë programet e ofruara në TV apo në portale (gazeta) në përputhje me atë që dëshiron publiku? Apo na imponohen nga mediat? Me fjalë të tjera, a po shohim në të vërtetë atë që duam të shohim, apo atë që ata duan që ne të shohim?

Për mua përgjigja është e qartë. Konsumimi dhe banaliteti po na hipnotizojnë. Prandaj, ne nuk kujdesemi për mjedisin tonë dhe jemi trajnuar të jemi mediokër (me aftësi të kufizuara-gjysmë budallenj).

Vetëqortim:

Në të njëjtën kohë që media inkurajon injorancën tonë, na bën të besojmë se jemi të vetmit përgjegjës (fajtorë) për vështirësitë tona. Mediat na thonë se aftësitë tona të pakta do të na bëjnë të mjerë dhe të dështuar. Në thelb, ata kërkojnë vetë-inkriminim përmes justifikimit dhe e pengojnë publikun të mobilizohet.

Njohuri të plota rreth publikut (audiencës):

Për të ushtruar kontroll mbi dikë, duhet ta njihni atë. Fatkeqësisht, oligarkët tonë modern janë kujdesur në mënyrë të përsosur për këtë. Për mua, përparimet psikologjike, sociale dhe teknologjike tani i lejojnë korporatat e mëdha të dinë gjithçka për çdo person të vetëm. “Sistemi” na njeh dhe kjo do të thotë se mund të na manipulojë pikërisht aty ku jemi të dobët.


Send this to a friend